21/08/2026
21/08/2026 - VITI
Një nga mësimet e bukura të xhumasë së sotme: “Dashuria për të Dërguarin tonë ﷺ”
Nga dobitë e ligjëratës së sotme të xhumasë ishte historia e bukur e Theubanit r.a shërbëtorit të të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili e donte shumë Pejgamberin ﷺ dhe mezi duronte të qëndronte larg tij.
Një ditë, Theubani r.a erdhi tek i Dërguari ﷺ dhe në fytyrën e tij dukej qartë mërzia. Pejgamberi ﷺ e pyeti:
«يَا ثَوْبَانُ، مَا غَيَّرَ لَوْنَكَ؟»
“ O Theuban, çfarë ta ka ndryshuar ngjyrën e fytyrës?”
Ai iu përgjigj se nuk kishte as sëmundje e as dhimbje, por kur nuk e shihte të Dërguarin ﷺ, e merrte malli shumë për të. Pastaj tha se mendonte për Ahiretin dhe frikësohej se edhe nëse do të hynte në Xhenet, nuk do të mund ta shihte Pejgamberin ﷺ, sepse ai do të ishte në grada më të lartë të xhennetit.
Për këtë është transmetuar se zbriti fjala e Allahut të Madhëruar:
﴿وَمَن يُطِعِ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُولَٰئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ ۚ وَحَسُنَ أُولَٰئِكَ رَفِيقًا﴾
[النساء: 69]
“E kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi: me pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe të drejtët. E sa shokë të mirë janë ata!”
Mësimi: Dashuria e vërtetë për të Dërguarin ﷺ nuk është vetëm një ndjenjë në zemër; ajo shfaqet në pasimin e tij, në respektimin e Sunetit të tij dhe në dëshirën për të qenë me të në Xhenet.
Allahu na bëftë prej atyre që e duan të Dërguarin ﷺ me dashuri të sinqertë dhe na bashkoftë me të në Xhenetin Firdeus.
Hoxhë: Andrit Elezi
🕌Xhamia Medina Viti