Filozofi e jetes-

Filozofi e jetes- Ktheje trishtimin ne gezim dhe gezimin ne lumturi. Vetem keshtu mund te jesh i qete

22/11/2014

....dhe po ta mbledhesh zjarrin e te gjithe botes ne nje vend, prap nuk mund te te djeg sa afshi i tij kur digjet ne pasionin e dashurise...

A.I

12/04/2014

Do te vazhdoj te eci ne rrugen time edhe pse ajo eshte nje mister. Nuk do te dorzohem asniher edhe nese ajo rruge eshte e stermbushur me pengesa, edhe nese eshte e shtruar me dhimbje, edhe nese te tjeret ndertojn mure te forta ne at rruge. Une nuk do te ndalem! Une kam guxim te perballem me te gjitha keto, sepse, ne fund te asaj rruge eshte fitorja ime ! Une dua dhe i'a dal!

Adelina I. Ismaili

06/04/2014

Jeta është e krijuar për të jetuar dhe nëse dëshirojm ta jetojm ne gjithëmon duhet të shkojm pas gjërave të mëdha . Ose jeni në rrugë ose nën të, ose jeni spektator ose jeni një lojtar i guximshëm në jetë. Duhet ti përkushtohemi jetës dhe të gjitha të mirave e të kqijave që na ofron ajo. Jetën ndryshe e quaj “ të kesh guxim “ sepse me të vërtet nëse një njeri jeton pa guxim ai në të vërtet nuk jeton fare. Kjo fjal eshte ajo që me nxit, që më qmend, që më jep kurajo e zemer ,që më jep vullnet. Po kjo është pra fjala “guxim” , “ të kam guxim” .
Besimi i takon njeriut që është në aren, fytyra e të cilit është bërë me pluhur, djersë e gjak i cili përpiqet pa i’u trembur syri , i cili gabon dhe ngritet pa ndalur. Njeriut i cili di entuziazmin e madhë , përkushtimet e mëdha dhe që e tretë veten për një kauz të vlefshme , ai i cili kur gjërat shkojnë më së miri në fund i di triumfet e arritjes së vet dhe i cili kur gjërat shkojn më së keqi nëse dështon, te paktën dështon duke guxuar, kështu që vendi i tij nuk do të jetë i njejt me ata që kan shpirt të ftoht dhe të butë që nuk din as për fitore, as për humbje .
Më ka ndodhur që të hy në një punë, ku nuk e kam parë fundin por që ndjenjat e mia më thonin që ta bëjë atë, ti hy kësaj pune dhe në anën tjetër diqka nga brenda më ka mbajtur larg nga frika se mos dështoj, por unë kam menduar se unë jam e dështuar edhe nëse nuk provoj por mund të jem fitimtare nëse guxoj. Kam gabuar me qindra e mijra herë dhe prap nuk jam dorzuar sepse kam mësuar që jeta nuk është interesante nëse nuk gaboj sepse nga gabimi im kam mësuar më shumë se nga librat që janë të shkruara dhe nuk të japin asnje llojë parktike .
Duhet të provosh , duhet të guxosh sepse kjo jetë është e guximtarve e jo e frikacakve që ikin nga sfidat e jetës, jo e injorantëve, jo e egoistëve por e guximtarve si unë dhe si ti.
Shpesh na inkurajojn neve të pranojm se jeta është një dhuratë që duhet të qmohet dhe shijohet gjerë në fund . Prandaj unë them: mua nuk më intereson asgjë , sepse unë jam këtu që të luaj dhe që planifikoj të fitoj dhe kështu do të vazhdoj gjerë në fundin tim.

Adelina I. Ismaili

IKJANganjeher te rremben nje deshire e zjarret per te ikur, nje deshire qe nuk mund ta rezistosh, diqka qe eshte me e fo...
29/03/2014

IKJA

Nganjeher te rremben nje deshire e zjarret per te ikur, nje deshire qe nuk mund ta rezistosh, diqka qe eshte me e forte se gjithqka.
Kjo ndjenje e fuqishme vjen si pasoj e lodhjes se njeriut nga gjithqka, madje edhe nga njerzit qe e rrethojne. Deshiron te ikesh larg nga gjithqka dhe gjithkush, te fshihesh diku ku nuk egziston asnje njeri, diku ku zhurma e vetme eshte cicerrima e zogjeve, shushurima e eres, duartrokitja e drunjeve kur era i perplas mes vete. Diku ku gjithqka eshte natyrale, ku dora e njerit nuk ka nderhyr ne te....

Adelina I. Ismaili

Ju ka ndodhur të buzëqeshni edhe nëse brenda vetes jeni të mërzitur deri ni pikën e fundit? Ju ka ndodhur të buzëqeshni ...
29/03/2014

Ju ka ndodhur të buzëqeshni edhe nëse brenda vetes jeni të mërzitur deri ni pikën e fundit? Ju ka ndodhur të buzëqeshni me zë të lartë e që ai zë të jetë ,zëri qortues, zëri që shpreh zemrimin, trishtimin, zhgënjimin tuaj, sepse mua me ka ndodhur !
Shpesh herë jam sh*tur e lumtur para të tjerëve, jam detyruar të bëhem aktore dhe nga ky detyrim kam filluar të perfeksionohem. Brenda vetes sime është djegur nga vuajtja qdo organ, zemra me ka pikuar lotë në vend të gjakut dhe unë kam vazhduar të buzëqeshi para botës.
Sa interesante ! Të gjith më lakmonin për lumturin time dhe shpesh më pyesnin: a vuaj unë për ndënjë gjë?- A kam brenga? Ndonjëher më pyesnin edhe a kam ndjenja?- por askush nuk e kuptonte se unë po luftoja me ndjenjat e mia, dëshiroja ti ulja poshtë ato ndjenjat e merzis, zhgenjimit, vuajtjes dhe këtë mund ta arrija vetëm përmes buzëqeshjes së shtirur.
Nëse unë ndaloja vetëm për një qast të mos buzëqeshja atëher do të më kaplonte piklimi, do të zhytesha dhe të mbytesha në lotët e mi, në vuajtjen time, në botën time të errësuar.
Kështu vazhdova aktroja dhe më besoni qe e arrita qëllimin tim, arrita që në fytyren time të krijoja shprehin e buzëqeshjes dhe arrita që shumë nga miqët e mi ti motivoja po me këtë buzëqeshje.
Të jesh në humor nuk do të thotë patjetër të jesh i lumtur, nganjëherë ke nevojë të qeshësh, të bësh shaka... për të mos ndjerë se brenda ke dëshirë të qash..!
Prandaj buzëqesh edhe në qastet më të vështira ,buzëqesh edhe kur bota të bie në kokë, edhe nëse je në fundë të greminës , edhe nëse je në mes të errësirës dhe nuk sheh asnjë dritë, buzëqesh edhe nëse jeta të godet aty ku të dhemb më së shumti, buzëqesh sepse ti e meriton të jesh e lumtur, buzëqesh sepse ti mundë të sfidosh jetën, mund të arrish të pamundurën, mund të ndalosh edhe rrezet e diellit me at buzëqeshje shëndërritëse , buzëqesh sepse do të keni zili edhe yjet e qiellit, buzëqesh sepse ti je jeta dhe ti vendos se qfar do të bësh me veten, buzëqesh sepse më e bukur se trishtimi është buzëqeshja në trishtim.
Buzëqeshja është sistemi i ndriçimit të fytyrës, sistemi freskues i kokës dhe sistemi i ngrohjes të zemrës...!

Adelina I. Ismaili

Kur ne jemi fëmijë dhe gjithëqka në jetën tonë duket e mundëshme atëher ne ecim në imagjinatë, mendojm se gjithëqka mund...
29/03/2014

Kur ne jemi fëmijë dhe gjithëqka në jetën tonë duket e mundëshme atëher ne ecim në imagjinatë, mendojm se gjithëqka mund të bëjmë , mundë të prekim qiellin , ti kapim edhe yjet dhe të formojmë një band vallëzimi , mund të ecim nëpër re dhe të fluturojm sikur engjujt, thjesht e pamundura nuk egziston për ne. Por kur fillojmë të rritemi e shohim se nuk është e lehtë asgjë ,madje as edhe hapi që e hedhim.
Por jeta është ajo që të hedhë nga një breg në tjetrin, të thumbon shpeshë herë , por edhe të jepë qaste të lumtura , me të cilat dëshiron të të tregojë se sa me vlerë janë gjërat që kemi afër vetes.
Ndonjëher ndodhemi në udhëkryq dhe nuk dimë nga të ecim , nganjëher kapemi në degën më të vogël të një lisi të madhë, me shpresë se do të na mbajë, nuk do të këputet, por prap nuk dorëzohemi edhe nëse e zgjedhim rrugen e gabuar, edhe nëse dega na lëshon , edhe nëse jeta na hedhë në humnerën më të madhe , ne prap jemi të fortë. Kemi një forcë të madhe brenda vetes sonë , që as vetë nuk e dim dhe në momentët më të vështira ajo forcë shfaqet.
Edhe pse rritemi neve na pëlqen që të ecim në imagjinatë sepse vetëm aty e gjejmë prehjen , vetëm aty realiteti në të cilin jetojm e shëndërrojm në imagjinat, shohim gjërat në këndin që ne dëshirojmë, e gjejmë veten aty ku duam të jemi dhe shpesh herë nga aty gjejmë frymëzim , gjejmë motiv që të ecim përpara duke u përballur me sfidat e jetës .
Çdo ditë që ne e jetojmë , ëndërrojmë të prekim universin, të njohim gjithësin, të njohim jetën në çdo pëllëbë të saj, të prekim lumturin, të kemi dashuri dhe disa nga ne jo vetëm që e ëndërrojmë por edhe besojmë se një ditë do ti arrijm të gjitha këto , por, disa të tjerë e kanë humbur besimin kohë më parë.
Unë vazhdoj rrugëtimin tim në imagjinatën time që lidhet drejtë për së drejti me realitetin e jetës sime dhe besoj në ëndërrat e mia , besojë në vetën time, besoj se çdo gjë e mirë do të ndodhë, ndoshta jo sot, por e di që ‘’ një ditë’’ do të ndodhë.

Adelina I. Ismaili

Address

Vitina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Filozofi e jetes- posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category