Goshica

Goshica Fshati Goshicë shtrihet rreth 7 Km në jugperendim te Vitisë, lartesin mbidetare prej 520-570 m. Ne jug-lindje ka malet Rodope.

Sipërfaqja: 1.156 ha,17 ari,76 m.Pozita gjeografike është shume e mire, pjesa ma e madhe është rrafshine, ne pjesen perendimore kufizohet me fshatin Vërban,veri-perendimore me Sadovinen e Jerlive, n'veri me Germove lindje Smiren. LAGJEJA E SADIKOVITE-HALILOVITE (jane nje familje por sot ata njihen si Sadikovit dhe Halilovit).Eshte familje me e vjeter ne fshat, njera prej 2 familjeve te vetme qe jane vendase, shtrihet në qendër të fshatit Goshicë, e rrethuar nga lagjet e Vateve,Mjakeve,Fetahovite,dhe familje tjera.Kete lagje e perbejn Sadikovit, Halilovit, duhete cekur se edhe Familja Ajeti, eshte ne te njeten lagje por qe nuk kane lidhje familjare. LAGJEJA E GUXHUFËVE-Familja Ajeti, janë ndêr familjet e para në fshat, te rrethuar nga lagjëja e fetahovite, nuk dihet saktësisht kur kanë arrit në fshatin tonë por që janë ndër familjet e para ka shumë të dhëna, disa familje janë tê shpërngulura nga fshati. Pjesë të tyre e kanë edhe familjen Miftari (Riza Miftari)

LAGJEJA E FETAHOVITE-Edhe kjo lagje eshte nder me te vjeterat ne fshat pas familjes Sadikovit-Halilovite, Guxhufët, dhe shtrihet ne pjesen jug-lindore te fshatit.Kjo lagje ka marr emrin nga Fetah Aga (njeri i pasur)i tyre,qe ka jetuar kohe me pare, thuhet qe ka qen aq i pasur sa qe eshte permendur ne ter rajonin e Anamoraves. LAGJEJA VATET- Jan te ardhur nga fshati Vate (ma gjeresisht Dubrava)e Komunes se Kaqanikut qe ne vitin 1905. Kjo familje thirret me mbiemer Maliqi. LAGJEJA MJAKET- Ne fshat jan dy lagje te mjakve:Mjaket e vjeter dhe Mjaket e rinje.Mjaket e vjeter kan ardhur ne fshat heret ne vitet e 70’ ndersa mjaket e rinje ne vitet e 80’. LAGJEJA e MUHAXHERVE- kjo lagje erdhi nga Toplica,ne kete lagje jan shtuar edhe familja e hoxhes nga fshati Lubishte, si dhe Sokoli e Aliu me familje gjithashtu jetojne ne kete lagje. LAGJEJA LIVOQVE- në fshat kanë ardhur në vitin 1966 dhe si lagje e fshatit janë quajtur gjithënjë si lagjja e Livoqve. Asfaltimi i rrugës është bere një pjesë para luftës viti 1997-98 ndërsa pjesa tjeter pas luftës.Goshica ka edhe një pjese te madhe te pyellit qe der ne vitet e 1980 ishte park ne vete ndersa ne vitet e 90’ shume u dëmtua sepse administronin serbet e shkatërruar pothuaj se tersisht nga fundi i vitit 1999 kur përfundoi lufta shumica ose me mire me thane 90% e pyllit u demtua nga persona te pa pergjegjeshem. Xhami e pare në Historine e fshatit është ndërtuar në vitin 2009 nga ndihma e fshatreve, ajo ka filluar të funksionoj menjëherë gjatë vitit 2009. Hoxha i parë ishte Driton Musliu, Muezini i parë ishte i ndjeri Haxhi
Salih Sherif Zejnullahu(ALLAHU e past mëshiru), në të thirret Ezani 5 herë në ditë hoxhe i tanishëm është Eshrefedin Ismaili (Fakultetin e kryer në Medine ),Ndihmës të hoxhës janë: Prof Ismet Maliqi, Prof Demir Ahmeti, Fatmir Zeqiri. Plaku me i moshuar në fshat është Ramiz Metallari, pastaj, Haxhi Fetahi,
Smajl Maliqi, Haxhi Fadii, Xhemajl Zeqiri, Bajram Buqi etj. Punoi dhe Pershtati: FITIM ZEJNULLAHU.

💙🤍 Goshica live...🤍🩵☀️ 21 C° 🌡🌤13.09.2026
13/09/2026

💙🤍 Goshica live...🤍🩵

☀️ 21 C° 🌡🌤

13.09.2026

PO FINALIZOHET PROJEKTI TE VORREZAT E FSHATIT !!Me kënaqësi po shohim drejt përfundimit të këtij projekti, i cili po i j...
12/09/2026

PO FINALIZOHET PROJEKTI TE VORREZAT E FSHATIT !!

Me kënaqësi po shohim drejt përfundimit të këtij projekti, i cili po i jep hapësirës së varrezave një pamje më moderne, më të rregullt dhe më funksionale, me më shumë hapësirë dhe parkingje.

Një falënderim i veçantë për çdo bashkëfshatar me vullnet të mirë që kontribuoi në çfarëdo forme për jetësimin e këtij projekti. Mirënjohje të veçantë për bashkëfshatarët kontribues, por edhe për vullnetarët që çdo ditë ishin të pranishëm në punime, duke dhënë kohën, mundin dhe energjinë e tyre.

Ky është një dëshmi se kur bashkohet vullneti i mirë i njerëzve, edhe një ide bëhet vepër. Zoti ju shpërbleftë të gjithë ju bamirës dhe kontribuues!

NJOFTIM PËR BESIMTARËT DHE QYTETARËTMe keqardhje ju njoftojmë se më datë 05.09.2026, rreth orës 09:00 të mëngjesit, në X...
06/09/2026

NJOFTIM PËR BESIMTARËT DHE QYTETARËT

Me keqardhje ju njoftojmë se më datë 05.09.2026, rreth orës 09:00 të mëngjesit, në Xhaminë Medina në Viti, është tentuar te vjedhet arka e xhamis Viti .

Menjëherë pas rastit, në vendngjarje kanë dalë organet kompetente, të cilat janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen dhe zbulimin e këtij rasti.

Së shpejti do të publikojmë pamje nga kamerat e sigurisë dhe informacione të tjera lidhur me personin e dyshuar për kryerjen e kësaj vjedhjeje, me qëllim që të ndihmohet në identifikimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit, të bashkëpunojnë me organet kompetente.

Xhamia Medine – Viti

https://www.facebook.com/profile.php?id=61592101521641

Katundi Goshica ka lezet…💚🤍Ka lezet me produktet bio që vijnë drejt nga ara, me bukën e ngrohtë, me gjërat e thjeshta e ...
05/09/2026

Katundi Goshica ka lezet…💚🤍

Ka lezet me produktet bio që vijnë drejt nga ara, me bukën e ngrohtë, me gjërat e thjeshta e modeste që kanë shije tjetër.

Ka lezet me harmoni, muhabet e njerëz të mirë, pa shumë zhurmë e pa shumë luks.

Dhe ka lezet kur çdo vikend mblidhemi rreth një tavoline, pihet një çaj, bëhet muhabet e qeshet me zemër!!

URIMI I KRYETARIT HALITI ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër...
31/08/2026

URIMI I KRYETARIT HALITI ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, ju uroj nga zemra një fillim të mbarë, suksese dhe shumë arritje gjatë këtij viti shkollor.

Një urim të veçantë ua drejtoj fatosave tanë, të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore. Uroj që hapi i tyre i parë në rrugëtimin drejt dijes të jetë i mbushur me gëzim, kureshtje dhe momente të bukura, duke hedhur kështu themelet e një të ardhmeje të suksesshme.
Të gjithë nxënësve tanë u uroj shëndet dhe rezultate sa më të mira në mësime. Ju inkurajoj që me vullnet, përkushtim dhe punë të palodhshme t’i ndiqni ëndrrat tuaja dhe të përgatiteni për të ardhmen, sepse ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë mësimdhënësit vitias, të cilët me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre vazhdojnë të japin një kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, duke i ndihmuar nxënësit tanë të zhvillojnë dijet dhe shkathtësitë e tyre dhe të arrijnë majat e suksesit.

Komuna jonë, ka punuar dhe do të vazhdojmë të punojë për krijimin e kushteve sa më të mira në arsim. Edhe gjatë këtij viti shkollor do të vazhdoj të mbështes angazhimet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.

Me dëshirën që viti shkollor 2026/2027 të jetë një vit i dijes, sukseseve dhe arritjeve të reja, ju uroj një fillim të mbarë dhe një vit të suksesshëm shkollor.
Paçi shëndet, suksese dhe shumë arritje!

Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë

Goshica live...30.08.2026
30/08/2026

Goshica live...

30.08.2026

28/08/2026

  PËR PRINDËRIT/ TEKSTET SHKOLLORE 2026/2027Ministria e Arsimit ka miratuar Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekze...
27/08/2026

PËR PRINDËRIT/ TEKSTET SHKOLLORE 2026/2027

Ministria e Arsimit ka miratuar Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet për subvencionimin e teksteve për nxënësit e klasave 1–9.

Vlera e subvencionimit sipas Ministries:

Klasa 1–2: 60 €

Klasa 3: 65 €

Klasa 4: 70 €

Klasa 5: 80 €

Klasa 6–7: 90 €

Klasa 8–9: 100 €

Prindërit mund të blejnë tekstet shkollore, ndërsa çmimet duhet të jenë sipas Katalogut zyrtar të MASh.

Nëse vëreni se tekstet sh*ten me çmime më të larta se ato të katalogut, mund ta raportoni rastin në:
☎️ +383 (0) 38 200 65 144
☎️ +383 (0) 38 200 65 005

Me rëndësi: eKosova mbetet e hapur për:

fëmijët që do të regjistrohen në klasën e parë në afatin e dytë; prindërit që ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Prindër, ju lutemi të kontrolloni çmimet dhe të ruani dëshmitë e blerjes.

Goshica n'Verë 26.08.2026
26/08/2026

Goshica n'Verë

26.08.2026

Address

Vitina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Goshica posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category