Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”-Viti

Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”-Viti College&University •Secondary school•High school
Flaka e Janarit, 61000, Viti

31/08/2026

URIM ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, ju përcjell urimet më të përzemërta për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje.

Fillimi i një viti të ri shkollor është gjithmonë një mundësi e re për të mësuar, për t'u zhvilluar, për të krijuar miqësi të reja dhe për t'i kthyer ëndrrat dhe synimet tuaja në rezultate konkrete. Çdo ditë në shkollë është një hap drejt së ardhmes suaj.

Një urim i veçantë shkon për nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, të cilëve u uroj shumë suksese, vullnet, përkushtim dhe rezultate sa më të larta. Le të jetë ky një vit i dijes, i punës, i respektit dhe i bashkëpunimit, ku secili prej jush do të ketë mundësinë të dëshmojë aftësitë dhe talentin e vet.

Të dashur nxënës, besoni në veten tuaj, punoni me përkushtim dhe mos kini frikë nga sfidat. Suksesi nuk vjen rastësisht; ai ndërtohet çdo ditë me dije, punë dhe këmbëngulje.

Në veçanti, nxënësve të klasave të dhjeta u uroj mirëseardhje në familjen e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, ndërsa maturantëve tanë u uroj një vit të veçantë, të mbushur me rezultate të shkëlqyera dhe përgatitje të suksesshme për hapin e ri në jetën e tyre.

Uroj që shkolla jonë të jetë për secilin prej jush vend i dijes, i edukimit, i miqësisë dhe i realizimit të ëndrrave.

Suksese në rrugëtimin tuaj të ri shkollor!

Me urimet më të mira për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje!

Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” – Viti

13/08/2026

Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”-Viti
Njoftim për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë
Afati i gushtit, viti shkollor 2026/2027
Në bazë të Kushteve dhe Kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me nr. prot. 2838, datë 29.06.2026, si dhe Konkursit të shpallur nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, më 06.07.2026, me nr. prot. 05-196/01, Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” njofton të gjithë nxënësit e klasave të nënta se më 17 gusht 2026 fillon afati i gushtit për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve në klasën e X-të, për vitin shkollor 2026/2027.

Dokumentet e nevojshme për aplikim dhe regjistrim:
 Fletëparaqitja, e cila merret në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”;
 Dëftesa origjinale për përfundimin e arsimit të mesëm të ulët (klasat VI–IX);
 Certifikata e lindjes;
 Një mbështjellëse për dokumente (fasikëll).
Drejtimet që ofron Gjimnazi
• Gjimnaz – Drejtimi natyror
• Gjimnaz – Drejtimi shoqëror
Afatet:
Afati i aplikimit: 17, 18 dhe 19 gusht 2026
Shpallja e rezultateve: 20 gusht 2026

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, një institucion me traditë, përvojë dhe përkushtim në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
Në gjimnazin tonë do të gjeni një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës, staf profesional dhe mundësi të shumta për zhvillimin tuaj akademik, personal dhe shoqëror.
Ju mirëpresim me kënaqësi dhe ju urojmë suksese në këtë hap të rëndësishëm të rrugëtimit tuaj arsimor! Mirë se vini në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”
Vendi ku dija, vlerat dhe përkushtimi ndërtojnë të ardhmen!

12/08/2026

Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”
Njoftim për nxënësit që duhet t’i nënshtrohen provimit të Maturës Shtetërore
Njoftohen të gjithë maturantët e interesuar se është hapur afati i dytë për aplikimin e Provimit të Maturës Shtetërore 2026. Maturantët mund të aplikojnë përmes platformës e-Kosova, nga 12 deri më 20 gusht 2026.
• Aplikimi: 12–20 gusht 2026
• Provimi: 29 gusht 2026, në orën 10:00
• Platforma: e-Kosova
• Shërbimi: “Apliko për paraqitje të provimit të maturës – Afati i dytë”
SI TË APLIKONI NË E-KOSOVA?
1. Hyni në platformën e-Kosova.
2. Identifikohuni në llogarinë tuaj.
3. Zgjidhni rubrikën “Shërbimet”.
4. Hyni te “Arsimi”.
5. Zgjidhni shërbimin “Apliko për paraqitje të provimit të maturës – Afati i dytë”.
6. Kontrolloni të dhënat tuaja personale dhe shkollore.
7. Zgjidhni lëndën zgjedhore dhe përfundoni aplikimin.
Procesi i aplikimit zhvillohet tërësisht online, pa pasur nevojë që maturantët të paraqiten fizikisht në shkollë apo në institucione të tjera.
Udhëzohen të gjithë maturantët që duhet t’i nënshtrohen provimit të maturës që ta respektojnë afatin e aplikimit.

NJOFTIMTë nderuar nxënës, prindër dhe qytetarë,Ju njoftojmë se janë publikuar rezultatet e regjistrimit të nxënësve në a...
10/07/2026

NJOFTIM
Të nderuar nxënës, prindër dhe qytetarë,
Ju njoftojmë se janë publikuar rezultatet e regjistrimit të nxënësve në afatin e parë për klasën e X, për vitin shkollor 2026/2027, në Gjimnazin "Kuvendi i Lezhës" – Viti.
Urojmë përzemërsisht të gjithë nxënësit e pranuar dhe ju dëshirojmë suksese të shumta në rrugëtimin tuaj të ri arsimor. Jemi të bindur se, me përkushtim, punë dhe bashkëpunim, do të arrini rezultate të larta dhe do të bëheni pjesë e sukseseve të shkollës sonë.
Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë mësimdhënësit dhe stafin administrativ, veçanërisht anëtarët e Komisionit për Pranimin e Nxënësve, të cilët me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim zhvilluan të gjithë procesin e regjistrimit në mënyrë korrekte, transparente dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara.
Falënderojmë gjithashtu të gjithë prindërit dhe nxënësit për besimin që kanë treguar ndaj Gjimnazit "Kuvendi i Lezhës", duke e zgjedhur shkollën tonë për vazhdimin e arsimit të mesëm.
Mirë se vini në familjen e madhe të Gjimnazit "Kuvendi i Lezhës"!
Drejtoria e Gjimnazit "Kuvendi i Lezhës" – Viti

06/07/2026

Gjimnazi “ Kuvendi i Lezhës” Viti

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E X
Viti shkollor 2026/2027

Në bazë të Kushteve dhe Kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (nr. prot. 2838, datë 29.06.2026), si dhe konkursit të shpallur nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti me datën 06.07. Me nr. protokoli 05-196/01, Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” e publikon konkursin për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve në klasën e X për vitin shkollor 2026/2027.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
✅ Fletëparaqitja (merret në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”);
✅ Dëftesa origjinale për përfundimin e arsimit të mesëm të ulët (klasat VI–IX);
✅ Certifikata e lindjes;
✅ Një mbështjellëse për dokumente (fasikëll).

Drejtimet që ofron gjimnazi:
• Gjimnaz – Drejtimi natyror
• Gjimnaz – Drejtimi shoqëror

Afati i aplikimit: 7, 8 dhe 9 korrik 2026.

Shpallja e rezultateve: 10 korrik 2026.

Të dashur nxënës të klasave të nënta,

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, një institucion me traditë, cilësi dhe përkushtim në edukimin e brezave të rinj. Këtu do të gjeni një mjedis të sigurt, staf profesional dhe mundësi të shumta për zhvillimin tuaj akademik dhe personal.

Ju mirëpresim me kënaqësi dhe ju dëshirojmë suksese në këtë hap të rëndësishëm të rrugëtimit tuaj arsimor!

Mirë se vini në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” – vendi ku ndërtohet e ardhmja!

19/06/2026

Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës,

Lidhur me Testin e Maturës, i cili do të mbahet nesër, më 20 qershor, ju njoftojmë se maturantët tanë do t’i nënshtrohen testimit në tri qendra testuese, si vijon:

Q1 – Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”
Q2 – SHFMU “Dëshmorët e Vitisë”
Q3 – SHML “Januz Zejnullahu”

Nxënësit duhet të kenë me vete:

1. Vërtetimin e aprovimit nga e-Kosova (kopje fizike);
2. Dokument identifikimi (letërnjoftim);
3. Një laps të thjeshtë;
4. Preferohet të kenë edhe një shishe me ujë.

Vërejtje:
Nxënësit e kanë të ndaluar të posedojnë ose të mbajnë me vete çfarëdo pajisjeje elektronike për komunikim, përfshirë telefonat mobilë, orët inteligjente (smart-watch) apo pajisje të tjera të ngjashme.

Nxënësit duhet të jenë në oborrin e shkollës përkatëse nga ora 08:30 deri në ora 09:00.

Ju urojmë suksese të gjithë maturantëve në këtë test të rëndësishëm!

Me respekt,
Drejtoria

Në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti u mbajt një ligjëratë vetëdijësuese në kuadër të Komitetit Shkollor për Mbrojtje...
01/06/2026

Në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti u mbajt një ligjëratë vetëdijësuese në kuadër të Komitetit Shkollor për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, me temën “Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit”.

Ligjërata ishte përgatitur me përkushtim nga nxënësit, nën udhëheqjen dhe përkujdesjen profesionale të profesoreshës Feride Latifi. Përmes prezantimeve dhe diskutimeve të zhvilluara, nxënësit trajtuan pasojat e dëmshme që sjell përdorimi i duhanit për shëndetin e individit dhe të shoqërisë, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve për të zgjedhur një mënyrë jetese të shëndetshme.

Kjo ligjëratë pati një rëndësi të veçantë edukative, pasi kontribuoi në rritjen e vetëdijes së nxënësve për mbrojtjen e shëndetit, respektimin e të drejtës për një mjedis të pastër dhe promovimin e vlerave që ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të përgjegjshme.

Në këtë aktivitet u përfshi edhe psikologu i shkollës, Nexhbedin Avdyli, i cili përcolli një mesazh të rëndësishëm për nxënësit lidhur me ndikimin negativ të duhanit në shëndetin fizik dhe psikologjik, duke i inkurajuar ata që të bëjnë zgjedhje të mençura dhe të ndërtojnë stile jetese të shëndetshme e të përgjegjshme.

Në përfundim të aktivitetit, drejtori i shkollës, Prof. Dr. Nexhmedin Bardhi, i falënderoi nxënësit, profesoreshën dhe psikologun e shkollës për angazhimin dhe cilësinë e ligjëratës, duke vlerësuar mesazhin e rëndësishëm që ajo përcolli. Ai theksoi se shkolla mbetet e përkushtuar në promovimin e një ambienti të shëndetshëm, të sigurt dhe pa duhan, ku nxënësit edukohen jo vetëm me dije, por edhe me vlera që i shërbejnë jetës dhe së ardhmes së tyre.

Në fjalën e tij, drejtori nënvizoi se kujdesi për shëndetin dhe krijimi i një kulture kundër duhanit janë përgjegjësi e përbashkët e shkollës, familjes dhe shoqërisë, ndërsa aktivitete të tilla shërbejnë si shembull i mirë i bashkëpunimit dhe edukimit për të mirën e brezave të rinj.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti organizoi një takim të veçantë kulturor e letrar në Gjimna...
29/05/2026

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti organizoi një takim të veçantë kulturor e letrar në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, me mysafir të ftuar poetin e mirënjohur Skender Sherifi.
Ky aktivitet letrar u mbajt më 29 maj 2026, me fillim nga ora 13:30, duke sjellë një atmosferë frymëzuese dhe mjaft domethënëse për nxënësit, profesorët dhe dashamirët e letërsisë.
Takimin, në cilësinë e nikoqirit, e hapi drejtori i shkollës, Prof. Dr. Nexhmedin Bardhi, i cili falënderoi Shoqatën e Shkrimtarëve dhe poetin për praninë e tyre, duke theksuar se shkolla ndihet e nderuar që mirëpret personalitete të tilla të botës letrare dhe kulturore. Ai vlerësoi rëndësinë që kanë takimet me krijues të njohur në formimin intelektual dhe artistik të të rinjve, duke potencuar se letërsia mbetet një ndër urat më të fuqishme të komunikimit shpirtëror dhe kulturor.
Ligjërata dhe dialogu i zhvilluar gjatë takimit ishin mjaft përmbajtësore dhe inspiruese. Nxënësit shfaqën interesim të jashtëzakonshëm, duke parashtruar pyetje të shumta rreth krijimtarisë letrare, përvojës jetësore dhe rrugës drejt arritjes së majave në botën e letërsisë dhe artit bashkëkohor. Kureshtja, kultura e komunikimit dhe niveli i përgatitjes së nxënësve i dhanë këtij takimi një dimension të veçantë akademik e kulturor.
Në përmbyllje të aktivitetit, drejtori Prof. Dr. Nexhmedin Bardhi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Krijuesve për organizimin, si dhe poetin Skender Sherifi për ligjëratën mbresëlënëse dhe atmosferën e ngrohtë e frymëzuese të krijuar në mesin e nxënësve. Njëherësh, ai vlerësoi lart konstruktivitetin, kulturën dhe përgatitjen e treguar nga nxënësit gjatë gjithë bashkëbisedimit, duke e cilësuar këtë takim si një ngjarje me vlera të veçanta edukative, kulturore dhe kombëtare.
Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe Plus Televizionit për përcjelljen profesionale dhe pasqyrimin vizual të këtij aktiviteti kulturor e letrar, duke kontribuar në promovimin e vlerave arsimore, artistike dhe kulturore tek publiku i gjerë.

https://youtu.be/s634BVfJNPw?si=GdDpX4_FflMS1nkv

Dje, më 28 maj 2026, në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, u organizua ceremonia solemne e diplomimit të maturantëve,...
29/05/2026

Dje, më 28 maj 2026, në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, u organizua ceremonia solemne e diplomimit të maturantëve, një ngjarje e veçantë e realizuar me përkushtim dhe organizim të shkëlqyer nga stafi i shkollës.

Një falënderim i veçantë u takon kujdestarëve të klasave të XII-ta, të cilët me angazhimin, përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme bënë që kjo ceremoni të marrë përmasa madhështore dhe të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve.

Ceremoninë e hapi drejtori i shkollës, Prof. Dr. Nexhmedin Bardhi, i cili në fjalën e tij vlerësoi rrugëtimin e maturantëve ndër vite, sfidat, përkushtimin dhe sukseset e tyre, duke theksuar se kjo gjeneratë po largohet nga bankat shkollore me dije, përvojë dhe ëndrra të mëdha për të ardhmen. Ai potencoi se shkolla do të mbetet gjithmonë shtëpia e tyre e dijes, edukimit dhe kujtimeve më të bukura rinore. Po ashtu, drejtori shprehu mirënjohje dhe vlerësim të lartë për profesorët, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrificë kanë ndikuar në formimin akademik dhe njerëzor të maturantëve, duke qenë udhërrëfyes të tyre në rrugën e dijes.

Me një fjalë përshëndetëse ceremoninë e nderoi edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili përgëzoi maturantët për suksesin e arritur dhe shprehu besimin se ata do të jenë bartës të zhvillimit, dijes dhe vlerave të shoqërisë sonë. Ai vlerësoi gjithashtu punën e mësimdhënësve dhe mbështetjen e prindërve në formimin e brezave të rinj.

Në fund të ceremonisë u bë shpërndarja e diplomave për maturantët, nën përcjelljen dhe emocionet e mësimdhënësve të tyre, të cilët ndër vite dhanë më të mirën në edukimin dhe arsimimin e kësaj gjenerate. Me emocione të veçanta, krenari dhe lot gëzimi, prindërit dhe familjarët e pranishëm pritën momentin e diplomimit të bijve dhe bijave të tyre, ndërsa ceremonia u nderua edhe nga shumë mysafirë e pjesëmarrës të tjerë.

Urime diplomimi të gjithë maturantëve! Ju priftë e mbara në rrugëtimin tuaj drejt dijes, suksesit dhe jetës.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” Viti,  organizon një takim të veçantë letrar në Gjimnazin “Kuvendi...
25/05/2026

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” Viti, organizon një takim të veçantë letrar në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”në Viti, me mysafir të ftuar poetin e mirënjohur Skender Sherifi.
Ky aktivitet kulturor e letrar do të mbahet më 29 maj 2026, me fillim nga ora 13:30, dhe pritet të sjellë një atmosferë frymëzuese për nxënësit, profesorët dhe dashamirët e letërsisë.

Address

Vitina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”-Viti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category