IAAP "Jonuz Zejnullahu" - Viti

IAAP "Jonuz Zejnullahu" - Viti E vetmja faqe zyrtare. Shkolla e mesme profesionale "Jonuz Zejnullahu" ne Viti.

08/09/2026
Nxënësit e shkollës sonë, sot ishin në trajnimin e modulit të 4-të, Kosova Makers League “Të rinjtë në Teknologji 2.0” n...
07/09/2026

Nxënësit e shkollës sonë, sot ishin në trajnimin e modulit të 4-të, Kosova Makers League “Të rinjtë në Teknologji 2.0” në Bonevet Prishtinë.

Në këtë modul nxënësit u njoftuan nga afër për sfidat e këtij moduli dhe panairi që do të mbahet në muajin Tetor, ku edhe do të prezantohet puna kreative e nxënësve tanë, që do të jetë një garë në nivel vendi me shkolla të tjera për Teknologji.

Gjithashtu duhet të ceket se në sesionet e këtij trajnimi që ka filluar nga muaji Mars_2026, shkolla jonë është pajisur me mjete konkretizuese inovative duke filluar nga Robot të ndryshem, Kamer intelegjente dhe së fundi me një set komplet Arduino MKR1000 IoT.

Urojmë për suksese sa më të mira për nxënësit tanë.

✅ Punë, Diciplinë, Sukses!
Super ekipa👌

MIRËSEERDHËT, NXËNËS TË DASHUR 📚Me shumë gëzim dhe entuziazëm ju urojmë mirëseardhjen në fillimin e vitit të ri shkollor...
01/09/2026

MIRËSEERDHËT, NXËNËS TË DASHUR 📚

Me shumë gëzim dhe entuziazëm ju urojmë mirëseardhjen në fillimin e vitit të ri shkollor 2026/27.

Sot hapim së bashku një kapitull të ri, të mbushur me dije, përvoja të reja, miqësi, sfida dhe suksese. Çdo ditë e këtij viti le të jetë një mundësi për të mësuar diçka të re, për të zhvilluar aftësitë tuaja dhe për t’iu afruar edhe më shumë ëndrrave dhe qëllimeve tuaja.

🏫 Shkolla nuk është vetëm vendi ku marrim dije, por edhe vendi ku formojmë karakterin, zbulojmë talentet dhe ndërtojmë të ardhmen.

Të dashur nxënës, ju dëshirojmë një vit të mbarë, me shumë suksese, përkushtim, motivim dhe rezultate të shkëlqyera!
Mos kini frikë nga sfidat – ato janë pjesë e rrugës drejt suksesit.

🌟 Le ta nisim së bashku këtë vit me energji pozitive, respekt dhe besim në vetvete!

Mirë se vini dhe suksese në vitin e ri shkollor!
📖✏️ Një vit i ri, mundësi të reja, suksese të reja!

Drejtori shkollës: z. Ali Bislimi

Të nderuar nxënës dhe ju prindër ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2026/27 do të filloj nesër me 01 Shtator.Mësimi fill...
31/08/2026

Të nderuar nxënës dhe ju prindër ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2026/27 do të filloj nesër me
01 Shtator.

Mësimi fillon në orën 08:00, për ndrrimin e parë ku do të jenë të gjitha klasët e X-ta dhe klasët e XI-ta nga XI-1 deri XI-8.

Ndërsa ndrrimi i dytë, fillon nga ora 13:00 dhe pëfshinë të gjitha klasët e XII-ta dhe klasët e XI-ta nga XI-9 deri XI-13.

Njëherit i urojmë nxënësit dhe mësimdhënësit për një fillim të mbarë të vitit shkollor dhe përkushtim ndaj dijes në mësimnxënie dhe mësimdhënie, duke ju dëshiruar suksese sa më të mira dhe ngritje të vazhdueshme akademike.

Urime e suksese për të gjithë nxënësit e komunës së Vitisë.

Të nderuar nxënës maturant, ju njoftojmë se kjo është lista që do të ju nënshtrohen provimit të Maturës Shtetrore me 29/...
28/08/2026

Të nderuar nxënës maturant, ju njoftojmë se kjo është lista që do të ju nënshtrohen provimit të Maturës Shtetrore me 29/08/2026.

Të gjithë duhet të jeni të pranishem para qendrës testuese në ora 09:00

✅ Me vete duhet të keni:
1. Dokumentin e identifikimit
2. Një Laps të thjeshtë HB
3. Një shishe me ujë

❌ Përdorimi i telefonit i ndaluar

Suksese për nxënësit tanë!

17/08/2026

Njoftim për Testin e Maturës për afatin e dytë Gusht 2026

Të nderuar maturantë të IAAP “Jonuz Zejnullahu” Viti

Ju njoftojmë se të gjithë nxënësit që kan përfunduar klasën e XII-të, e që nuk kan mundur të kalojnë në afatin e parë në Qershor ose për ndonjë arsye tjetër nuk ju kan nënshtruar testit të maturës, mund të aplikoni për paraqitjen e testit të maturës shtetërore në platformen ekosova deri me datën 24 Gusht ora 10:00.

Provimi do të mbahet me 29 Gusht 2026.

Suksese!

16/08/2026

❇️ Konkursi për pranimin e nxënësve në klasët e X-ta, për afatin e Gushtit.
Pranimi i dokumenteve bëhet me 17-18-19 Gusht 2026, ndërsa shpallja e rezultateve me 20 Gusht.

➡️ Dokumentet e nevojshme:
1. Dëftesa origjinale nga klasa VI-IX
2. Ekstrakti i lindjes.

⬆️ Angazhim+Disiplinë+Punë Praktike = Profesionist i Diplomuar.

🔝 Suksese për nxënësit!

❇️ IAAP "Jonuz Zejnullahu" në Viti kazhvilluar një aplikacion që ua lehtëson shkollave të mesme profesionale procesin e ...
21/07/2026

❇️ IAAP "Jonuz Zejnullahu" në Viti ka
zhvilluar një aplikacion që ua lehtëson shkollave të mesme profesionale procesin e plotësimit të dëftesave, duke e bërë atë të disponueshëm falas për të gjitha institucionet e arsimit profesional në Kosovë. Aplikacioni është në funksion tash e një vit dhe mund të përdoret përmes platformës online.

➡️ https://iaapjonuzzejnullahu.com/deftesa.html

❇️ Përveç këtij aplikacioni, IAAP "Jonuz Zejnullahu" ka zhvilluar edhe uebfaqen zyrtare të shkollës përmes së cilës nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë mund të informohen për drejtimet mësimore dhe të aplikojnë online në profilin që deshirojnë të ndjekin shkollimin e mesëm.

❇️ Web Faqja e shkollës është:

➡️ https://iaapjonuzzejnullahu.com

❇️ Aplikacioni është realizuar nga mësimdhënësit e shkollës, Prof. Msc. Njomëz Bislimi Sylejmani dhe Prof. Msc. Bardhyl Sylejmani, me synimin për të lehtësuar punën administrative tё shkollave profesionale dhe për të kursyer kohë gjatë përgatitjes së dokumentacionit.

❇️ IAAP “Jonuz Zejnullahu” tjetër nivel 🔝

Arsimim, edukim dhe aftësim me shkathtësi profesionale, të aftë për tu afruar më shpejtë dhe më leht tregut të punës, brenda komunës, Republikës së Kosovës, në tregun evropian-BE, por edhe më gjerë.

Konkursi për pranimin e nxënësve në klasët e X-ta.Pranimi i dokumenteve nga  07-08-09 Korrik 2026, prej orës 08:00-16:00...
06/07/2026

Konkursi për pranimin e nxënësve në klasët e X-ta.
Pranimi i dokumenteve nga 07-08-09 Korrik 2026, prej orës 08:00-16:00.

Dokumentet e nevojshme:
1. Dëftesa origjinale nga KL 6-9.
2. Ekstrakti i lindjes.

Suksese për nxënësit!

24/06/2026

❇️ E ardhmja fillon me profesionin e duhur!

✅ Shkolla jonë profesionale ofron drejtime profesionale bashkëkohore që i përgatisin nxënësit për tregun e punës dhe studimet e mëtejshme.
⚙️ Me mësim praktik, laboratorë të pajisur dhe staf profesional, nxënësit fitojnë njohuri dhe aftësi të vlefshme në fushat e larmishme profesionale që do ti kemi këtë vit shkollor.

✅ Zgjidh një profesion, ndërto karrierën tënde dhe bëhu pjesë e suksesit në të ardhmen🔝

📢 Regjistrohu në shkollën tonë profesionale dhe kthe pasionin tënd në profesion.

👀 Shikim të këndshëm të 🎬

Falenderojmë Theta Team👏

Address

Vitina
61000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:30 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IAAP "Jonuz Zejnullahu" - Viti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to IAAP "Jonuz Zejnullahu" - Viti:

Shortcuts

Share