SHFMU ''Kenan Halimi'' Gjylekar

SHFMU ''Kenan Halimi'' Gjylekar Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU ''Kenan Halimi'' Gjylekar, School, Rr. Kenan Halimi pn-Gjylekar, Vitina.

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËR VËLLEZËRIT SYLEJMANI NGA SHKUPIShkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë ...
28/08/2026

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËR VËLLEZËRIT SYLEJMANI NGA SHKUPI
Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për Vëllezërit Sylejmani nga Shkupi, të cilët, si çdo vit, edhe këtë vit, u bënë pjesë e gëzimit dhe entuziazmit të nxënësve tanë, duke sjellë donacionin e tyre të çmuar në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
Me çanta shkollore, fletore, mjete didaktike dhe materiale të tjera të nevojshme, ata kontribuojnë që nxënësit tanë ta nisin vitin shkollor më të përgatitur.
Vëllezërit Sylejmani, nipat e lagjes Sadiku, me këtë traditë të bukur dhe të vazhdueshme, po dëshmojnë se dashuria, kujdesi për fëmijët dhe dëshira për të kontribuar në edukimin e brezave të rinj nuk njohin kufij.
Ky gjest human, i cili tashmë është bërë një traditë e bukur çdo fillimvit shkollor, është shembull i madhështisë së shpirtit bamirës dhe i përkushtimit ndaj gjeneratave të reja.
Të dashur Vëllezër Sylejmani, ju falënderojmë nga zemra për bujarinë, përkushtimin dhe kujdesin tuaj të vazhdueshëm ndaj nxënësve tanë.
Ju urojmë shëndet, mbarësi, lumturi dhe suksese të pafundme në çdo hap të jetës suaj.

26/08/2026
12/08/2026

📢 NJOFTIM
Të nderuar prindër,
Ju informojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është zgjatur deri të premten, më 14 gusht 2026.
Aplikimi mund të bëhet përmes platformës eKosova.
Prindërit që ende nuk e kanë kryer aplikimin, ftohen ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit të ri.

📅 Afati i fundit për aplikim: 14 gusht 2026

Ju lutemi që këtë njoftim ta përcillni edhe tek prindërit e tjerë, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të informohen dhe të aplikojnë me kohë.
Me respekt,
Drejtoria e Shkollës

Sot ishte një ditë e veçantë dhe historike për shkollën tonë. Në një ceremoni solemne u bë zbulimi i shtatores së dëshmo...
13/06/2026

Sot ishte një ditë e veçantë dhe historike për shkollën tonë. Në një ceremoni solemne u bë zbulimi i shtatores së dëshmorit Kenan Halimi, emrin e të cilit shkolla jonë e mban me krenari.

Njëkohësisht, festuam edhe Ditën e Shkollës, duke nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e dëshmorit Kenan Halimi për lirinë e vendit tonë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, veteranë të luftës, shoqata të dala nga lufta, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe mysafirë të shumtë nga Suhareka. Të pranishmit vlerësuan lart figurën dhe kontributin e dëshmorit Kenan Halimi, duke kujtuar me respekt sakrificën e tij për atdheun.

Ceremonia u pasurua edhe me një program të larmishëm artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës sonë dhe bashkëvendës të tjerë, të cilët me interpretimet e tyre i dhanë një atmosferë të veçantë kësaj dite të rëndësishme.

Lavdi e përjetshme dëshmorit Kenan Halimi dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Urime Dita e Shkollës!🇦🇱🇦🇱🇽🇰🇽🇰

Aktivitete sportive në nivel shkolle,Në kuadër të aktiviteteve sportive të organizuara në shkollën tonë, u zhvilluan gar...
05/06/2026

Aktivitete sportive në nivel shkolle,

Në kuadër të aktiviteteve sportive të organizuara në shkollën tonë, u zhvilluan garat në ping-pong dhe futboll, me pjesëmarrjen e nxënësve nga klasat e ndryshme.
🏓 Në turnirin e ping-pongut, vendin e parë e zuri klasa VIII-2, duke dëshmuar aftësi dhe përgatitje të shkëlqyer.
⚽ Në garat e futbollit, fituese u shpall klasa VIII, pas paraqitjeve të suksesshme dhe lojës ekipore.
I përgëzojmë të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen, disiplinën dhe frymën sportive të treguar gjatë garave, ndërsa fituesve u urojmë suksese të mëtejshme.
Urime fituesve dhe suksese në aktivitetet e ardhshme! 🎉🏆

01/06/2026
🎈🎉 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 🎉🎈Sot në shkollën tonë u organizuan aktivitete të ndryshme argëtuese për n...
01/06/2026

🎈🎉 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 🎉🎈
Sot në shkollën tonë u organizuan aktivitete të ndryshme argëtuese për nxënësit tanë. Përmes lojërave, muzikës, aktiviteteve kreative dhe momenteve të gëzueshme, festuam së bashku Ditën e Fëmijëve, duke sjellë buzëqeshje dhe lumturi në fytyrat e tyre.
Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe meritojnë të rriten të lumtur, të sigurt dhe të mbështetur në çdo hap të rrugëtimit të tyre.
Urime 1 Qershori të gjithë fëmijëve! 🌟❤️

Në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë vetëdijësuese nga mësimdhënësja e biologjisë, Almedina Sadiku, në lidhje me disa ...
28/05/2026

Në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë vetëdijësuese nga mësimdhënësja e biologjisë, Almedina Sadiku, në lidhje me disa dukuri negative si pirja e duhanit, përdorimi i substancave të rrezikshme dhe drogave të ndryshme. Gjatë ligjëratës, nxënësit u njoftuan me pasojat e dëmshme që këto dukuri kanë në shëndetin fizik dhe mendor, si dhe në jetën sociale të individit. Ligjërata kishte për qëllim vetëdijësimin e të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së shëndetit dhe shmangies së zakoneve të këqija.

📚✨ Sot në shkollën tonë u festua me shumë gëzim Festa e Abetares! ✨📚Nxënësit tanë të vegjël, me buzëqeshje dhe emocione ...
22/05/2026

📚✨ Sot në shkollën tonë u festua me shumë gëzim Festa e Abetares! ✨📚
Nxënësit tanë të vegjël, me buzëqeshje dhe emocione të veçanta, shënuan një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes. Përmes recitimeve, këngëve dhe performancave të bukura, ata treguan talentin dhe dashurinë për shkronjat e para që hapin dyert e diturisë. ❤️
Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të veçantë dhe faleminderit mësuesve e prindërve për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme! 🌸

📖

Sot në shkollën tonë u zhvillua një aktivitet i veçantë dhe plot zemër. ❤️Nxënësit tanë sollën ëmbëlsira, pemë dhe ushqi...
14/05/2026

Sot në shkollën tonë u zhvillua një aktivitet i veçantë dhe plot zemër. ❤️
Nxënësit tanë sollën ëmbëlsira, pemë dhe ushqime të përgatitura me shumë dashuri në shtëpitë e tyre, të cilat u sh*tën nga vetë ata. Ishte kënaqësi të shihje bashkëpunimin, përkushtimin dhe buzëqeshjet e të gjithëve. 😊
Nxënësit dhe mësimdhënësit kontribuan duke blerë, ndërsa të gjitha të ardhurat e mbledhura do t’i dhurohen një shoqate që kujdeset për fëmijët me nevoja të veçanta.
Krenarë për humanizmin dhe solidaritetin që treguan nxënësit tanë! 💙

Address

Rr. Kenan Halimi Pn-Gjylekar
Vitina
61000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU ''Kenan Halimi'' Gjylekar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category