Shfmu "Dëshmorët e Vitisë" - Viti

Shfmu "Dëshmorët e Vitisë" - Viti Shkolla jonë ka punë e jo dhunë

FALENDERIMSot në ambientin  e shkollës sonë  pranuam një  dhurat shumë të çmueshme me 156 Lektyra shkollore nga shtëpia ...
12/03/2026

FALENDERIM

Sot në ambientin e shkollës sonë pranuam një dhurat shumë të çmueshme me 156 Lektyra shkollore nga shtëpia botuese DUKAGJINI.
Biblioteka jonë po pasurohet gjithnjë e më shumë me botime të ndryshme, me qëllim që nxënësit tanë të kenë mundësinë e më shume titujve për t'i lexuar ato gjatë pushimeve të tyre.
Përgjegjës për bibliotekën e shkollës dhe dhënien e lektyrave për lexim kujdeset ars.Fatmir Sahiti i cili bashkëpunon ngrohtësisht me nxënësit lexues.

Drejtoria e shkollës falënderon shtëpinë botuese DUKAGJINI për bashkëpunimin dhe vazhdimin e përkrahje për nxënësit tanë.

Sot me rastin e 7 Marsit Ditës së Mesuesit  dhe  hapjes së Shkollës së Parë  Shqipe në Korçë nxënësit e shkollës sonë pë...
08/03/2026

Sot me rastin e 7 Marsit Ditës së Mesuesit dhe hapjes së Shkollës së Parë Shqipe në Korçë nxënësit e shkollës sonë përkatësisht klasët e V -ta së bashku me mësueset e tyre vizituan Shkollë e Parë Shqipe në Stubëll.Ishte një përjetim i veçantë dhe shumë domethënës për të gjithë ne. Ky vend historik përfaqëson një nga vatrat më të rëndësishme të arsimit shqip, ku u hodhën themelet e dijes dhe të dashurisë për gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen më nga afër me historinë e shkollës, me përpjekjet dhe sakrificat e mësuesve të parë shqiptarë që punuan me përkushtim për të përhapur arsimin në gjuhën shqipe.
Nxënësit dëgjuan me vëmendje rrëfimet për kohën kur mësimi zhvillohej në kushte shumë të vështira, por me një dëshirë të madhe për dije dhe përparim. Kjo vizitë na frymëzoi që të vlerësojmë më shumë shkollimin tonë dhe të vazhdojmë të mësojmë me përkushtim, ashtu siç bënë dikur paraardhësit tanë.
Në fund të vizitës, të gjithë u larguam me emocione të veçanta dhe me një ndjenjë mirënjohjeje për ata që kontribuan në zhvillimin e arsimit shqip. Kjo përvojë do të mbetet një kujtim i bukur dhe një motivim për të ardhmen tonë arsimore.

Drejtori i shkollës, z. Qemajl Hyseni, uron të gjithë stafin mësimor për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të ve...
07/03/2026

Drejtori i shkollës, z. Qemajl Hyseni, uron të gjithë stafin mësimor për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria e Arsimit në komunën tonë, së bashku me drejtorin e shkollës, përzgjodhën mësuesen Ganimete Halili si “Mësuesja e dalluar”. Ky vlerësim është një mirënjohje për përkushtimin, punën dhe dashurinë e saj ndaj nxënësve dhe arsimit. I urojmë mësueses Ganimete edhe shumë suksese në rrugëtimin e saj profesional.

Po ashtu, me këtë rast urojmë të gjitha gratë dhe vajzat për 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke ju dëshiruar shëndet, respekt dhe suksese në çdo hap të jetës. 🌸

Për nder të 7 Marsi – Dita e Mësuesit, klasat III, IV dhe V organizuan një bashkëbisedim me temën “Roli i mësimdhënësit ...
06/03/2026

Për nder të 7 Marsi – Dita e Mësuesit, klasat III, IV dhe V organizuan një bashkëbisedim me temën “Roli i mësimdhënësit në shoqëri dhe në arsimin shqip”. Në këtë aktivitet morën pjesë mësimdhënësit e shkollës sonë: arsimtari Azem Bislimi, arsimtarja Ramize Hetemi, si dhe edukatorja tashmë në pension, e nderuar Alije Bislimaj.

Nxënësit patën mundësinë të dëgjojnë përvojat e tyre në arsim, të bëjnë pyetje dhe të mësojnë më shumë për rolin dhe përkushtimin e mësimdhënësit në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Gëzuar Kosovë Pavarësinë 17.02.2008Dita nisi me ekspozitën me temë "Kosova në luftë, pas luftës dhe pavarësia e saj" nga...
16/02/2026

Gëzuar Kosovë Pavarësinë 17.02.2008

Dita nisi me ekspozitën me temë "Kosova në luftë, pas luftës dhe pavarësia e saj" nga nxënësit e klasave Vl - lX dhe arsimtarja e artit, Ramize Hetemi.

Ndërsa, me këngë e valle, vargje e poezi, festuan vugëlushët e klasave l - V në shkollën tonë.

I kënduam më të shtrenjtës liri, me respektin më të madh për dëshmorët që ranë për liri!

Gëzuar Pavarësinë e Kosovës! E gëzofshim sot e gjithmonë lirinë!

Mesazh UrimiMe mirënjohje dhe respekt drejtoria e shkollës sonë në emër të stafit të shkollës  nderoi me mirenjohje ars....
09/02/2026

Mesazh Urimi

Me mirënjohje dhe respekt drejtoria e shkollës sonë në emër të stafit të shkollës nderoi me mirenjohje ars.Ramiz Hasani, i cili sot feston ditëlindjen dhe pensionin poashtu.

Drejtoria e shkollës, ars.e Artit Figurativ z.Ramiz Hasani e falënderoj për punën dhe kontributin e tij si mësimdhënës e bashkpuntor i shkollës tonë duke i dëshiruar shëndet dhe pension të shëndetshëm së bashku me familjen dhe miqt e tij.

Sot në shkollën tonë “Dëshmorët e Vitisë”,u mbajt promovimi i series së lektyrave shkollore të shtëpisë botuese ”Dukagji...
23/01/2026

Sot në shkollën tonë “Dëshmorët e Vitisë”,u mbajt promovimi i series së lektyrave shkollore të shtëpisë botuese ”Dukagjini”.Qëllimi i këtij aktiviteti është të nxisë dashurinë për librin te fëmijët dhe te lexuesit e rinj.Përveç promovimit te lektyrave u zhvilluan aktivitete kulturore dhe edukative.Pjesëmarrës ishin nxënës të klasave 1-5,mësues dhe mësimdhënës të gjuhës shqipe.

Viti i ri shkollor 2026, filloi me rezultate te shkëlqyeshme nga nxënësit tanë, Blerion Hasani IX/2 i cili zuri vendin e...
20/01/2026

Viti i ri shkollor 2026, filloi me rezultate te shkëlqyeshme nga nxënësit tanë, Blerion Hasani IX/2 i cili zuri vendin e Parë, Liburn Hasani IX/1 vendi i Tretë.

Blerioni dhe Liburni ishin pjesë e garës EUREKA 13, të organizuar nga Shkolla Hasan Nahi, Lipjan.
Nxënës ju jeni krenaria jonë, duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese në realizimin e aspiratave tuaja shkencore.

14/01/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër, nxënës dhe ju staf i shkollës, ju njoftojmë që nesër rifillon mësimi me orar të rregullt pasi që sot patëm një defekt në ngrohtoren e shkollës mirëpo u sajua problemi dhe gjendja e ngrohtorës u kthy ne funksion, Faleminderit!

NJOFTIMTë nderuar prindër, të dashur nxënës dhe ju staf i shkollës sonë, ju njoftojmë se Neser me datë 12.01.2026 dotë f...
11/01/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër, të dashur nxënës dhe ju staf i shkollës sonë, ju njoftojmë se Neser me datë 12.01.2026 dotë filloj Gjysmëvjetori i Dytë me orar tê rregullt.
Drejtoria e shkollës ju dëshiron shëndet, suksese dhe një vit të mbarë të gjithë.

07/01/2026

NJOFTIM

Të nderuar prinder, te dashur nxënës dhe ju staf i respektuar, ju njoftojmë që mësimi i paraparë të filloj neser është shty përshka të gjendjes së krijuar nga vërshimet që po ndodhin në vendin tonë.
Ministria e Arsimit,Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për shtyrjen e fillimi të mësimit për gjysmëvjetorin e Dytë i cili do të filloj me datë 12.01.2026 ditë e Hënë.

Faleminderit në mirëkuptimin tuaj!

Nxënësit e klasëve të V-ta  të  shkollës sonë realizuan një vizitë në  Kazermën " New Born " të Forcës së  Sigurisë së K...
04/12/2025

Nxënësit e klasëve të V-ta të shkollës sonë realizuan një vizitë në Kazermën " New Born " të Forcës së Sigurisë së Kosovës
(FSK) në Gjilan , ku u pritën nga pjesëtarët e njësive ushtarake me mikpritje dhe profesionalizëm të lartë. Gjatë vizitës, nxënësit u njohën nga afër me misionin, detyrat dhe organizimin e FSK-së, si dhe me pajisjet moderne që përdoren ne operacionet e tyre të përditshme.
Nxënësit vizituan disa sektorë të kazermës, ku u shpjegua roli i secilës njësi, përfshirë trajnimin fizik, pajisjet teknike, automjetet ushtarake dhe mënyren e reagimit në situata emergjente.
Nxënësit patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë me ushtarët për përvojat e tyre, sfidat dhe rëndësinë e shërbimit ndaj vendit.
Në fund në shenjë falënderimi për FSK -në u dhanë mirënjohje në emër të shkollës sonë SHFMU "Dëshmorët e Vitisë" si dhe në emër të DKA-së .
Një falënderim për DKA-në për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e aktiviteteve tona.

Me respekt,
Aktivi i klasëve të V-ta.

Address

Vitina
0000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu "Dëshmorët e Vitisë" - Viti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share