Qendra e Biznesit Suharekë

Qendra e Biznesit Suharekë Qendra e Biznesit Suharekë

Përfaqësues të KFOR-it Zvicerran vizituan Kryetarin e Qendrës së Biznesit në Suharekë (QBS), z. Refki Zogaj.Gjatë takimi...
14/08/2026

Përfaqësues të KFOR-it Zvicerran vizituan Kryetarin e Qendrës së Biznesit në Suharekë (QBS), z. Refki Zogaj.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e bizneseve në Zonën Industriale në Shirokë dhe në Komunën e Suharekës në përgjithësi, me fokus të veçantë në ndikimin e situatës aktuale si dhe në zhvillimin ekonomik, investimet dhe aktivitetin e bizneseve.

Kryetari Zogaj vlerësoi interesimin dhe bashkëpunimin e KFOR-it Zvicerran me komunitetin e biznesit në Suharekë.

z.Refki Zogaj : “E vlerësojmë vizitën dhe interesimin e KFOR-it Zvicerran për gjendjen dhe sfidat e bizneseve në Komunën e Suharekës. Stabiliteti i vendit dhe institucional është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe investimet ne vend .
Si QBS, mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim dhe përfaqësim të interesave të komunitetit të biznesit.”

Refki Zogaj
Kryetar i Qendrës së Biznesit Suharekë

Kryetari i Qendrës së Biznesit në Suharekë (QBS), z. Refki Zogaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “MATTIK School”, ...
27/07/2026

Kryetari i Qendrës së Biznesit në Suharekë (QBS), z. Refki Zogaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “MATTIK School”, një qendër private për edukim joformal dhe kurse plotësuese, e dedikuar për zhvillimin e njohurive dhe aftësive të fëmijëve dhe të rinjve.
Pjesëmarrja e Kryetarit të Qendrës së Biznesit në Suharekë në këtë ngjarje dëshmon mbështetjen e vazhdueshme të QBS-së për iniciativat që promovojnë arsimin, inovacionin dhe zhvillimin e aftësive të gjeneratave të reja. “MATTIK School” synon të ofrojë një mjedis modern të të nxënit, me programe në fushën e matematikës, teknologjisë, kodimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke kontribuar në përgatitjen e të rinjve për sfidat e së ardhmes.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të institucioneve, bizneseve, shkollave, mediave, mësimdhënës, prindër, nxënës, si dhe miq e bashkëpunëtorë të shumtë. Me këtë rast, organizatorët falënderuan të gjithë të pranishmit për mbështetjen, duke theksuar se hapja e kësaj qendre përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt promovimit të dijes, kreativitetit, inovacionit dhe përgatitjes së të rinjve për të ardhmen.
Qendra e Biznesit në Suharekë mbetet e përkushtuar të mbështesë iniciativa që nxisin edukimin, sipërmarrjen, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, sektorit privat dhe komunitetit, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

Qendra e Biznesit në Suharekë mori pjesë në prezantimin publik të Draft Planit Rregullues të Hollësishëm për Zonën Ekono...
26/07/2026

Qendra e Biznesit në Suharekë mori pjesë në prezantimin publik të Draft Planit Rregullues të Hollësishëm për Zonën Ekonomike në Duhël
Kryetari i Qendrës së Biznesit në Suharekë, z. Refki Zogaj, së bashku me anëtarët e Bordit morën pjesë në prezantimin publik të Draft Planit Rregullues të Hollësishëm për Zonën Ekonomike në Duhël, takim i organizuar për të prezantuar zgjidhjet e propozuara për zhvillimin e kësaj zone me rëndësi strategjike për komunën.
Gjatë prezantimit, pjesëmarrësit u informuan në detaje për përmbajtjen e draft planit dhe patën mundësinë të paraqesin komentet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, me qëllim që dokumenti përfundimtar të reflektojë nevojat dhe interesat e komunitetit të biznesit dhe qytetarëve.
Qendra e Biznesit në Suharekë e vlerëson këtë proces si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të favorshme për zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve dhe zgjerimin e aktiviteteve afariste në komunë.
Qendra e Biznesit në Suharekë gjithashtu mori pjesë edhe takimin konsultues te hartimit te Planit Rregullues të Hollësishëm për Zonën Industriale Shirokë, një proces me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor të komunës.
Gjatë prezantimit, pjesëmarrësit u njohën me zgjidhjet e propozuara për zhvillimin e zonës industriale dhe patën mundësinë të paraqesin komentet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, me qëllim përmirësimin e dokumentit përfundimtar.

QBS do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla dhe të përfaqësojë interesat e bizneseve lokale, duke kontribuar me propozime konkrete në proceset e planifikimit dhe zhvillimit ekonomik të komunës së Suharekës.

Qendra e Biznesit në Suharekë mbështet angazhimin për rritjen e            sigurisë publike .Në kuadër të bashkëpunimit ...
26/07/2026

Qendra e Biznesit në Suharekë mbështet angazhimin për rritjen e sigurisë publike .

Në kuadër të bashkëpunimit institucional për forcimin e sigurisë publike, Kryetari i Qendrës së Biznesit në Suharekë, z. Refki Zogaj, së bashku me anëtarët e Bordit, morën pjesë në një takim të organizuar nga Stacioni Policor në Suharekë.
Takimi u fokusua në koordinimin e veprimeve dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit veror. Vëmendje e veçantë iu kushtua organizimeve familjare, veçanërisht dasmave, sigurisë në komunikacion, si dhe mbarëvajtjes së rendit në hapësirat publike.
Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me bizneset lokale, duke përfshirë sallonet e dasmave, pikat e karburanteve dhe klubet e natës, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët gjatë muajve të verës.
Në emër të Qendrës së Biznesit në Suharekë, z. Refki Zogaj konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe theksoi se bizneset kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të rregullave.
Ai gjithashtu bëri të ditur se Qendra e Biznesit do të vazhdojë të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet institucioneve dhe bizneseve të komunës, duke nxitur komunikim të rregullt dhe koordinim të vazhdueshëm në interes të komunitetit.

🌍 – Dita e Tokës  - Per nje Ambient te Paster Dita e Tokës – Angazhim për një mjedis më të pastër Me rastin e Dita e Tok...
23/04/2026

🌍 – Dita e Tokës - Per nje Ambient te Paster
Dita e Tokës – Angazhim për një mjedis më të pastër
Me rastin e Dita e Tokës, në Suharekë u organizua një aktivitet gjithëpërfshirës për pastrimin e ambientit, ku morën pjesë institucione lokale, qytetarë dhe organizata të ndryshme.
Në këtë aktivitet u angazhua edhe Qendra e Biznesit Suharekë, se bashku me shume biznese te komunes se Suharekes duke dhënë kontribut të rëndësishëm në organizim dhe mobilizim të bizneseve për një mjedis më të pastër.
Një kontribut të veçantë dhanë edhe ekipet nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Suharekë, Komuna e Suharekes nxënës të Shkollave ,Policia e Kosoves ,Njesia e Zjarrfiksave ,NPL Eko-Theranda ,EKO Regjioni dhe shume institucione te ndryshme të cilat iu bashkuan aksionit me përkushtim dhe energji pozitive.
Pjesëmarrësit u angazhuan në pastrimin e rrugëve, parqeve dhe hapësirave publike, me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.
Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e vetëdijes kolektive.
Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë se përmes bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët, mund të kontribuojmë në një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme për komunitetin tonë.

🌍 – Dita e TokësFtojmë bizneset në Suharekë t’i bashkohen aksionit për pastrimin e Zonës Industriale në Shirokë e organi...
22/04/2026

🌍 – Dita e Tokës

Ftojmë bizneset në Suharekë t’i bashkohen aksionit për pastrimin e Zonës Industriale në Shirokë e organizuar nga Komuna e Suharekës. Kontributi juaj, bën ndryshim të madh për ambientin tonë.

Bashkohuni edhe ju! 🌱

Address

Suharekë
23000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38349790277

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Biznesit Suharekë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qendra e Biznesit Suharekë:

Shortcuts

Share