14/09/2026
Drejtoria dhe stafi i shkollës shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë për profesorin Hilmi Haziraj, me rastin e pensionimit të tij, pas një karriere të gjatë të përkushtuar ndaj arsimit dhe nxënësve.
Prof. Hilmi Haziraj ishte pjesë e arsimit që nga viti 1990, duke ushtruar me përkushtim profesionin e mësimdhënësit. Me ardhjen e ditëve të vështira të luftës, ai u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke dhënë kontributin e tij në një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë.
Menjëherë pas përfundimit të luftës, ai iu rikthye profesionit të tij dhe vazhdoi rrugëtimin në atë që e kishte zgjedhur si mision jetësor, profesionin fisnik të mësimdhënies.
Për vite me radhë, prof. Hilmi Haziraj kontribuoi në edukimin dhe përgatitjen profesionale të shumë gjeneratave të nxënësve në fushën e Energjitikës, duke përcjellë jo vetëm njohuri profesionale, por edhe përvojë, përgjegjësi dhe vlera njerëzore.
Sot, teksa mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës profesionale, mbetet pas një gjurmë e çmuar në historinë e shkollës sonë dhe në kujtesën e shumë nxënësve që patën fatin të mësojnë nga ai.
Ju urojmë shëndet, qetësi, lumturi dhe shumë vite të bukura në këtë kapitull të ri të jetës.
Me respekt dhe mirënjohje,
IAAP “Skënder Luarasi” - Suharekë