Shfmu "Sadri Duhla" - Duhël

Shfmu "Sadri Duhla" - Duhël Shfmu: "Sadri Duhla" - Duhël

📍NJOFTIM📍Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës/e, ju njoftojmë se shkolla jonë në bashkëpunim me DKA-në n...
31/08/2026

📍NJOFTIM📍

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës/e, ju njoftojmë se shkolla jonë në bashkëpunim me DKA-në në Suharekë ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027 i cili fillon nesër, më 1 shtator 2026 sipas orarit të rregullt mësimor.

Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju urojmë suksese dhe punë të mbarë gjatë vitit shkollor 2026/2027.

Miresevini në shkollë! 📖🖍️📚

Me respekt, drejtori Hamdi Rrafshi
Duhël, më 31.08.2026

📢 Njoftim për prindër/kujdestarë ligjorëTë nderuar prindër/kujdestarë,Ju njoftojmë se, pas pranimit të mjeteve të subven...
31/08/2026

📢 Njoftim për prindër/kujdestarë ligjorë

Të nderuar prindër/kujdestarë,

Ju njoftojmë se, pas pranimit të mjeteve të subvencionuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore, kërkohet që secili prind/kujdestar ligjor të plotësojë dhe nënshkruajë “Deklaratën e prindit/kujdestarit ligjor”.

📌 Me këtë deklaratë prindi/kujdestari konfirmon se:

* mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;
* tekstet dhe materialet janë siguruar dhe janë në dispozicion të nxënësit;
* të dhënat e deklaruara janë të sakta;
* tekstet shkollore që janë të destinuara për ripërdorim do t’i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor, në gjendje të përshtatshme.

Ju lutemi që deklaratën ta plotësoni me të dhënat e kërkuara dhe ta nënshkruani.

Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni kujdestarin/en e klasës.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin! 🤝

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

📢 NJOFTIM PËR NXËNËSIT DHE PRINDËRITTë nderuar prindër dhe nxënës,Ju njoftojmë se Ministria e Arsimit ka miratuar çmimet...
27/08/2026

📢 NJOFTIM PËR NXËNËSIT DHE PRINDËRIT

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Ju njoftojmë se Ministria e Arsimit ka miratuar çmimet e teksteve shkollore dhe ka bërë shpërndarjen e mjeteve financiare për prindërit.

Lusim prindërit që të kontaktojnë kujdestarët e klasave për t’u informuar se nga cilat shtëpi botuese duhet të blihen tekstet, në mënyrë që të sigurohen librat e përcaktuar dhe të rekomanduar nga mësimdhënësit përkatës.

📌 Katalogun zyrtar mund ta gjeni në faqen e MASh: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/
Prindërit që vërejnë mospërputhje në çmime mund ta raportojnë rastin në:
📞 +383 (0) 38 200 65 144
📞 +383 (0) 38 200 65 005

Gjithashtu, platforma eKosova mbetet e hapur për prindërit që ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore.

Me respekt
Drejtoria e shkollës

KOMUNIKATËMinistria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerje...
21/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Drejtoria e shkollës!

12/08/2026

Të nderuar prindër

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore është shtyrë deri me 14 gusht 2026 ( e premte).

Të gjithë prindërit që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, ju bëjmë thirrje të aplikoni sa më parë në menyrë që edhe shkolla të bëjë aprovimin e aplikimeve sa më shpejtë.

Kjo pastaj mundëson që Ministria e Arsimit të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekste mësimore.

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]
Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

🏆🤖 Kur talenti ushqehet me përkushtim, suksesi bëhet realitet.Sot, SHFMU “Sadri Duhla” – Duhël dëshmoi edhe një herë se ...
12/07/2026

🏆🤖 Kur talenti ushqehet me përkushtim, suksesi bëhet realitet.

Sot, SHFMU “Sadri Duhla” – Duhël dëshmoi edhe një herë se me punë, vizion dhe besim te nxënësit mund të arrihen rezultate të jashtëzakonshme. Në Super Finalen e Robotikës 2026, mes 250 shkollave nga e gjithë Kosova, ekipi ynë ishte ndër ekipet që spikatën me paraqitjen, kreativitetin dhe profesionalizmin e tyre.

Përgëzoj me zemër mentoren Besarta Përzhaku dhe nxënësit Butrint Bytyqi, Venis Bujari, Donjeta Rrafshi dhe Mendina S**a, të cilët me punën, përkushtimin dhe frymën ekipore përfaqësuan shkollën tonë në mënyrën më të denjë.

Ju nuk ish*t vetëm pjesëmarrës – ish*t ambasadorë të dijes, inovacionit dhe krenarisë së SHFMU “Sadri Duhla”. Urime për këtë sukses që na bën të gjithëve krenarë! 👏🏆🤖

🏆 Sukses në Olimpiadën e Fizikës 🏆Me krenari njoftojmë se nxënësit tanë:🔹 Maksut Bujari 🥇🔹 Majlinda Rrafshi 🥇🔹 Orgesa Rr...
19/06/2026

🏆 Sukses në Olimpiadën e Fizikës 🏆

Me krenari njoftojmë se nxënësit tanë:
🔹 Maksut Bujari 🥇
🔹 Majlinda Rrafshi 🥇
🔹 Orgesa Rrafshi 🥇

Janë nderuar me mirënjohje nga Drejtoria Komunale e Arsimit për suksesin e arritur në Olimpiadën e Fizikës në nivel komunal dhe republikan.
Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe talentit të nxënësve tanë, si dhe i angazhimit profesional të mësimdhënësit të fizikës, Mr. Valon Trolli.
Urime nxënësve dhe mësimdhënësit për këtë arritje që na bën krenarë të gjithëve!

Hamdi Rrafshi
Drejtor i Shkollës

🎓 Urime Semimatura 2026! 🎓Sot, me shumë krenari dhe emocion, përcjellim gjeneratën e semimaturantëve që po përmbyll një ...
12/06/2026

🎓 Urime Semimatura 2026! 🎓

Sot, me shumë krenari dhe emocion, përcjellim gjeneratën e semimaturantëve që po përmbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre shkollore.

Në emër të Drejtorisë së shkollës, kujdestarëve të klasave dhe të gjithë mësimdhënësve, ju falënderojmë për punën, përkushtimin dhe respektin që keni treguar gjatë këtyre viteve. Ishte kënaqësi dhe privilegj t’ju shoqërojmë në rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe formimit tuaj si të rinj e të reja.

Një falënderim i veçantë shkon për prindërit, të cilët kanë qenë mbështetës të vazhdueshëm në edukimin dhe suksesin e fëmijëve të tyre, si dhe për stafin e shkollës për angazhimin e palodhshëm gjatë gjithë këtyre viteve.

Të dashur nxënës, ju urojmë shumë suksese në rrugëtimin e mëtejmë arsimor dhe jetësor. Ruani kujtimet më të bukura nga shkolla jonë dhe vazhdoni të ndiqni ëndrrat tuaja me guxim, vullnet dhe përkushtim.

Urime përfundimi i semimaturës dhe suksese në çdo hap të së ardhmes suaj!

Me respekt,

Drejtoria e Shkollës,
Kujdestarët e Klasave dhe Mësimdhënësit

Shkolla jonë ndihet krenare për ish-nxënësin tonë, Festlind Griashta, futbollist i Kombëtares së Kosovës dhe i FC Ballka...
10/06/2026

Shkolla jonë ndihet krenare për ish-nxënësin tonë, Festlind Griashta, futbollist i Kombëtares së Kosovës dhe i FC Ballkanit.

Sot, Festlindi është pjesë e ekipit të Ballkanit nga Suhareka dhe njëkohësisht përfaqëson me dinjitet Kombëtaren e Kosovës. Ai konsiderohet ndër talentet më të mëdha dhe më premtuese të futbollit në vendin tonë.

Të urojmë shëndet, suksese dhe shumë arritje të tjera në karrierën tënde sportive. Shkolla jonë është krenare me ty!

Urime Festlind Griashta, ylli ynë në ngjitje! 🏆

Address

Suharekë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu "Sadri Duhla" - Duhël posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share