Kopshti i Fëmijëve "Harea"

Kopshti i Fëmijëve "Harea" Kopshti i Femijeve Harea

🌈 Gjurmët e mia në kopsht 🌈Përmes aktivitetit “Gjurmët e mia në kopsht”, secili fëmijë shprehu dëshirat e tij për këtë v...
09/09/2026

🌈 Gjurmët e mia në kopsht 🌈
Përmes aktivitetit “Gjurmët e mia në kopsht”, secili fëmijë shprehu dëshirat e tij për këtë vit dhe la gjurmën e parë të një kapitulli të ri.
Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me të qeshura, miqësi, mësime të bukura dhe shumë kujtime të paharrueshme!
Mirë se erdhët në një vit të ri plot aventura!

NJË AVENTURË E RE SAPO FILLOi! Me shumë emocion po nisim një tjetër rrugëtim ku çdo ditë sjell zbulime të reja, lojëra, ...
04/09/2026

NJË AVENTURË E RE SAPO FILLOi!

Me shumë emocion po nisim një tjetër rrugëtim ku çdo ditë sjell zbulime të reja, lojëra, mësime, shoqëri dhe momente të bukura👫👬👭
Çdo hap i vogël është një mundësi për të mësuar diçka të re, për të provuar, për të krijuar dhe për të fituar më shumë besim në vete.
Le ta mbushim këtë vit me buzëqeshje, kureshtje, kreativitet dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat tona ❤️
Gati për të nisur aventurën🫶
Mirë se erdhe viti i ri shkollor📚

Një aventur e re sapo fillo📚📚🥰
01/09/2026

Një aventur e re sapo fillo📚📚🥰

28/08/2026

Bëhu pjesë e kopshtit tonë 👬👫👭
Me dashuri dhe kujdes, në kopshtin e fëmijëve “Harea” hapim dyert për një vit të ri plot lojë, mësim dhe përjetime të bukura 🫶
Çdo ditë është një mundësi e re për të qeshur, për të mësuar gjëra të reja dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme së bashku.
Mirë se vini të gjithë fëmijët dhe prindërit në këtë udhëtim të mrekullueshëm të vitit të ri👨‍👩‍👧‍👦👭👫👬

26/08/2026

PRINDËR TË DASHUR 🌸

Pas një pushimi veror ju njoftojmë se të premten, më 28 gusht, fillon regjistrimi i fëmijëve në kopsht 😊

Parashkollorët dhe grupmoshat e tjera i pret një vit i ri plot dashuri, kujdes, lojë dhe mësim.

🏫 Kopshti “Harea” është institucion i licencuar nga MASHTI dhe ofron program mësimor të bazuar në Kurrikulën e Kosovës.

👩‍🏫 Kopshti ynë ofron:
👶 Qëndrim ditor për fëmijët
📚 Mësim plotësues për nxënësit e klasave I–V
✏️ Mësim individual sipas nevojave të nxënësve.

Te ne fëmijët do të kenë një ambient të pastër, të sigurt dhe të përshtatshëm për zhvillimin e tyre, me një staf të kualifikuar, profesional dhe të dashur ❤️

📞 Për regjistrim dhe informata të tjera mund të paraqiteni në institucionin tonë ose të na kontaktoni në numrin: 044 401 447

Mirë se vini në familjen tonë 🥰

Me respekt,
Kopshti i Fëmijëve “Harea” ❤️

31/07/2026

Përfundoi edhe një vit shkollor plot buzëqeshje, lojëra e mësime të bukura!
Fëmijët tanë janë rritur, kanë mësuar e janë zbavitur çdo ditë pranë njëri-tjetrit dhe ne jemi krenarë për secilin prej tyre👫👭👬
Tani është koha për pushime verore ☀️
Na mungoni që tani, por mezi presim të shihemi sërish në shtator për aventura të reja dhe përqafime të ngrohta ❤️💙
Ju urojmë një verë të shëndetshme dhe plot momente të bukura 🥰🌼

🌿 Summer Camp – Dita e Pestë 🌿Sot aventura jonë vazhdoi me eksplorimin në natyrë. Fëmijët patën mundësinë të vëzhgojnë b...
21/07/2026

🌿 Summer Camp – Dita e Pestë 🌿
Sot aventura jonë vazhdoi me eksplorimin në natyrë.
Fëmijët patën mundësinë të vëzhgojnë bukuritë e mjedisit, të zbulojnë gjëra të reja, të luajnë dhe të mësojnë përmes përvojës.
Çdo hap në natyrë u shndërrua në një mundësi për të nxitur kureshtjen, imagjinatën dhe dashurinë për ambientin që na rrethon.

💦 Summer Camp – Dita e Katërt🌈Sot dita jonë ishte e mbushur me lojë, energji dhe shumë buzëqeshje 🤸‍♀️Përmes lojërave dh...
20/07/2026

💦 Summer Camp – Dita e Katërt🌈

Sot dita jonë ishte e mbushur me lojë, energji dhe shumë buzëqeshje 🤸‍♀️

Përmes lojërave dhe sfidave argëtuese, fëmijët zhvilluan bashkëpunimin, komunikimin dhe vetëbesimin dhe kaluan momente të paharrueshme😊

Çdo lojë ishte një mundësi për të mësuar, për t'u argëtuar dhe për të krijuar kujtime të bukura.

💛 Kopshti i Fëmijëve "Harea" – aty ku çdo ditë është një aventurë!

☀️ Summer Camp – Dita e Tretë 🏊‍♀️💦Sot ishte një ditë plot freski, argëtim dhe emocione të bukura!Fëmijët  tanë shijuan ...
17/07/2026

☀️ Summer Camp – Dita e Tretë 🏊‍♀️💦
Sot ishte një ditë plot freski, argëtim dhe emocione të bukura!
Fëmijët tanë shijuan aktivitetin në pishinë ku përmes lojërave në ujë kaluan momente të paharrueshme me shokët dhe shoqet e tyre.
Buzëqeshjet, gëzimi dhe energjia e tyre e bënë këtë ditë edhe më të veçantë.
Çdo aktivitet në Summer Camp është një mundësi për të mësuar, për t'u socializuar dhe për të krijuar kujtime të bukura verore.
Vazhdojmë së bashku me aventura të reja ☀️

Address

Rr. Hajdin Berisha
Suharekë
23000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kopshti i Fëmijëve "Harea" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category