20/07/2026
Pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të shkollës
Sot u realizua pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të shkollës. Detyra u dorëzua nga ushtruesi i detyrës, Urim Kyqyku, te drejtoresha Sadije Lumi, në praninë e drejtorit të Arsimit, Remzi Bajselmani, dhe zyrtares komunale, Begishe Basha.
Me këtë rast, z. Urim Kyqyku shpreh falënderimin e tij të sinqertë për të gjithë nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për bashkëpunimin, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës. Ai vlerëson kontributin e secilit në arritjet dhe mbarëvajtjen e punës së shkollës.
Drejtoreshës Sadije Lumi i urojmë suksese në detyrën e re, mbarësi në punë dhe arritje të shumta në udhëheqjen e institucionit tonë.