05/06/2026
FESTA E ABETARËS 🎉
Klasa I/1
05.06.2026
Pas një viti të mbushur me përkushtim, mësim dhe arritje, vogëlushët e klasës së parë festuan përfundimin e një etape shumë të rëndësishme në rrugëtimin e tyre drejt dijes!
Me krenari dhe gëzim, ata përmbyllën mësimin e Abetares, duke hedhur një hap të madh drejt botës së diturisë.
Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të rëndësishme! Ju urojmë shumë suksese, shëndet dhe rezultate të shkëlqyera në rrugëtimin tuaj shkollor.
Mësuesja:
Besire Gashi Bytyqi