School for Life

School for Life Mëso sot, që të shkëlqesh nesër!

28/08/2026

🌱 Regjistrimet janë hapur!

Fëmijët nuk kanë nevojë vetëm të mësojnë më shumë.
Kanë nevojë të mësojnë të besojnë në veten e tyre, të komunikojnë, të marrin iniciativa dhe të përballen me sfidat.

Pikërisht për këtë kemi krijuar Programin 3-mujor të Lidershipit – School for Life.

Gjatë programit, fëmijët do të punojnë përmes aktiviteteve, diskutimeve dhe situatave praktike mbi:
✨ vetëbesimin dhe njohjen e pikave të tyre të forta
✨ komunikimin dhe shprehjen e mendimit
✨ menaxhimin e frikës dhe dështimit
✨ empatinë dhe inteligjencën emocionale
✨ përgjegjësinë, iniciativën dhe mendësinë e rritjes

🎯 Qëllimi nuk është t'u mësojmë fëmijëve si të duken si liderë, por t'i ndihmojmë të zhvillojnë aftësi që do t'u duhen gjatë gjithë jetës.

📌 Program 3-mujor
📍 School for Life
📞 049 679 445
👉 Për regjistrim, plotësoni formularin:
🔗 https://docs.google.com/forms/d/1dQ2fkqqUmXQTH1Un3dFSaOoVR1YUpCfEwYXm1yH9Xr4/viewform

Vendet janë të kufizuara. 🌱

24/08/2026

📚 **REGJISTRIMET JANË HAPUR në School for Life!**

Një vit i ri shkollor është një mundësi e re për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar më shumë besim në vete.

Këtë vit regjistrimet janë të hapura për:

📗 **Mësim plotësues**
🇬🇧 **Kurs të Gjuhës Angleze**
🌱 **Programin 3-mujor të Lidershipit**

Punojmë në **grupe të vogla**, me **qasje individuale** dhe me fokus jo vetëm te rezultatet në mësim, por edhe te zhvillimi personal i fëmijës.

📞 **Për informata dhe regjistrim: 049 679445**

Vendet janë të kufizuara.

**Mëso sot që të shkëlqesh nesër! ✨**

Mëso sot, që të shkëlqesh nesër!

Fëmija im më duket sikur ka harruar gjithçka gjatë verës…Është një shqetësim që shumë prindër e kanë para fillimit të sh...
22/08/2026

Fëmija im më duket sikur ka harruar gjithçka gjatë verës…

Është një shqetësim që shumë prindër e kanë para fillimit të shkollës.

Pas javëve të pushimit, është krejt normale që fëmijës t’i duhet pak kohë për t’u rikthyer te leximi, shkrimi, llogaritja dhe përqendrimi.

Mos filloni me presion. 🌱
Filloni me hapa të vegjël.

📖 Pak lexim së bashku.
✏️ Disa ushtrime të thjeshta.
💬 Një bisedë për atë që mban mend nga viti i kaluar.

Dhe para se të përqendrohemi te ajo që ka harruar, **le të shohim çfarë di dhe sa shpejt mund ta rikthejë me pak mbështetje.**

Fëmijët nuk kanë nevojë ta fillojnë vitin shkollor perfekt.

**Kanë nevojë ta fillojnë me besim se mund t’ia dalin përsëri.** 💚

🌱 **School for Life**
*Mëso. Zbulo. Rritu.*

21/08/2026

School for Life nuk është vetëm mësim. 🌱

Është të pyesësh, të provosh, të shprehësh mendimin tënd dhe të fitosh besim në vete.

Është edhe të kuptojmë se edukimi funksionon më mirë kur fëmijët, prindërit dhe mësuesit rriten së bashku.

Sepse për ne, edukimi është më shumë se një notë.

School for Life
Mëso. Zbulo. Rritu.

Ndonjëherë, para fillimit të shkollës, ne prindërit mendojmë për libra, orare, detyra dhe rezultate.Por para gjithë këty...
18/08/2026

Ndonjëherë, para fillimit të shkollës, ne prindërit mendojmë për libra, orare, detyra dhe rezultate.

Por para gjithë këtyre, ia vlen të ndalemi pak dhe të kuptojmë **si ndihet vetë fëmija për vitin që po fillon.** 🌱

Një bisedë e thjeshtë mund të na tregojë çfarë e gëzon, çfarë dëshiron të arrijë dhe çfarë mund ta shqetësojë.

Provoni sot këto 3 pyetje.

Dhe këtë herë, mos u ngutni t'i jepni këshillë apo zgjidhje. **Vetëm dëgjojeni.** ❤️

Ndonjëherë ajo që fëmija ka më shumë nevojë të dijë është se mund të flasë dhe do të dëgjohet.

**Cilën nga këto 3 pyetje do t'ia bënit fëmijës tuaj sonte?**

Edhe pak javë dhe fillon shkolla. 📚Nuk kemi nevojë t'ua ndryshojmë fëmijëve gjithë rutinën brenda një dite.Mund të fillo...
16/08/2026

Edhe pak javë dhe fillon shkolla. 📚

Nuk kemi nevojë t'ua ndryshojmë fëmijëve gjithë rutinën brenda një dite.

Mund të fillojmë që tani, me gjëra të vogla: pak më herët në gjumë, pak më pak ekran në mbrëmje dhe disa minuta lexim gjatë ditës.

Ndryshimet e vogla këto ditë mund ta bëjnë shumë më të lehtë rikthimin në shkollë.

**Po te ju, cila është më e vështira pas pushimeve: gjumi, telefoni apo rikthimi te mësimi?**

25/06/2026

🚀 Çdo arritje e tyre është një fitore për të gjithë ne.

24/06/2026

🦋 Sot i dëgjojmë me krenari këta që janë zemra e qendrës sonë – nxënësit tanë.

23/06/2026

🌟 Besimi i nxënësve tanë është motivimi ynë më i madh.

20/06/2026

🤝 Së bashku kemi mësuar, jemi rritur dhe kemi krijuar kujtime të bukura.

Address

Rruga Hazir Selimaj
Suharekë
23000

Telephone

+38349679445

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when School for Life posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to School for Life:

Share

Category