20/06/2026
Gjimnazi “Jeta e re” – në krye të sukseseve edhe këtë vit
Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”, organizoi një program kulturor dhe ceremoni solemne për ndarjen e mirënjohjeve për nxënësit e dalluar, të cilët kanë shënuar suksese dhe arritje në olimpiada të ndryshme në nivel komunal dhe republikan.
Edhe kësaj radhe, nxënësit e Gjimnazit “Jeta e re” dëshmuan përkushtimin, talentin dhe punën e palodhshme, duke dominuar me një numër rekord prej 18 mirënjohjesh.
Mirënjohjet u ndanë nga kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, dhe drejtori i DKA-së, z. Remzi Bajselmani, ndërsa nxënësit tanë të vlerësuar janë:
1. Adea Kuçi, kl. XII (3 mirënjohje)
2. Bleron Berisha, kl. XII (2 mirënjohje)
3. Drion Kafexholli, kl. XI (3 mirënjohje)
4. Eros Kabashi, kl. X
5. Anita Matoshi, kl. XII
6. Nina Berisha, kl. X
7. Erleta Lumi, kl. XI
8. Jon Basha, kl. XI
9. Rinesa Abdullahu, kl. XII
10. Era Gashi, kl. X
11. Nertina Sopa, kl. X
12. Morena Kuçi, kl. X
13. Fjona Kabashi, kl. XI
Ceremonia u moderua me profesionalizëm nga nxënësja jonë Ledisa Gashi, ndërsa programi artistik u pasurua nga performanca e talentuar e Lina Ahmetit, e cila interpretoi një këngë dhe mori pjesë edhe në një valle tradicionale së bashku me nxënësin Butrint Bytyqi.
Vlen të theksohet se gjatë vitit shkollor 2025/2026, nxënësit e Gjimnazit “Jeta e re” kanë shënuar rezultate të jashtëzakonshme edhe në fusha të tjera, duke fituar çmime dhe vlerësime në nivel komunal, republikan dhe mbarkombëtar në sport, ese, krijimtari artistike dhe aktivitete të tjera.
Këto arritje janë dëshmi e përkushtimit të nxënësve tanë, punës së palodhshme të mësimdhënësve dhe mbështetjes së vazhdueshme të prindërve.
Për sukseset e Gjimnazit “Jeta e re” ndihemi krenarë ne si shkollë, por po aq krenarë duhet të ndihen edhe Komuna e Suharekës, DKA-ja dhe të gjithë qytetarët e Suharekës. Ndonjëherë, rezultatet flasin më fuqishëm se çdo vlerësim.
Urime të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve për këto arritje të shkëlqyera! 🏆🥇🥈🥉🏅