16/02/2026
Sot, me një program modest kulturo-artistik të dhënë nga nxënësit tanë, festuam 18-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës-17 Shkurtin.
Kjo është një ditë historike që simbolizon sakrificën, rezistencën dhe ëndrrën e realizuar për liri e shtetësi. Ky është momenti për t’i kujtuar të gjithë ata që kontribuan me mund, dije e gjak për këtë ditë të madhe, e për të cilën shumë e shumë gjenerata dhanë kontributin e tyre. Por ajo që vulosi Kosovën shtet është UÇK-ja, si dhe tërë populli që kontribuoi në forma të ndryshme, vetëm e vetëm për të hequr armikun shekullor serbo-sllav.
Kosova është dëshmi e forcës së një populli që kurrë nuk u dorëzua deri në pavarësinë e saj dhe që sot ecën krenar drejt një të ardhmeje të ndritur. Me shpresë, unitet e përkushtim, ne vazhdojmë të ndërtojmë një shtet demokratik, të fortë e të zhvilluar.
Gëzuar këtë Ditë të Madhe për ju, nxënës, mësimdhënës e prindër, si dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jeni!
Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Urojmë që gjithmonë të jesh e lirë, e begatë dhe e suksesshme!
Me respekt,
Drejtori dhe stafi i shkollës.