27/11/2025
Në vigjilje të festave të nëntorit, sot në shkollën tonë, në të dyja paralelet, u organizuan aktivitete të ndryshme kulturo-artistike me nxënësit e ciklit 0–5. Urime festat e nëntorit!
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët "Razim Cokli" në Brod, Shtërpcë
27/11/2025
Në vigjilje të festave të nëntorit, sot në shkollën tonë, në të dyja paralelet, u organizuan aktivitete të ndryshme kulturo-artistike me nxënësit e ciklit 0–5. Urime festat e nëntorit!
20/11/2025
Sot, në nder të festave të nëntorit, në bashkëpunim me shkollat tjera shqipe të komunës sonë, SHML “Kongresi i Manastirit” Firajë dhe SHFMU “Osman Mani” Firajë, organizuam një turnir në futboll dhe volejboll. Urime të gjithëve me rastin e festave të nëntorit!
Bektesh Bajrami
Drejtor i shkollës
Bashkëpunimi me komunitetin sjell vetëm gjëra të mira
Duke qenë e vetmja shkollë në komunën e Shtërpcës ku procesi mësimor është zhvilluar në dy ndërrime, kostoja e lartë e shpenzimeve dhe mundimi i prindërve për t’i sjellë fëmijët në të dyja ndërrimet kanë qenë një përpjekje e kahmotshme për të krijuar kushte që edhe në shkollën tonë procesi mësimor të zhvillohet në një ndërrim për të gjitha ciklet.
Kjo është bërë e mundur falë bashkëpunimit me komunitetin. Në paralelen e ndarë në Brod 2, me investimin e afaristit tonë që jeton në Gjermani, z. Përparim Zejnullahu, është bërë e mundur që procesi mësimor të zhvillohet në një ndërrim që nga fillimi i vitit shkollor, më 1 shtator 2025.
Falë iniciativës së z.Bekim Avdiut dhe kontributit të shumë vullnetarëve si: Afir Sahiti, Tahir Sylejmani (Gjoni), Izja Ramadani, Shqiprim Misini, Orhan Rrahmani, Idriz Idrizi, Rrahman Rrahmani, Ramadan Rrahmani, Sadik Ymeri, Shpend Tusha,Orges Ymeri, Veton Rexhepi, Sali Idrizi, Laurim Shahini,Adonis Rexhepi, si dhe përkushtimit të mësimdhënësve dhe nxënësve, ju njoftojmë me kënaqësi se që nga e hëna, më 3 nëntor 2025, edhe në shkollën amë procesi mësimor do të zhvillohet në një ndërrim të vetëm, duke filluar nga ora 08:15, për të gjitha ciklet.
Ky është një hap i madh përpara në përmirësimin e kushteve të mësimit dhe një dëshmi se bashkëpunimi me komunitetin sjell gjithmonë rezultate pozitive.
Bektesh Bajrami
Drejtor i shkollës
15/10/2025
Nxënësit e klasës IX-1, nën organizimin e arsimtares së fizikës, vizituan Observatorin dhe Planetariumin e Kosovës në Shtime. Gjatë kësaj vizite, ata patën mundësinë të njihen me teknologjinë më të avancuar të teleskopëve dhe mënyrën se si realizohen vrojtimet astronomike. Kjo eksperiencë i ndihmoi nxënësit të kuptojnë më mirë fenomene të ndryshme të hapësirës dhe të zhvillojnë interesin për shkencat natyrore, veçanërisht fizikën dhe astronominë.
14/10/2025
Në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare, SHFMU “Razim Cokli” në Brod organizoi sot, më 14 tetor 2025, krosin vjeshtor, gjatë të cilit u mbajtën aktivitete të ndryshme sportive dhe argëtuese.
15/09/2025
Pas 44 viteve të përkushtuara në fushën e edukimit dhe arsimimit të brezave, sot përcollëm në pension arsimtarin Nazmi Tahiri. Drejtoria, stafi pedagogjik dhe nxënësit e shkollës i shprehin mirënjohjen më të thellë për kontributin e tij të çmuar dhe i urojnë shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë.
15/08/2025
Njoftim
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.
Për vitin shkollor 2025/2026, do të ndahen:
80 € për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;
80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore. Tekstet shkollore për nivelin VI-IX , sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016 për pajisjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, do të përdoren nga gjenerata e kaluar.
Procesi i aplikimit këtë vit do të jetë shumë më i lehtë, pasi llogaritë bankare të prindërve janë aktive nga vitet paraprake. Ashtu si në dy vitet e kaluara, mjetet financiare do të transferohen në xhirollogaritë bankare të prindërve.
Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar në kohë dhe çdo aplikim do të verifikohet nga shkolla përkatëse përpara transferimit të mjeteve.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5
MAShTI uron një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm për të gjithë nxënësit!
********************************
Obaveštenje
Ministarstvo obrazovanja, nauke, tehnologije i inovacija (MONTI) obaveštava da od danas možete da aplicirate za subvencionisanje školskih udžbenika i nastavnih materijala putem platforme e-Kosova.
Za školsku godinu 2025/2026, biće dodeljeno:
80 € za učenike od I do V razreda, za kupovinu udžbenika i nastavnih materijala;
80 € za učenike od VI do IX razreda, za kupovinu radnih sveski i nastavnih materijala. Udžbenici za nivo VI–IX, prema Administrativnom uputstvu br. 13/2016 o obezbeđivanju, korišćenju i čuvanju istih, koristiće se od prethodne generacije.
Proces apliciranja ove godine biće znatno lakši, jer su bankovni računi roditelja aktivni iz prethodnih godina. Kao i u protekle dve godine, finansijska sredstva biće prebačena na tekuće račune roditelja.
Opštinski direktorijati za obrazovanje blagovremeno su obaveštene i svaku prijavu verifikovaće nadležna škola pre prenosa sredstava.
Link za prijavu: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5
MONTI želi uspešnu i sretnu školsku godinu svim učenicima!
*************************************
Announcement
The Ministry of Education, Science, Technology and Innovation (MESTI) announces that from today you can apply for subsidizing textbooks and teaching materials through the e-Kosova platform..
For the 2025/2026 school year, will be allocated:
€80 for students from grades I to V, for the purchase of textbooks and teaching materials;
€80 for students from grade VI to grade IX, for the purchase of workbooks and teaching materials. Textbooks for levels VI-IX, according to Administrative Instruction No. 13/2016 on their provision, use and storage, will be used by the previous generation.
The application process this year will be much easier, as the parents' bank accounts are active from previous years. As in the past two years, the funds will be transferred to the parents' bank accounts.
Municipal Education Directorates have been notified in a timely manner and each application will be verified by the respective school before the transfer of funds.
Link for application: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5
MESTI wishes a happy and successful school year to all students!
08/07/2025
Sot, më datë 08.07.2025, u bë shpërndarja e dëftesave për nxënësit e klasave të IX-ta. Me këtë rast, të gjithë nxënësve u dëshirojmë suksese në etapat e ardhshme të edukimit dhe shkollimit të tyre.
Suksese!
28/05/2025
Sot, së bashku me ShFMU “Osman Mani” nga Firaja, organizuam një ekskursion me nxënësit e klasave VI, VII, VIII dhe IX.
Itinerari i udhëtimit ishte: Brod – Liqeni i Mjellmave (Shtime) – Prekaz (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”) – drekë në “Jora Center”, Komoran – Ujëvarat e Mirushës – Prizren – Prevallë – Brod.
20/05/2025
19/05/2025
Vizitë në Muzeun Etnografik në Brod
Në kuadër të njësisë mësimore “Vizita në institucione artistike” nga lënda Arti figurativ, dhe në bashkëpunim me arsimtarin e gjuhës shqipe, z. Ilaz Idrizi, në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare, arsimtari i artit, prof. Labinot Sahiti, organizoi një vizitë edukative në Muzeun Etnografik në lagjen Elezaj në Brod për nxënësit e klasës së 6 dhe të 8.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja më e afërt me elementet e trashëgimisë kulturore dhe artistike të trevës sonë, të paraqitura përmes një koleksioni të pasur të punimeve artizanale tradicionale. Nxënësit patën mundësinë të shohin nga afër objekte të ndryshme të përdorimit të përditshëm nga shekulli XX (1900–1999), si: vegla pune, enë, veshje, orendi, mjete ndriçimi, bizhuteri, zbukurime personale dhe të shtëpisë.
Kjo vizitë jo vetëm që pasuroi njohuritë e nxënësve për trashëgiminë kulturore, por gjithashtu shërbeu si një përvojë praktike dhe inspiruese, e cila u mirëprit me shumë entuziazëm nga ta. Aktiviteti u vlerësua si një formë e suksesshme e të mësuarit jashtë klasës, duke nxitur ndërlidhjen ndërmjet lëndëve dhe përforcimin e vlerave kulturore.
15/05/2025
Festa e Abetares
Me poezi, këngë dhe valle, sot në shkollën tonë u shënua me gëzim Festa e Abetares. Nxënësit festuan përfundimin e librit të tyre të parë, duke sjellë emocione dhe krenari për prindërit e mësuesit.
| Monday | 08:00 - 17:00 |
| Tuesday | 08:00 - 17:00 |
| Wednesday | 08:00 - 17:00 |
| Thursday | 08:00 - 17:00 |
| Friday | 08:00 - 17:00 |