Fshati Petrovë

Fshati Petrovë

Share

Në këtë faqe ju do të njoftoheni për çdo aktivitet që ne marrim apo do ta marrim ne Fshatin t Vërejtje: Çdo koment i pa kuptimtë apo i pa bazë do të fshihet.

Në këtë faqe ju do të njoftoheni për çdo aktivitet që ne marrim apo do ta marrim ne Fshatin tonë!

Photos from Fshati Petrovë's post 04/04/2026

Dekorim me Medalje Presidenciale për veprimtarin Zeqir Rexhaj

Zeqir Rexhaj, i lindur më 31.12.1952 në fshatin Petrovë, Komuna e Shtimes, ishte një veprimtar i dalluar me një jetë të pasur në aspektin ideologjik dhe kombëtar, i udhëhequr nga ndjenja të thella patriotike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Veprimtaria e tij lidhet ngushtë me themelimin dhe angazhimin politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ishte ndër organizatorët kryesorë në fshatin Petrovë, të cilët që në vitet ’90 u angazhuan në organizimin e rezistencës, përfshirë edhe blerjen e armatimit për rezistencë kundër armikut serb, së bashku me organizatorët e tjerë të fshatit Petrovë, si dhe në organizimin e demonstratave dhe aktiviteteve kundër pushtetit serb.

Kontributi i tij shtrihej në shumë fusha të jetës së fshatit. Ai ishte udhëheqës i përkushtuar i fshatit, pjesëmarrës aktiv në Këshillin e Pajtimit të Gjaqeve, në Këshillin për Financcim si dhe në shumë aktivitete të tjera me rëndësi për komunitetin.

U nda nga jeta më 27.06.2013, duke lënë pas një boshllëk të madh në familje dhe në fshatin Petrovë.

Më 30.03.2026, ai u dekorua me Medaljen Presidenciale për kontribut të shquar në shërbim të çështjes kombëtare.
Ky nderim i dedikohet familjes së tij dhe mbarë fshatit Petrovë.

Photos from Fshati Petrovë's post 20/03/2026

Festa e Bajramit 2026

Pas një muaji në adhurim, agjërim, namaz dhe vepra të mira, sot shënohet festa e Fitër Bajramit!
Në xhaminë e fshatit Petrovë, sot u fal namazi i Bajramit nga shumë besimtarë të fshatit.

Urime të gjithë banorëve të fshatit dhe besimtarëve myslimanë në mbarë botën!

Gëzofshi gjithmonë të lumtur pranë familjeve tuaja, në atdheun tonë të lirë!

Gëzuar festa e Fitër Bajramit!
Petrovë, 20 mars 2026

Me respekt,
Kryesia e fshatit Petrovë!

Photos from Fshati Petrovë's post 14/12/2025

Sot me datē 14 dhjetor 2025 bëhen 27 vite nga rënia e dëshmorëve në malet e Pashtrikut

Sot u nderuan me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Shtime të rënë në malet e Pashtrikut më 14 dhjetor 1998, ku ne mesin e 41 deshmorëve jan edhe dy dëshmorët nga Petrova Fadil Rash*ti dhe Kadri Ademaj.

Të veshure me vetura luksoze e nëpër rrugë me asfalt, nuk e patëm të vështir të mbërrinim tek varrezat, kjo për arsye se këta deshmor e shumë luftëtar të tjerë kishin ecur para 27 viteve në kushte shumë më të rënda nëper malet e Pashtrikut që ne sot ta kemi shumë më të leht lëvizjen.

Këta kandila lirie që ndriquan natën e 14 dhjetorit, vazhdojnë t'i bëjnë dritë vendit edhe sot e kësaj dite!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri!

07/12/2025

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐐𝐙-𝐬ë

Ju njoftojmë se shërbimet digjitale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë: – aplikimin për regjistrim për votim jashtë Kosovës (diaspora.kqz-ks.org),
– verifikimin dhe ndryshimin e Qendrës së Votimit (qv.kqz-ks.org), dhe
– aplikimin për certifikim të subjekteve politike (apliko.kqz-ks.org),

tashmë janë funksionalizuar dhe janë plotësisht të qasshme për qytetarët.

Për çfarëdo pyetjeje ose asistence, mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve të KQZ-së në numrat:
+383 38 213 100 | +383 38 213 200
WhatsApp dhe Viber: +383 46 610 061

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Photos from Fshati Petrovë's post 28/11/2025

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë!
Kjo ditë e shenjtë na bashkon rreth vlerave tona kombëtare, duke na kujtuar sakrificat, qëndresën dhe krenarinë për të qenë shqiptarë.

Kujtojmë me nderim:
Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, simbolin e parë të bashkimit dhe mbrojtjes së trojeve shqiptare.

Ismail Qemajlin, i cili më 28 Nëntor 1912 ngriti flamurin e pavarësisë në Vlorë.

Adem Jasharin, komandantin legjendar, që me familjen e tij u kthye në simbol të lirisë dhe sakrificës së Kosovës.

Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila i dha popullit tonë shpresën dhe forcën drejt çlirimit.

Dëshmorët e fshatit Petrovë –
Xhemshir Xhemshiri, Fadil Rash*ti dhe Kadri Ademaj, të cilët ranë për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Lavdi e përjetshme për ta dhe për të gjithë dëshmorët e kombit!

Urojmë që flamuri ynë të valojë gjithmonë me krenari dhe të na bashkojë rreth idealeve të dijes, lirisë dhe përparimit.

“Nëse ata kontribuan që të ngrihet Flamuri, ne duhet të kontribuojmë që të mos bjerë.”
— Hoxhë Enis Cakaj

23/09/2025

Njoftim!
Në përkujtim të 27-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit Xhemshir Emin Xhemshiri (1957–1998)
do të shfaqet dokumentari i cili i kushtohet jetës dhe veprës së dëshmorit.

Të dielën, më 28 shtator 2025,
Ora 16:00,
Në Sallën e Kulturës në Shtime

Ky dokumentar, sjell rrëfimin e plotë për jetën, veprimtarinë dhe sakrificën e dëshmorit, duke filluar nga fëmijëria në fshatin Petrovë, përkushtimi i tij ndaj dijes e familjes, angazhimi në mërgatë, deri tek bashkimi me radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënia heroike më 28 shtator 1998.

Në këtë premierë do të ndriçohet jo vetëm figura e Xhemshir Xhemshirit si luftëtar dhe atdhetar, por edhe historia e një brezi që me gjakun e tij vulosi lirinë që gëzojmë sot.

Të gjithë qytetarët, bashkëluftëtarët, familjarët dhe liridashësit janë të mirëseardhur të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore e kulturore.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Xhemshir Xhemshiri!

10/09/2025

Njoftim
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 56 vjeçare, ndërroi jetë bashkëfshatari ynë Shaban (Hidajet) Beqa.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot ( 10 shtator ), pas namazit të Ikindisë 16:14.

Në këto momente pikëllime ne lutemi që Allahu ta mëshiroj shpirtin e tij dhe familjes tu j*p forcë në përballimin këtij rasti!

31/08/2025

Njoftim për fillimin e vitit shkollor 2025–2026

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Ju njoftojmë se nesër, më 1 shtator 2025, fillon zyrtarisht viti i ri shkollor 2025–2026 në SHFMU “Bajram Curri” në Petrovë dhe në paralelen e ndarë në Mollopolc.

● Për këtë vit shkollor, mësimi do të zhvillohet me katër ndërrime, sipas orarit të mëposhtëm:
Ky orar vlen për shkollën në Petrovë ndërsa paralelja nē Mollopolc punon me orar të rregullt 45 minuta një orë!

Në Petrovë:

Ndërrimi I – nga ora 08:00 deri në 10:40 (6 orë, 25 minuta secila, me pauzë pas orës së 3-të).

Ndërrimi II – nga ora 10:50 deri në 13:30 (6 orë, 25 minuta secila, me pauzë pas orës së 3-të).

Ndërrimi III – nga ora 13:45 deri në 15:55 (4 orë, 30 minuta secila, me pauzë pas orës së 3-të).

Ndërrimi IV – nga ora 16:05 deri në 18:45 (5orë, 30 minuta secila, me pauzë pas orës së 3-të).

Ftojmë të gjithë nxënësit të jenë në shkollë me kohë dhe me pajisjet e nevojshme mësimore.
Urojmë një vit të mbarë dhe plot suksese për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit tanë!

Drejtori i shkollës :
Alban Rash*ti
SHFMU “Bajram Curri” – Petrovë

Want your school to be the top-listed School/college in Stimlje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Stimlje