ShF Emin Duraku Shtime

ShF Emin Duraku Shtime Faqe zyrtare e SHF "Emin Duraku" Shtime me paralelet në Davidovc, Lagje të Pajtimit dhe Belinc

🌷 FALËNDERIM 🌷SHF “Emin Duraku” shpreh mirënjohjen e sinqertë për Shtëpinë Botuese “Hamilton House” për dhuratën e çmuar...
15/09/2026

🌷 FALËNDERIM 🌷

SHF “Emin Duraku” shpreh mirënjohjen e sinqertë për Shtëpinë Botuese “Hamilton House” për dhuratën e çmuar – printerin për mësimdhënësit e Gjuhës Angleze.

Ky kontribut do të jetë një ndihmë e vlefshme në punën e përditshme në procesin mësimor.

Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin! 🌟

👮‍♂️ Vizitë edukative në Stacionin Policor në ShtimeMe rastin e Ditës së Policisë, pesë nxënës nga secila  klasaë e IV d...
04/09/2026

👮‍♂️ Vizitë edukative në Stacionin Policor në Shtime

Me rastin e Ditës së Policisë, pesë nxënës nga secila klasaë e IV dhe e V të Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Shtime zhvilluan një vizitë edukative në Stacionin Policor në Shtime.

Qëllimi i kësaj vizite ishte edukimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësve për rëndësinë e respektimit të rregullave, ligjit dhe normave të sigurisë, si dhe njohja më e afërt me rolin dhe përgjegjësitë e Policisë së Kosovës në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Gjatë vizitës, nxënësit u njoftuan nga afër me hapësirat e stacionit policor, mënyrën e funksionimit të tij, detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve policorë, si dhe me rregulla dhe informacione të rëndësishme që lidhen me sigurinë dhe bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit.

Përmes bashkëbisedimit dhe pyetjeve të nxënësve, kjo vizitë shërbeu si një përvojë e drejtpërdrejtë edukative, duke ndihmuar në kultivimin e respektit ndaj ligjit, institucioneve dhe figurës së zyrtarit policor.

Falënderojmë Stacionin Policor në Shtime dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës për mikpritjen, bashkëpunimin dhe kontributin në edukimin dhe informimin e nxënësve tanë.

Gëzuar Ditën e Policisë! 👮‍♀️👮‍♂️
Bashkë për një shoqëri më të sigurt dhe më të përgjegjshme!

01/09/2026

Urime fillimi i mbarë i vitit të ri shkollor! 📚🎒🌸
Qoftë një vit i mbushur me suksese, dije, gëzim dhe shumë arritje për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit! ✨

NJOFTIMTë nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,Ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2026/2027 fillon nesër, më 1 Shtato...
31/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2026/2027 fillon nesër, më 1 Shtator, e martë.

SHF “Emin Duraku” ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor.

Mësimi fillon në ora 08:00, dhe ora mësimore zgjat 45 minuta.

Për parafillorët do të fillojnë të thirren emrat e nxënësve veç e veç nga secila paralele nga ora 8:15, ndërsa për klasët e para, do të fillojnë të thirren emrat e nxënësve nga ora 8:30.

Ju njoftojmë gjithashtu se bartja e uniformës shkollore është e obligueshme për të gjithë nxënësit. Lusim prindërit dhe nxënësit që të respektojnë këtë rregull që nga dita e parë e fillimit të vitit shkollor.

Drejtoria e shkollës ju uron një vit të mbarë shkollor, me shëndet, suksese dhe arritje në mësim. Urojmë që ky vit i ri shkollor të jetë i mbushur me dije, bashkëpunim dhe rezultate të shkëlqyera për të gjithë nxënësit.

Me respekt,
Drejtoresha e SHF “Emin Duraku”
Floretë Abazi Gashi

27/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËR

Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore dhe zgjedhja e shtëpive botuese

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se, për vitin shkollor 2026/2027, është bërë përzgjedhja e shtëpive botuese për tekstet shkollore që do të përdoren nga nxënësit e SHF “Emin Duraku” – Shtime.

Ju lutemi që gjatë blerjes së teksteve të respektoni përzgjedhjen sipas klasave dhe lëndëve, si më poshtë:

📚 KLASAT E PARA

Të gjitha tekstet shkollore të blihen nga Shtëpia Botuese Dukagjini.

📚 KLASAT E DYTA

Të gjitha tekstet shkollore të blihen nga Shtëpia Botuese Dukagjini.

📚 KLASAT E TRETA

* Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Edukatë muzikore – Shtëpia Botuese Dukagjini.
* Lëndët e tjera – Shtëpia Botuese Albasi.

📚 KLASAT E KATËRTA

Të gjitha tekstet shkollore të blihen nga Shtëpia Botuese Dukagjini.

📚 KLASAT E PESTA

Të gjitha tekstet shkollore të blihen nga Shtëpia Botuese Dukagjini.
🇬🇧 GJUHA ANGLEZE

* Klasat I, II dhe III – Shtëpia Botuese Hamilton.
* Klasat IV dhe V – Shtëpia Botuese Dukagjini.

Ju lutemi, gjatë blerjes së teksteve, kushtoni vëmendje të veçantë shtëpisë botuese të përcaktuar për secilën klasë dhe lëndë, në mënyrë që nxënësit të pajisen me tekstet përkatëse.
Për lëndët e mësimit me zgjedhje, do të ju informojnë mësimdhënësit e klasave.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm në mbështetje të procesit mësimor dhe të nxënësve tanë.

Me respekt,

Drejtoria e SHF “Emin Duraku” – Shtime

Njoftim për fillimin e vitit shkollor 2026/27Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,Ju njoftojmë se viti i ri shkollo...
27/08/2026

Njoftim për fillimin e vitit shkollor 2026/27

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2026/27 fillon më 1 shtator 2026.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju urojmë shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në rrugëtimin tuaj të ri arsimor!

Në bashkëngjitje të këtij njoftimi gjeni Kalendarin Zyrtar të Vitit Shkollor 2026/27, ku mund të gjeni të gjitha datat dhe periudhat e rëndësishme të vitit shkollor.

Mirë se vini dhe suksese të gjithëve!

Me respekt,
Drejtoria e Shkollës

https://www.facebook.com/share/p/14igHX2hx8i/
20/08/2026

https://www.facebook.com/share/p/14igHX2hx8i/

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

__________________________________

SAOPŠTENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke apeluje na roditelje i zakonske staratelje da ne žure sa kupovinom udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava roditelje i zakonske staratelje da proces pregovaranja o cenama udžbenika sa izdavačkim kućama još uvek nije završen. Iz tog razloga, konačni katalog udžbenika, zajedno sa odgovarajućim cenama, još uvek nije objavljen na zvaničnoj internet stranici Ministarstva.

Nakon završetka procesa pregovaranja sa izdavačkim kućama, Ministarstvo obrazovanja i nauke objaviće konačni katalog sa cenama udžbenika i odrediti odgovarajući iznos za kupovinu knjiga za svakog učenika. Stoga apelujemo na roditelje i zakonske staratelje da sačekaju zvanično objavljivanje kataloga i da ne vrše unapred kupovinu udžbenika. Istovremeno, Ministarstvo apeluje na knjižare i prodavce udžbenika da ne započinju prodaju knjiga pre završetka procedura i objavljivanja zvaničnog obaveštenja Ministarstva.

Za sve dodatne informacije, roditelji, zakonski staratelji i svi zainteresovani treba da se prate samo zvanična obaveštenja i publikacije Ministarstva obrazovanja i nauke.

___________________________________

COMMUNIQUÉ

The Ministry of Education and Science calls on parents and legal guardians not to rush into purchasing textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science informs parents and legal guardians that the process of negotiating textbook prices with publishing houses has not yet been completed. For this reason, the final catalog of textbooks, along with the respective prices, has not yet been published on the official website of the Ministry.

After the completion of the negotiation process with publishing houses, the Ministry of Education and Science will publish the final catalog with textbook prices and will determine the corresponding amount for the purchase of books for each student. Therefore, we urge parents and legal guardians to wait for the official publication of the catalog and not to make preliminary purchases of textbooks. At the same time, the Ministry calls on bookstores and textbook sellers not to begin selling books before the completion of procedures and the publication of the official announcement by the Ministry.

For any further information, parents, legal guardians, and all interested parties should refer only to the official announcements and publications of the Ministry of Education and Science.

🥉 Ju lumtë nxënësve të ekipit   – VENDI I TRETË!Në Superfinalen e Garës së Robotikës KML Open 2025–2026 u përmbyll me su...
13/07/2026

🥉 Ju lumtë nxënësve të ekipit – VENDI I TRETË!

Në Superfinalen e Garës së Robotikës KML Open 2025–2026 u përmbyll me sukses edicioni i tetë i kësaj gare, e cila tashmë konsiderohet gara më e madhe e robotikës në Kosovë. (⁠Kosova Makers)

Nxënësit e shkollës sonë shkëlqyen edhe njëherë në këtë SUPERFINALE, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe punë ekipore.

Ekipi , nën mentorimin e mësimdhënësit Bekim Krasniqi, zhvilloi një performancë të jashtëzakonshme, duke u renditur në vendin e tretë. 👏

Urime mësimdhënësit Bekim Krasniqi dhe nxënësve për përkushtimin, bashkëpunimin dhe vullnetin e treguar gjatë gjithë garës!

Ju lumtë për suksesin dhe rezultatet e arritura!
Ju urojmë edhe shumë suksese në sfidat e ardhshme!

Rezultatet përfundimtare:
https://kosovamakers.net/wp-content/uploads/2026/07/Rezultatet-perfundimtare-1-5.pdf




11/06/2026
Shkolla jonë sot kremtoi në mënyrë madhështore 85-vjetorin e themelimit të saj – Ditën e Shkollës!🎶Nxënësit tanë shfaqën...
10/06/2026

Shkolla jonë sot kremtoi në mënyrë madhështore 85-vjetorin e themelimit të saj – Ditën e Shkollës!

🎶Nxënësit tanë shfaqën talentin e tyre në këndim, vallëzim, recitim dhe pika të shumta artistike kreative, duke dhuruar emocione dhe kënaqësi për të gjithë të pranishmit. Performancat e tyre u përcollën me duartrokitje të vazhdueshme nga publiku që kishte mbushur përplot sallën e Shtëpisë së Kulturës.

🧑‍🧑‍🧒Me këtë rast, falënderojmë prindërit, veteranët e arsimit, drejtorët e shkollave, zyrtarët e DKA-së, si dhe të gjithë qytetarët shtimjanë, të cilët me praninë e tyre i dhanë madhështi kësaj feste të veçantë.

🏫Drejtoresha Floreta Abazi Gashi, në fjalën e saj përshëndetëse, vuri në pah të arriturat e shkollës sonë në shumë fusha. Ajo falënderoi nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin e tyre, duke veçuar kontributin e madh të mësimdhënësve që sakrifikuan dhe punuan për arsimin shqip gjatë viteve ’90. Gjithashtu, ajo përgëzoi të gjithë ata që kontribuuan në përgatitjen e programit artistik, i cili u prezantua në një nivel shumë të lartë. Në fund, uroi të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët me rastin e Ditës së Shkollës.

🎉Këtë festë të madhe e nderoi me praninë e tij edhe zyrtari i DKA-së, z. Lulzim Sahiti, i cili në fjalën e tij përmendi sakrificat e mësimdhënësve gjatë periudhave të vështira për arsimin shqip, duke shprehur mirënjohje për breza të tërë arsimtarësh. Në emër të kryetarit të Komunës së Shtimes Dr, Qemail Aliu, ai uroi të gjithë qytetarët me rastin e Ditës së Shkollës.

📗Në kuadër të këtij manifestimi u ndanë edhe mirënjohje për nxënësit që janë dalluar në gara të ndryshme, duke arritur rezultate të shkëlqyera në nivel komunal dhe republikan. Këta nxënës, me talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre, janë krenaria e shkollës sonë.

Urime 85-vjetori i shkollës sonë! Gëzuar Dita e Shkollës! 🎉📚

Address

Stimlje
72000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ShF Emin Duraku Shtime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share