04/06/2026
4.6.2026 NXËNËSIT TANË PJESË E TRAJNIMIT “SHKATHTËSI JETËSORE PËR NJË TË ARDHME TË SHËNDETSHME”
Nxënës të shkollës sonë morën pjesë në trajnimin dyditor të organizuar nga Lipjan Youth Center (LYC), në kuadër të projektit “Shkathtësi Jetësore për Një të Ardhme të Shëndetshme”, i mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë trajnimit, nxënësit u angazhuan në sesione interaktive dhe aktivitete praktike që trajtuan tema me rëndësi për zhvillimin personal dhe social, si komunikimi efektiv, menaxhimi i emocioneve dhe stresit, ndërtimi i vetëbesimit, bashkëpunimi në grup, marrja e vendimeve të përgjegjshme dhe përdorimi i balancuar i teknologjisë dhe mediave digjitale.
Përmes diskutimeve, ushtrimeve dhe shkëmbimit të përvojave, nxënësit patën mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe shkathtësi të reja, të cilat do t’i ndihmojnë në jetën e përditshme, në arsimim dhe në të ardhmen e tyre profesionale.
Në përfundim të trajnimit, nxënësit tanë u pajisën me certifikata, si dëshmi e pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre aktiv gjatë dy ditëve të trajnimit.
Shkolla jonë falënderon organizatorët për mundësinë e ofruar dhe vlerëson angazhimin e nxënësve, të cilët përfaqësuan denjësisht institucionin tonë dhe treguan interesim të madh për zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës
03/06/2026
3.6.2026 SHPËRNDARJA E CERTIFIKATAVE TË TRAJNIMIT "SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË"
Në IAAP Shtime u certifikuan rreth 120 maturantë të klasave të 12-ta, të cilët me sukses përfunduan trajnimin “Siguria dhe Shëndeti në Punë”.
Ky trajnim u realizua nga HSK, nën udhëheqjen e drejtorit z.Naim Bajraktari, në bashkëpunim me profesorin e shkollës sonë Labinot Qarri, me qëllim të ngritjes së njohurive dhe vetëdijesimit të nxënësve për rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.
Falënderim i veçantë shkon për drejtorin e shkollës sonë, Labinot Rexhaj, për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin në krijimin e mundësive që nxënësit të përfitojnë nga aktivitete dhe trajnime të tilla profesionale.
Mirënjohje të veçantë shprehim edhe për të gjithë trajnerët dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin e këtij programi, si dhe për profesoreshën e shëndetësisë në shkollën tonë, Fortesa Mehmeti, për angazhimin e saj.
Falënderojmë gjithashtu kujdestarët e klasave të 12-ta për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në mbarëvajtjen e trajnimit.
Urime të gjithë maturantëve për certifikimin dhe ju dëshirojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional!
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës HSK - Siguria dhe Shëndeti në Punë HSK Siguria dhe Shëndeti në punë Lirik Veselaj Labinot Qarri Fortesa Mehmeti Labinot Rexhaj
02/06/2026
2.6.2026 CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË MATURANTËVE 2026
Sot, shkolla jonë IAAP Shtime mbajti për herë të parë ceremoninë e diplomimit të maturantëve.
Ishte një ngjarje madhështore, e mbushur me emocione, krenari dhe momente të veçanta për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Kjo ditë shënoi një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e kësaj gjenerate të mrekullueshme të shkollës tonë.
Urime të gjithë maturantëve për suksesin dhe suksese të mëtejshme në rrugët e tyre të ardhshme.
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës Labinot Rexhaj Ibadete Iballi Agim Canolli Fatlum Kurtishi Jeton Ramadani Besa Haxhiu Bislimi
01/06/2026
🎓✨ Ftesë ✨🎓
Nesër, nga ora 12:00, në Stadiumin e Qytetit në Shtime, na pret një festë e veçantë, Ceremonia e Diplomimit të Maturantëve të Komunës sonë!
Ju mirëpresim të festojmë së bashku suksesin e gjeneratës së re! 🎓🌟
01/06/2026
01.06.2026 NJOFTIM PËR TEST TË MATURËS SHTETËRORE 2026
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se ka filluar aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore.
Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershor deri më 12 qershor 2026.
Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore.
Për informata shtesë: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës
29/05/2026
29.05.2026 – RREGULLIMI I KLASËS XI-2 – DREJTIMI ADMINISTRATË
Në klasën XI-2, drejtimi Administratë – profili Asistent i Administratës, është realizuar rregullimi dhe sistemimi i hapësirës mësimore me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.
Në kuadër të këtij aktiviteti janë rregulluar pe**et, ormani për libra, varëset, renditja e hamerëve, si dhe është bërë zbukurimi dhe pastrimi i plotë i klasës.
Ky rregullim i ambientit të klasës u shërben nxënësve për ta pasur më të lehtë mësimnxënien, ndërsa profesorëve mësimdhënien dhe organizimin e procesit mësimor.
Kjo punë vullnetare u realizua nga prindërit, nxënësit e klasës, kujdestari i klasës prof.Selatin Rizani, si dhe firmat Mobileria Andi – Petrovë, Bledi Color – Shtime dhe Restaurant BA Palace – Davidovc, të cilët me përkushtimin e tyre kontribuan në përmirësimin e kushteve për nxënësit tanë.
Falënderojmë prindërit, nxënësit, donatorët dhe kujdestarin e klasës për angazhimin dhe kontributin e dhënë në mirëmbajtjen dhe rregullimin e ambienteve shkollore, ndërsa nxënësve u dëshirojmë suksese në mësime.
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës
27/05/2026
27.5.2026 GËZUAR KURBAN BAJRAMIN
Me rastin e Kurban Bajramit, ju urojmë nga zemra shëndet, paqe, begati dhe mbarësi në çdo familje.
Le të jenë këto ditë të mbushura me gëzim, bashkim dhe mirësi.
Të dashur nxënës,
ju jeni e ardhmja jonë – vazhdoni të mësoni, ëndërroni dhe besoni në veten tuaj.
Të nderuar mësimdhënës,
faleminderit për përkushtimin dhe punën tuaj të çmuar çdo ditë.
Të respektuar prindër,
faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.
Me respekt,
Drejtoria e IAAP Shtime
25/05/2026
25.5.2026 KLUBI SOLIDAR I SHKOLLËS
Klubi Solidar në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional i jep jetë hapësirave shkollore.
Në shkollën tonë, të rinjtë e Klubit Solidar e kthyen angazhimin e tyre në ndryshime kreative për shkollën.
IAAP-Shtime Komuna Shtime TOKA Ministria e Arsimit dhe Shkencës
22/05/2026
22.5.2026 SHKOLLA ME DYER TË HAPURA
Në kuadër të ditëve “Shkolla me Dyert e Hapura”, kishim nderin që të kemi në vizitë në shkollën tonë nxënësit e SHMU "Emin Duraku" Shtime.
Kjo vizitë u dha mundësinë nxënësve të klasave të IX-ta të njihen më nga afër me drejtimet dhe profilet që ofron shkolla jonë, ambientet e saj, si dhe mundësitë për aktivitete të ndryshme që i presin nxënësit në shkollën tonë.
Gjithsej 150 nxënës të klasave të nënta, të ndarë në tri grupe, vizituan shkollën tonë dhe patën mundësinë të informohen nga afër për programet profesionale dhe kushtet që ofron IAAP-Shtime.
Këta nxënës, të shoqëruar nga drejtoresha znj. Albiona Ahmeti dhe mësimdhënësit e tyre, u pritën nga drejtori i IAAP-Shtime z. Labinot Rexhaj me stafin e tij dhe profesorin e TIK-ut z. Arben Zymeri, të cilët prezantuan në detaje drejtimet, profilet, praktikën profesionale si dhe përgatitjet e nxënësve për tregun e punës.
Gjatë vizitës, nxënësit shtruan pyetje të ndryshme rreth drejtimeve dhe profileve profesionale, duke treguar interesim të madh për mundësitë që ofron shkolla jonë. Ata u ndanë shumë të kënaqur me kushtet dhe mundësitë që ofron IAAP për shkollim të mëtejmë dhe përgatitje profesionale.
Jemi të lumtur të mirëpresim nxënës të shkollave të tjera në ditët në vijim, për të marrë një informacion të plotë rreth shkollës sonë.
IAAP-Shtime me ne, një hap më afër tregut të punës!
IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës