IAAP-Shtime

IAAP-Shtime Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from IAAP-Shtime, School, Rr. "Tahir Sinani", Nr. 240, Stimlje.

10.9.2026 MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI PËR PRAKTIKËN PROFESIONALESot, drejtori i IAAP-Shtime, z.Labinot Rexhaj, i shoqëruar ...
10/09/2026

10.9.2026 MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE

Sot, drejtori i IAAP-Shtime, z.Labinot Rexhaj, i shoqëruar nga mësimdhënësit e drejtimit të Shëndetësisë, prof.Gentian Hetemi, prof.Melinda Hysenaj dhe prof.Yllka Halimi, zhvilluan një takim me drejtorin e QKMF "Dr.Vezir Bajrami" Shtime, Dr. Ilaz Kadrijaj.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit, përmes së cilës nxënësit e drejtimit të Shëndetësisë do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikën profesionale në QKMF “Vezir Bajrami”.

Kjo marrëveshje synon që nxënësit të kenë mundësi t’i zbatojnë njohuritë teorike në një mjedis real profesional, të zhvillojnë shkathtësitë praktike dhe të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë në fushën e shëndetësisë.

Praktika profesionale do të kontribuojë në përgatitjen e nxënësve për profesionin e tyre të ardhshëm, duke i pajisur me kompetenca dhe përvojë të nevojshme për tregun e punës.

Bashkëpunimi ndërmjet IAAP Shtime dhe QKMF “Vezir Bajrami” synon të kontribuojë në përgatitjen sa më cilësore të kuadrove të reja profesionale në fushën e shëndetësisë dhe në krijimin e mundësive më të mira për integrimin e tyre të ardhshëm në tregun e punës.

IAAP Shtime – Arsimim profesional, praktikë dhe përgatitje për të ardhmen.

Komuna Shtime

31.8.2026 VITI I RI SHKOLLOR 2026/2027 Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës, shumë të respektuar prindër, ju njoftoj...
31/08/2026

31.8.2026 VITI I RI SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës, shumë të respektuar prindër, ju njoftojmë se nesër më datë 01 shtator 2026 ditë e marte, fillon viti i ri shkollor 2026/2027 ashtu siç është paraparë nga MASH për kalendarin e vitit shkollor 2026/2027.

-Procesi mësimor do të mbahet në ndërrimin e paraditës duke filluar në ora 08:00.
-Ora mësimore do të zgjas 45 minuta dhe do të ketë një pushim prej 15 minuta pas orës së dytë si dhe pushimi tjetër 10 minuta pas orës së katërt.

Urojmë që ky vit të jetë viti i sukseseve për secilin nxënës e mësimdhënës, të jetë viti i hapjes së rrugëve drejt një suksesi jetësorë për secilin nga ne.

Urime dhe suksese!
Na prift e mbara!

27.8.2026 NJOFTIM PËR TEST TË MATURËS SHTETËRORE GUSHT 2026Njoftohen të gjithë nxënësit e klasave të XII-ta se Testi i M...
27/08/2026

27.8.2026 NJOFTIM PËR TEST TË MATURËS SHTETËRORE GUSHT 2026

Njoftohen të gjithë nxënësit e klasave të XII-ta se Testi i Maturës Shtetërore 2026 për afatin e Gushtit do të mbahet të shtunën, më 29 Gusht 2026 në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime.

🕣 08:30 – 09:00 – Arritja e kandidatëve në oborrin e shkollës
🕘 09:00 – 09:30 – Hyrja në qendrën e testimit dhe sistemimi në klasa
🕤 09:30 – 10:00 – Dhënia e udhëzimeve dhe sqarimeve nga administratorët e testimit
✍️ 10:00 – Fillimi i testit
⏳ Testi do të zgjasë 150 minuta dhe do të përmbajë 100 pyetje nga lëndët: Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë zgjedhore.

📌 Kandidatët duhet të kenë me vete:
🪪 Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë ose dokument tjetër të vlefshëm identifikues);
✏️ Laps me ngjyrë të zezë (rekomandohet të kenë edhe një rezervë);
🥤 Ujë për pije;
📋 Materialet e nevojshme që shpërndahen nga administratorët e testimit.

🚫 Kandidatëve u ndalohet:
📱 Përdorimi i telefonave mobilë, orëve inteligjente dhe pajisjeve të tjera elektronike;
🗣️ Komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë testimit;
🔄 Kopjimi ose shkëmbimi i informatave me kandidatët e tjerë;
📸 Fotografimi ose shpërndarja e testit dhe materialeve të testimit;
❌ Çdo veprim që cenon rregullsinë dhe integritetin e procesit të testimit.
⚠️ Shkelja e këtyre rregullave mund të rezultojë me largim nga testi dhe anulim të provimit.

Lusim të gjithë maturantët që të paraqiten me kohë në qendrën e testimit dhe të respektojnë udhëzimet e administratorëve.

🎓 Ju urojmë shumë suksese të gjithë maturantëve në këtë provim të rëndësishëm!

Drejtoria e Shkollës

21.8.2026 MBLEDHJA E AKTIVEVE PROFESIONALE – IAAP SHTIMESot, në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional – Shti...
21/08/2026

21.8.2026 MBLEDHJA E AKTIVEVE PROFESIONALE – IAAP SHTIME

Sot, në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional – Shtime, u mbajt mbledhja e aktiveve profesionale, e udhëhequr nga pedagogia e shkollës, znj.Lyra Neziri, dhe drejtori i shkollës, z.Labinot Rexhaj.

Gjatë kësaj mbledhjeje u zhvilluan diskutime të rëndësishme lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor për vitin shkollor 2026/2027. Në veçanti, u diskutua për:

🔹 Ndarjen dhe organizimin e orëve mësimore, me qëllim të shfrytëzimit sa më efikas të kapaciteteve profesionale dhe sigurimit të një procesi të mirëfilltë mësimor;

🔹 Përdorimin e literaturës shkollore dhe materialeve didaktike, duke theksuar rëndësinë e përzgjedhjes dhe përdorimit të burimeve të përshtatshme për realizimin e objektivave mësimore;

🔹 Kriteret dhe mënyrat e vlerësimit të nxënësve, duke synuar një proces vlerësimi të drejtë, transparent, objektiv dhe në përputhje me rezultatet e të nxënit;

🔹 Hartimin dhe dorëzimin e planeve vjetore dhe mujore, si një ndër elementet kryesore për planifikimin, organizimin dhe realizimin me sukses të procesit edukativo-arsimor.

Në kuadër të diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve, aktiveve profesionale, pedagoges dhe menaxhmentit të shkollës, me qëllim të ngritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin profesional dhe akademik të nxënësve.

IAAP Shtime mbetet e përkushtuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe aftësimit profesional, planifikimin e mirëfilltë të procesit mësimor dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet të gjithë akterëve të institucionit.

13.08.2026 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E 10-TËTë dashur nxënës dhe prindër,Kemi kënaqësinë t’ju njofto...
13/08/2026

13.08.2026 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E 10-TË

Të dashur nxënës dhe prindër,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se të hënën, më 17 gusht 2026, hapet afati plotësues i aplikimit për regjistrim në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime.

📄 DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:
• Fletëparaqitja (merret në shkollë);
• Dëftesat origjinale të klasave VI–IX nga shkolla e mesme e ulët;
• Certifikata e lindjes (e lëshuar brenda gjashtë muajve të fundit).

📅 AFATI I APLIKIMIT:
17, 18 dhe 19 gusht 2026
🕗 08:00 – 16:00
📍 Në lokalet e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime.

📢 SHPALLJA E REZULTATEVE:
Rezultatet e konkursit plotësues do të shpallen më 20 gusht 2026, në hyrje të shkollës.

ℹ️ Sqarim:
Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në afatin e parë dhe nuk janë pranuar, nëse dokumentet e tyre nuk i kanë tërhequr, kanë të drejtë të riaplikojnë në këtë afat dhe të konkurrojnë përsëri.

PROFILET KU KA VENDE TË LIRA:

🏦 Banka dhe Sigurime
💻 Informatikë
📐 Arkitekturë
🩺 Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë

Këto profile janë përzgjedhur për t’u ofruar nxënësve mundësi të mira për zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive profesionale, si dhe për përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe për një karrierë të suksesshme.

🌟 Regjistrohu në IAAP-Shtime dhe bëj një hap më afër së ardhmes profesionale!

IAAP-Shtime Komuna Shtime
Shkolla Fillore "Bajram Curri" Petrovë
Shfmu "Lasgush Poradeci" Muzeqinë
Shkolla "Hasan Prishtina" - Godanc
SHFMU " Abdullah Shabani " Carralevë
SHFMU "Idriz Ajeti" Pjetërshticë
Shmu "Emin Duraku" Shtime
SHFMU "Skënderbeu" Reçak
SHMU "Emin Duraku" Shtime




12.08.2026 PARAQITJA E TESTIT TË MATURËS SHTETËRORE 2026, AFATI I GUSHTITTë nderuar nxënës ju njoftomë se paraqitja e te...
12/08/2026

12.08.2026 PARAQITJA E TESTIT TË MATURËS SHTETËRORE 2026, AFATI I GUSHTIT

Të nderuar nxënës ju njoftomë se paraqitja e testit të maturës (për nxënësit të cilët i kanë plotësuar kriteret) për afatin e gushtit ka filluar nga sot më 12 gusht 2026 dhe do të jetë i hapur deri më 20 gusht 2026.

Paraqitjen e testit duhet ta bëni përmes platformës e-Kosova, ju duhet të hapni llogari personale, pastaj tek opsioni Shërbime duhet të zgjedhim Arsimi, për të klikuar Aplikimi për paraqitje të provimit të maturës plotësoni të dhënat për paraqitje të testit të maturës.

Testi i maturës për afatin e gushtit është planifikuar të mbahet më datë: 29 gusht 2026 nga ora 10:00.

Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë shqipe, Gjuhë angleze, Matematikë dhe një lëndë zgjedhore. Secila lëndë do të ketë nga 25 pyetje, me gjithsejt 100 pyetje.

Nxënësit që e kalojnë Testin e Maturës do të kenë mundësi ta shkarkojnë certifikatën digjitale nga platforma e-Kosova.

Më poshtë gjeni informatat e detajuara rreth procesit të aplikimit i gjeni në linkun

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

Suksese!

IAAP-Shtime Komuna Shtime Ministria e Arsimit dhe Shkencës

7.7.2026 DITA E PARË E REGJISTRIMIT TË NXËNËSVE NË KLASËN E 10-tëSot ka filluar aplikimi i kandidatëve për pranim në kla...
07/07/2026

7.7.2026 DITA E PARË E REGJISTRIMIT TË NXËNËSVE NË KLASËN E 10-të

Sot ka filluar aplikimi i kandidatëve për pranim në klasën e X-të në drejtimet e hapura në shkollën tonë, IAAP SHTIME.

Mirëpresim të gjithë nxënësit që dëshirojnë të bëhen pjesë e shkollës sonë dhe t’i bashkohen një mjedisi cilësor për mësim, zhvillim profesional dhe përgatitje për të ardhmen.

Ju mirëpresim në IAAP-Shtime!
Komuna Shtime
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Shkolla "Hasan Prishtina" - Godanc
Shfmu "Lasgush Poradeci" Muzeqinë
Shkolla Fillore "Bajram Curri" Petrovë
SHFMU "Skënderbeu" Reçak
SHFMU "Idriz Ajeti" Pjetërshticë
SHFMU " Abdullah Shabani " Carralevë
Shmu "Emin Duraku" Shtime

3.7.2026 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E 10-tëTë dashur nxënës dhe prindër,Institucioni i Arsimit dhe Af...
03/07/2026

3.7.2026 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E 10-të

Të dashur nxënës dhe prindër,
Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime shpall konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2026-2027.

📅 Datat e rëndësishme të konkursit:
📢 Shpallja e konkursit: 6 korrik 2026
📝 Dorëzimi i dokumenteve: 7, 8 dhe 9 korrik 2026
📊 Shpallja e rezultateve: 10 korrik 2026
⏰ Ora: 08:00 – 16:00

📂 Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
• Fletëparaqitjen e cila merret në shkollë
• Dëftesën origjinale për përfundimin e klasës së 9-të
• Certifikatën e lindjes.

Profilet për këtë vit shkollor janë:
1. Banka dhe sigurime
2. Kontabilitet
3. Asistent i administratës
4. Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit
5. Informatikë
6. Arkitekturë
7. Bashkëpunëtorë profesional i infermierisë.

Komuna Shtime IAAP-Shtime
Shmu "Emin Duraku" Shtime
SHFMU "Skënderbeu" Reçak
Shfmu "Lasgush Poradeci" Muzeqinë
Shkolla Fillore "Bajram Curri" Petrovë
Shkolla "Hasan Prishtina" - Godanc
SHFMU "Idriz Ajeti" Pjetërshticë
SHFMU " Abdullah Shabani " Carralevë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës

01.07.2026 NJOFTIM PËR DREJTIMET DHE PROFILET PROFESIONALE – KLASA E 10-të (Viti shkollor 2026/2027)Të nderuar prindër d...
01/07/2026

01.07.2026 NJOFTIM PËR DREJTIMET DHE PROFILET PROFESIONALE – KLASA E 10-të (Viti shkollor 2026/2027)

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime ju njofton se për vitin shkollor 2026/2027, do të hapen regjistrimet për klasën e 10-të në disa drejtime dhe profile profesionale që ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillim të aftësive praktike dhe punësim të sigurt në të ardhmen.

🎯 Arsimi profesional është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit që dëshirojnë të zhvillojnë një profesion praktik dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme, ose të vazhdojnë më tej në arsimin e lartë profesional.

📚 Drejtimet dhe profilet që do të ofrojmë këtë vit janë të paraqitura në foto.

📍 Për më shumë informata, dhe detaje të regjistrimit të nxënësve do të njoftoheni me kohë.

Me respekt,
Drejtori i shkollës IAAP-Shtime

Komuna Shtime
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Shmu "Emin Duraku" Shtime
SHFMU " Abdullah Shabani " Carralevë
Shkolla Fillore "Bajram Curri" Petrovë
SHFMU "Skënderbeu" Reçak
SHFMU "Idriz Ajeti" Pjetërshticë
Shkolla "Hasan Prishtina" - Godanc
Shfmu "Lasgush Poradeci" Muzeqinë

24.6.2026 FALËNDERIM PËR KLUBIN E SOLIDARITETIT DHE PARTNERËT TANËMe rastin e përmbylljes së aktiviteteve të Klubeve Sol...
24/06/2026

24.6.2026 FALËNDERIM PËR KLUBIN E SOLIDARITETIT DHE PARTNERËT TANË

Me rastin e përmbylljes së aktiviteteve të Klubeve Solidare për këtë vit shkollor, Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime shpreh mirënjohjen e sinqertë për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e suksesshëm të këtij programi.

Falënderim i veçantë u dedikohet nxënësve tanë vullnetarë, të cilët me përkushtim, kreativitet dhe përgjegjësi u angazhuan në aktivitete të ndryshme në shërbim të shkollës dhe komunitetit. Përmes veprimeve të tyre, ata dëshmuan vlerat e solidaritetit, humanizmit dhe qytetarisë aktive.

Një mirënjohje e veçantë shkon për organizatën TOKA, e cila përmes programit të Klubeve Solidare ka krijuar mundësi të shumta për zhvillimin personal dhe shoqëror të të rinjve tanë, duke i inkurajuar ata të jenë pjesë e ndryshimeve pozitive në komunitet.

Falënderojmë gjithashtu znj.Riga Raci, mentore e programit për Komunën e Shtimes, për mbështetjen, udhëzimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm gjatë realizimit të aktiviteteve të Klubeve Solidare.

Mirënjohje të veçantë shprehim edhe për mentorët ndihmës të Klubit Solidar të shkollës sonë, Prof.Besa Haxhiu dhe Prof.Haki Hysenaj, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe mbështetje të vazhdueshme kanë udhëhequr dhe motivuar nxënësit në çdo aktivitet dhe iniciativë.

Faleminderit të gjitha bizneseve të komunës së Shtimes për mbështetjen e tyre dhe të gjithëve për angazhimin dhe kontributin tuaj. Suksesi i Klubeve Solidare është rezultat i punës së përbashkët, bashkëpunimit dhe dëshirës për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.

Së bashku po ndërtojmë një shkollë dhe një komunitet më solidar, më aktiv dhe më të përgjegjshëm.

IAAP-Shtime Komuna Shtime TOKA Ministria e Arsimit dhe Shkencës Besa Haxhiu Bislimi

Address

Rr. "Tahir Sinani", Nr. 240
Stimlje
72000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IAAP-Shtime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category