Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Shpresa” Shtime

  • Home
  • Kosovo
  • Stimlje
  • Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Shpresa” Shtime

Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Shpresa” Shtime Shkollë speciale për fëmijë/nxënës me dëmtime të rënda dhe të shumfishta .

Njoftim Fillimi i vitit të ri shkollorë 2026/27Të nderuar prindër të shkollës sonë , nesër më 01.09.2026 ,fillon  viti i...
31/08/2026

Njoftim
Fillimi i vitit të ri shkollorë 2026/27
Të nderuar prindër të shkollës sonë , nesër më 01.09.2026 ,
fillon viti i ri shkollorë 2026/27.
Qendra Burimore “ Shpresa ”ka bërë të gjitha përgatitiet në mënyrë që të pres fëmijët tuaj e nxënësit tanë në mënyrë sa më të mirë e me gëzim.
Së bashku na mbetet të punojmë me profesionalizëm, të bashkpunojmë fort që nxënësit të arrijnë rezultate sa më të larta të mundshme.
Nxënësve , stafit e ju prindër ju uroj një vit sa më të mbarë e të suksesëshëm.
Me respekt, drejtoria e shkollës .

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Qendrën Tonë “ Së bashku drejt të drejtave së bashku drejt zhvillimit”Në k...
01/06/2026

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Qendrën Tonë
“ Së bashku drejt të drejtave së bashku drejt zhvillimit”
Në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u organizuan aktivitete të shumta edukative dhe argëtuese me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Policisë stacioni Shtime , Drejtorisë së Arsimit në Shtime z. Lulzim Sahiti e Besnik Shala , Këshillit të Prindërve, si dhe nxënësve të klasës së IV-të të shkollës “Lasgush Poradeci” , nën udhëheqjen e drejtorit Adil Qorrolli dhe mësueses Amire Avdiu .
Gjatë aktiviteteve u diskutua mbi të drejtat e fëmijëve, punuam piktura, lojëra me litar, kërcime mbi top, shpërthim balonash, lojëra përqendruese, prezantuan programin Prologuo2Go te gjitha se bashku na bënë të kuptojm se fëmijët kanë kreativitet, bashkëpunim, aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aktivitete të tjera. , të cilat sollën gëzim dhe buzëqeshje tek fëmijët/nxënësit dhe pjesëmarrësit .
Kjo ditë e veçantë shërbeu për të promovuar të drejtat e fëmijëve, përfshirjen, miqësinë dhe rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt e të lumtur për çdo fëmijë.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm .

Natyra dhe nxënësit tanë u bashkuan si shumherë në vendin e preferuar  ! Nxënësit përveç një dite jashtë rutines  së tyr...
22/05/2026

Natyra dhe nxënësit tanë u bashkuan si shumherë në vendin e preferuar !
Nxënësit përveç një dite jashtë rutines së tyre të zakonshme , realizuan aktivitete kuptimplote dhe të dobishme për shëndetin fizik e psikik!
Faleminderit për pritjen Restorant Pauna!

Takim me drejtorin e Dka-së në Lipjan z.Rasim Hasani, shefin e arsimit z.Brahim Duriqi , anëtaren e ekipit vlerësues Bes...
19/05/2026

Takim me drejtorin e Dka-së në Lipjan z.Rasim Hasani, shefin e arsimit z.Brahim Duriqi , anëtaren e ekipit vlerësues Besarta Trolli.

Qëllimi i takimit ishte njohja me Qendrën Burimore , shërbimet e sajë , mundësit e bashkëpunimit , vlerësimi i nxënësve, të drejtat e mundësitë, transporti i nxënësve të qendrës burimore .

Takimi kishte frym të mirë bashkpunimi ku u dakorduam që të kemi takime edhe në të ardhmen për të quar përpara arsimin gjithëpërfshirës .
Në takim pjesmarrës ishte Drejtori i Qendres, kryetarja e Kdsh-së dhe anëtarë të këshillit të prindërve të qendrës nga Komuna e Lipjanit .

Sot në shënimin e Ditës së Tokës 🌍 22 Prilli !  Një kujtesë e thjeshtë që planeti ynë ka nevojë për kujdesin tonë çdo di...
22/04/2026

Sot në shënimin e Ditës së Tokës 🌍 22 Prilli !
Një kujtesë e thjeshtë që planeti ynë ka nevojë për kujdesin tonë çdo ditë.
Le ta mbrojmë natyrën, të kursejmë burimet dhe të lëmë një botë më të pastër për brezat që vijnë. 💚

Shënimi i Ditës ndërkombëtare të  AUTIZMIT u shoqërua me disa aktivitete të qendrës sonë si : 1. Pjesmarrja në shënimin ...
02/04/2026

Shënimi i Ditës ndërkombëtare të AUTIZMIT u shoqërua me disa aktivitete të qendrës sonë si :
1. Pjesmarrja në shënimin e ditës ndërkombëtare në Qendrën Burimore Përparimi-Prishtinë , së bashku me zyrtar të lartë nga MASH dhe Qendrat Burimore .

2. Në kuadër të shënimit të kësaj dite së bashku me nxënësit tanë,mësuesen dhe asistenten vizituam komunën e Shtimes .

3.Realizuam aktivitete shumëngjyrëshe, art, muzikë ....me nxënësit e qendrës burimore.

Një takim përmbajtsorë në komunën e Shtimes , në ditën ndërkombëtare të Autizmit !
02/04/2026

Një takim përmbajtsorë në komunën e Shtimes , në ditën ndërkombëtare të Autizmit !

21 Marsi dita ndërkombëtare e Sindromës  Down  .Shënimi i ditës  ndërkombtare për përsonat me Sindromen Down si aktivite...
21/03/2026

21 Marsi dita ndërkombëtare e Sindromës Down .
Shënimi i ditës ndërkombtare për përsonat me Sindromen Down si aktivitet i përvitshëm në qendrën tonë.
E rëndsishme është që shoqëria të jetë e gatshme të ofrojë shërbime kualitative . Fitorja me SD nxënësja jonë na i jep gjallëri shkollës sonë me butësinë e sajë 🙏

Një javë aktivitete , çdo ditë Liri!Festuam festën e Pavarsisë së Kosovës,  shijuam çdo aktivitet së bashku me mësueset ...
16/02/2026

Një javë aktivitete , çdo ditë Liri!

Festuam festën e Pavarsisë së Kosovës, shijuam çdo aktivitet së bashku me mësueset e asistenten !
Urime Pavarësia e Kosovës fëmijë të dashur të Republikës sonë të Pavarur të Lirë e Sovrane !
17.02.2008 !

06/01/2026

NJOFTIM

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit, ka marrë vendim që fillimi i procesit mësimor të shtyhet deri më 12 janar 2026.

Si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim duke shkaktuar vërshime lokale, vështirësi në komunikacion, probleme në sistemet e kanalizimit dhe pengesa në trafik, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë në nivel vendi, përkatësisht më 8 dhe 9 janar.
Mësimi për gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë të hënën, më 12 janar 2026.

MAShTI është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe, bazuar në informacionet e pranuara nga terreni, është konstatuar se fillimi i procesit mësimor i paraparë për ditën e enjte është i pamundur. Për këtë arsye, procesi mësimor do të fillojë gjatë javës së ardhshme, ndërkohë që orët e humbura mësimore gjatë këtyre dy ditëve do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ministria falënderon prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke ritheksuar se siguria e nxënësve dhe e stafit arsimor mbetet prioritet kryesor.

Address

Ruga Lidhja E Prizrenit , Shtime
Stimlje

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 14:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Shpresa” Shtime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Shpresa” Shtime:

Shortcuts

Share

Category