IP "Sala dhe Hamit Jashari" -Skënderaj

IP "Sala dhe Hamit Jashari" -Skënderaj “Hapat e parë, kujtimet më të bukura.”

🌱 Dita e parë në kopshtNë ditën e parë të kopshtit, mes gëzimit, ndrojtjes, buzëqeshjeve dhe lotëve të vegjëlushëve tanë...
01/09/2026

🌱 Dita e parë në kopsht

Në ditën e parë të kopshtit, mes gëzimit, ndrojtjes, buzëqeshjeve dhe lotëve të vegjëlushëve tanë, hapëm së bashku një kapitull të ri dhe nisëm një rrugëtim të bukur edukativ.

Në këtë fazë, së bashku me ju, prindër, dëshirojmë të ndajmë informacione bazike për qasjen tonë të punës, mënyrën se si i shohim fëmijët, si i dëgjojmë, i kuptojmë dhe i mbështesim në çdo hap të rrugëtimit të tyre të të nxënit.

Këtë vit, kopshti ynë do të sjellë një frymë të re pune, të frymëzuar nga qasja Reggio Emilia – një qasje që e sheh çdo fëmijë si të aftë, kureshtar, krijues dhe protagonist të historisë së tij të të nxënit.

Pas kësaj fryme të re qëndron përkushtimi dhe puna e vazhdueshme e edukatoreve tona, të cilat janë përgatitur me dashuri dhe përkushtim gjatë trajnimit disa mujor(vitin që shkoi) dhe do të vazhdojnë të sjellin ide, përvoja dhe ndryshime të bukura në përditshmërinë e fëmijëve tanë.

🌿 Sepse besojmë se fëmijët nuk kanë nevojë vetëm të mësojnë, por të kenë hapësirën dhe lirinë për të eksploruar, pyetur, krijuar, shprehur veten dhe zbuluar botën në mënyrën e tyre.

Ky është vetëm fillimi i një viti të ri, i një rrugëtimi që do ta ndërtojmë së bashku – fëmijë, prindër dhe edukatore. Me besim, bashkëpunim dhe shumë dashuri. 🤍

Mirë se erdhët në këtë rrugëtim të ri! 🌈

25/08/2026
21/08/2026

NJOFTIM

Drejtoria e Arsimit njofton se puna në çerdhet aktuale nis të hënën, me 24 gusht 2026 dhe se është në përgatitje për hapjen e çerdheve të reja në Skenderaj dhe Runik, më datë 14 shtator 2026.

Deri në hapjen e çerdheve të reja, puna në çerdhet aktuale do të vazhdojë normalisht, me të njëjtin numër të fëmijëve dhe me të njëjtin staf, sikurse deri më tani.

Pas hapjes së çerdheve të reja në Skenderaj dhe Runik, Drejtoria e Arsimit do të bëjë ndarjen dhe sistemimin e fëmijëve sipas vendbanimeve dhe afërsisë me institucionet parashkollore si dhe ndarjen e stafit, me qëllim që fëmijët të sistemohen në institucionin më të afërt dhe të sigurohet organizim sa më i mirë i punës.

Drejtoria e Arsimit
Komuna e Skenderajt

24/06/2026

“Përfundimi i programit”🎓

24/06/2026

"Hapat e parë drejt së ardhmes – Lamtumirë, parashkollor!"

24/06/2026

“Vallëzim”

24/06/2026

“Vallja me lule”

24/06/2026

Mini-drama: “Valixhja e Kujtimeve”.

24/06/2026

Tregimi: “Fluturat”

24/06/2026

“Vjershat”

Address

Skenderaj
41000

Opening Hours

Monday 07:00 - 16:00
Tuesday 07:00 - 16:00
Wednesday 07:00 - 16:00
Thursday 07:00 - 16:00
Friday 07:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IP "Sala dhe Hamit Jashari" -Skënderaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category