SHMU "Rifat Mëziu"

SHMU "Rifat Mëziu" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHMU "Rifat Mëziu", School, Rr. Osman Geci, Skenderaj.

28/07/2026

Njoftim për regjistrimin e nxënësve në klasën e gjashtë SHMU “Rifat Mëziu”

Të nderuar prindër dhe kujdestarë,
Ju njoftojmë se regjistrimi i nxënësve në klasën e gjashtë për vitin e ri shkollor 2026/2027 në Shkollën e Mesme të Ulët “Rifat Mëziu” do të fillojë 03.08.2026 deri më 07.08.2026
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
Ekstrakti i lindjes i nxënësit
Dëftesa e klasës së pestë

Regjistrimi do të bëhet në ambientet e shkollës, çdo ditë pune nga ora 09:00-13:00.

Ju lutemi që gjatë paraqitjes për regjistrim, të siguroheni që dokumentacioni të jetë i plotë dhe i rregullt.
Për më shumë informacion, mund të paraqiteni te sekretari i shkolles.

Faleminderit për bashkëpunim!
Drejtoria e SHMU “Rifat Mëziu”

Sot u zhvillua mbledhja e fundit e Këshillit të Klasave për këtë vit shkollor.Në këtë mbledhje u diskutua për përmbyllje...
19/06/2026

Sot u zhvillua mbledhja e fundit e Këshillit të Klasave për këtë vit shkollor.

Në këtë mbledhje u diskutua për përmbylljen e vitit shkollor, duke u ndalur te sukseset e arritura dhe sfidat me të cilat u përballëm gjatë këtij viti. Gjithashtu, u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me procesin edukativo-arsimor dhe mbarëvajtjen e punës në shkollë.

Në mbledhjen përmbyllëse, kujdestarët e klasave raportuan për suksesin e nxënësve, sjelljen e tyre dhe aspekte të tjera të rëndësishme që karakterizuan punën gjatë vitit shkollor 2025/2026.

Kolektivi dhe drejtoria e shkollës ishin për ngushëllime te familja Jashari me rastin e vdekjes së ushtarit të orëve të ...
14/06/2026

Kolektivi dhe drejtoria e shkollës ishin për ngushëllime te familja Jashari me rastin e vdekjes së ushtarit të orëve të para të lirisë, komandantit Sahit Jashari.

Vazhdojnë sukseset e shkollës sonëNë garat e diturisë në nivel komunal për vitin shkollor 2025–2026, të organizuara nga ...
10/06/2026

Vazhdojnë sukseset e shkollës sonë
Në garat e diturisë në nivel komunal për vitin shkollor 2025–2026, të organizuara nga Drejtoria Komunale e Arsimit, shkolla jonë arriti suksese të shkëlqyera, duke zënë tri vendet e para në garat e Gjuhës shqipe, tri vendet e para në TIK dhe vendin e dytë në garat e Gjuhës angleze.
Urime nxënësve fitues për këtë arritje të merituar dhe falënderime për mësimdhënësit për përkushtimin dhe punën e tyre!

Me moton "Kujtojmë fëmijët martirë", në kuadër të shënimit të 1 Qershorit, nxënësit e klasave të shtata kujtuan fëmijët ...
02/06/2026

Me moton "Kujtojmë fëmijët martirë", në kuadër të shënimit të 1 Qershorit, nxënësit e klasave të shtata kujtuan fëmijët martirë të vrarë gjatë luftës së fundit.
Nën kujdesin e mësimdhënësve të Gjuhës shqipe, ata sollën në kujtesë sakrificën e 1432 fëmijëve, jetët e të cilëve u shuan nga dhuna dhe aparteidi serb.
Lavdi e përjetshme!

Nxënësja e shkollës sonë, Erleta Dajaku ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e dytë në Olimpiadën e...
25/05/2026

Nxënësja e shkollës sonë, Erleta Dajaku ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e dytë në Olimpiadën e Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Falënderim dhe mirënjohje e veçantë i shprehim mësimdhënëses Minire Geci për angazhimin profesional, mbështetjen dhe përgatitjen e vazhdueshme të nxënëses drejt këtij suksesi të rëndësishëm.

Shkolla jonë mbetet e përkushtuar në mbështetjen

Urime Erletës për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik!

Nxënëset e shkollës sonë, Arita Shabani, Erza Gashi, Bledina Konjuhi dhe Erleta Dajaku, finaliste të Olimpiadës së Dytë ...
19/05/2026

Nxënëset e shkollës sonë, Arita Shabani, Erza Gashi, Bledina Konjuhi dhe Erleta Dajaku, finaliste të Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe në nivel shtetëror, dhe mësimdhënësja e tyre Minire Geci u pritën nga Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku.
Me këtë rast, kryetari i përgëzoi nxënëset për suksesin e arritur dhe u uroi suksese të mëtejshme në rrugën e dijes.

Me krenari të madhe ndajmë suksesin e nxënëseve tona të talentuara nga ShMU “Rifat Mëziu”, - Arita, Erza, Bledina dhe Er...
19/05/2026

Me krenari të madhe ndajmë suksesin e nxënëseve tona të talentuara nga ShMU “Rifat Mëziu”, - Arita, Erza, Bledina dhe Erleta, të cilat shkëlqyen në Olimpiadën Shtetërore dhe fituan të drejtën për ta përfaqësuar Kosovën në garën kombëtare.
Ky sukses i jashtëzakonshëm erdhi falë përkushtimit, talentit dhe punës së palodhshme të nxënëseve tona, si dhe udhëheqjes profesionale të mësimdhënëses Minire Geci.
Falënderojmë edhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.
Jemi krenarë me ju dhe ju urojmë shumë suksese në garat e ardhshme!

Falënderojmë poeten Majlindë Sinani Lulaj për kontributin e saj në pasurimin e bibliotekës së shkollës sonë. Majlinda ka...
13/05/2026

Falënderojmë poeten Majlindë Sinani Lulaj për kontributin e saj në pasurimin e bibliotekës së shkollës sonë. Majlinda ka dëshmuar dhe dëshmon se kauzat e mëdha nuk shuhen asnjëherë. Dikur e angazhuar për çështjen kombëtare, duke sakrifikuar shumë nga vetja, sot ajo vazhdon të japë kontributin e saj përmes penës dhe krijimtarisë letrare.
Faleminderit, drenicasja jonë!

Address

Rr. Osman Geci
Skenderaj
41000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHMU "Rifat Mëziu" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHMU "Rifat Mëziu":

Shortcuts

Share

Category