31/08/2017
N J O F T I M
Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderajt, se ceremonia qendrore e faljës së namazit të Kurban Bajramit, për komunën tonë, bëhet në sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj.
Dita e parë e Kurban Bajramit është ditën e Premte më 01.09.2017.
Namazi i Sabahut falet në ora 05:20, në xhaminë e Skenderajt.
PROGRAMI:
-Manifestimi i Kurban Bajramit, fillon në ora 06:00, me ligjërata tematike, në sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj.
-Falja e namazit të Kurban Bajramit bëhet në ora 06:40.
-Nga ora 07:20 pritje përurimi në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, për qytetarë dhe strukturat komunale, deri në ora 07:50.
Luten të gjithë pjesëmarrësit në namazin e Kurban Bajramit që të marrin sexhade me vete.
URIME DHE MË FAT KURBAN BAJRAMI!
Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj