02/06/2026
Edhe pse në këto zgjedhje nuk është kandidat për deputet, Gjeneral Xhevahir Geci po vazhdon angazhimin e tij në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes takimeve të ndryshme me qytetarë, profesionistë, pensionistë dhe përfaqësues të kategorive të tjera shoqërore, ai po kontribuon në prezantimin e programit dhe vizionit të PDK-së.
Me përvojën dhe autoritetin që gëzon, Gjeneral Xhevahiri vazhdon të japë kontributin e tij në aktivitetet politike të partisë, duke qëndruar afër qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre.
29/05/2026
PDK - Dega në Skenderaj njofton që do të mbaj takim me veteran.
Takimi do te mbahet me:
📆30 Maj 2026, e shtunë
⏰12:00
📍Kuçicë
Në këtë takim do të jenë të pranishëm kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së.
27/05/2026
Endrit Thaçi, djali i Presidentit Thaçi, ka njoftuar se, sot, së bashku me kryetarin Sami Lushtaku, kanë vizituar Komandantin Jetullah Geci në Llaushë, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Njoftimi plotë nga ai:⬇️
***
Sot në Llaushë në këtë ditë feste, bashkë me kryetarin Lushtaku e vizituam axhin Jetullah për t’ia uruar Kurban Bajramin.
Mikpritëse e bujar si gjithmonë.
Urime festa, me shëndet e gëzime për të gjithë!