SHFMU "Dëshmorët e Qyqavicës"- Çirez, Skenderaj

SHFMU "Dëshmorët e Qyqavicës"- Çirez, Skenderaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Dëshmorët e Qyqavicës"- Çirez, Skenderaj, Elementary School, Rexhep Rexhepi, Skenderaj.

FALËNDERIM ❤️Shkolla “Dëshmorët e Qyqavicës” – Çirez falënderon përzemërsisht z. Burim Veliu për kontributin dhe mbështe...
02/09/2026

FALËNDERIM ❤️

Shkolla “Dëshmorët e Qyqavicës” – Çirez falënderon përzemërsisht z. Burim Veliu për kontributin dhe mbështetjen e treguar ndaj nxënësve tanë.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ai ka pajisur klasën parafillore dhe klasën e parë me çanta, gota, fletore, lapsa dhe goma.

Faleminderit për këtë gjest të bukur dhe për kujdesin ndaj fëmijëve tanë! 🙏

31/08/2026

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR
Të nderuar nxënës dhe prindër,
Ju njoftojmë se procesi mësimor për vitin e ri shkollor 2026/2027 fillon më 1 shtator 2026.
Mësimi do të zhvillohet sipas këtij orari:
📚 Klasat I – IX: nga ora 08:30
🎒 Klasa parafillore: nga ora 11:00
Ju dëshirojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor, me shumë suksese, dije dhe arritje!
Mirësevini dhe suksese në vitin e ri shkollor!

27/08/2026

Të dashur nxënës të Shkollës “Dëshmorët e Qyqavicës” – Çirez,
Ju njoftojmë se, pas realizimit të pagesave për subvencionimin e teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit, para se të bëni blerjen e librave, duhet të konsultoheni me kujdestarët e klasave dhe mësimdhënësit e lëndëve përkatëse.
Kjo do t’ju ndihmojë që të merrni informacionin e duhur për tekstet që do të përdoren gjatë vitit shkollor 2026/2027, si dhe për shtëpitë botuese përkatëse.
Ju lutemi të mos nxitoni me blerjen e librave pa u konsultuar paraprakisht me mësimdhënësit.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!
Shkolla “Dëshmorët e Qyqavicës” – Çirez

27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

17/06/2026

Të nderuar anëtarë të stafit të shkollës,

Ju njoftojmë se nesër, më 18 Qershor 2026, në ora 10:30, në fshatin Çirez do të mbahet ceremonia solemne e zbulimit të shtatoreve të Heronjve Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi.

Ftoheni të merrni pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për të nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e heronjve tanë për lirinë e Kosovës.

Me respekt,Drejtoria e Shkollës

Shkolla jonë pjesëmarrëse në programin “Shkolla në Natyrë”Nga e hëna deri të mërkurën, nxënësit e shkollës sonë morën pj...
03/06/2026

Shkolla jonë pjesëmarrëse në programin “Shkolla në Natyrë”

Nga e hëna deri të mërkurën, nxënësit e shkollës sonë morën pjesë në programin “Shkolla në Natyrë”, i organizuar për herë të parë nga Federata e Sportit Shkollor.

Gjatë qëndrimit në natyrë, nxënësit fjetën në tenda ⛺️ dhe përgatitën vetë ushqimin e tyre, duke fituar përvoja të vlefshme për jetën, pavarësinë, përgjegjësinë dhe bashkëpunimin në grup. Përveç aktiviteteve sportive dhe rekreative, ata mësuan aftësi praktike dhe krijuan kujtime të bukura në një mjedis të shëndetshëm e edukativ.

Kjo përvojë ishte një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar frymën ekipore, vetëbesimin dhe respektin ndaj natyrës.

Shprehim mirënjohjen tonë për organizatorët, përkushtimin e arsimtarit Bedri Mangjolli dhe angazhimin e nxënësve, të cilët e bënë këtë përvojë një sukses të vërtetë

Një aventurë e paharrueshme, plot mësime, miqësi dhe sfida të bukura!

Piknik në Fushë të Mollës.
29/05/2026

Piknik në Fushë të Mollës.

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

Edhe një 🏆🥇,🥈
25/05/2026

Edhe një 🏆🥇,🥈

25/05/2026

Ceremonia e marrjes së medaljeve dhe festa e kampionëve.

25/05/2026

Kampione e Kosoves në Volejboll.

Perfaqësuesja e shkollës sonë për klasat e 6-7 janë shpallur kampione e Kosoves në garat e volejbollit "Garat Republikane". Ato munden ne finale shkollen "Thimi Mitko" nga Gjilani. Urime shkolles sone “Dëshmorët e Qyqavicës” për këtë sukses të madh. Urime vajzave dhe arsimtarit te Edukates Fizike Bedri Mangjolli.

Address

Rexhep Rexhepi
Skenderaj
41000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Dëshmorët e Qyqavicës"- Çirez, Skenderaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Dëshmorët e Qyqavicës"- Çirez, Skenderaj:

Shortcuts

Share