19/03/2025
📢 Fillon Trajnimi për Dizajn Grafik dhe Multimedia në Skenderaj! 🎨💻
Me mbështetjen e Komunës së Skenderajit, po nis një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë e apasionuar pas dizajnit grafik! 📍 Mars 2025, Skenderaj
Ky trajnim synon të përgatisë të rinjtë me aftësi të avancuara në Illustrator, duke mbuluar tema si: ✅ Hyrje në Illustrator dhe funksionet bazë
✅ Punë me shtresa, grupime dhe pen tool
✅ Krijimi i logo-ve dhe ilustrimeve komplekse
✅ Integrimi me programe të tjera Adobe
✅ Prezantimi i projekteve dhe ndarja e certifikatave 🎓
Një hap drejt një karriere kreative dhe të suksesshme! 💡✨
06/01/2025
📢 Fillimi i Trajnimit në Dizajn Grafik dhe Multimedia! 🎨💻
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se ka filluar trajnimi ynë përgatitor me temën: “Përgatitja e të Rinjve në Dizajn Grafik dhe Multimedia”, organizuar nga OJQ “Rinia e Pavarur” në kuadër të programit ReLOaD2, me mbështetje financiare nga Komuna e Skenderajt.
Ky trajnim ofron një mundësi të shkëlqyer për të rinjtë të zhvillojnë aftësi në fushat kreative dhe teknologjike. Në trajnim po marrin pjesë të rinj të motivuar, të cilët janë të gatshëm të sfidojnë kreativitetin e tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen me njohuri të reja.
📸 Hidhni një sy disa momenteve të trajnimit dhe ndiqni rrugëtimin e këtyre të rinjve të talentuar!
14/05/2024
Organizata Rinia e Pavarur ka kënaqësinë të ju njoftojë se pas përfundimit të dy komponenteve "Marketingu Digjital" dhe "Programi Illustrator", ku përfitues janë 40 të rinj nga komuna e Skenderajt, është duke u realizuar komponenta e fundit që ndërlidhet me përdorimin e programit "Photoshop", ku përfitues do të jenë edhe 20 të rinj nga Komuna e Skenderajt. Këto komponente janë në kuadër të projektit "Rinia në Epokën Digjitale", i cili është pjesë e M4Y e mbështetur nga Qeveria Japoneze përmes Fondit Zhvillimor Social të Japonisë (JSDF), i cili administrohet nga Banka Botërore. Kjo iniciativë synon të rrisë mundësitë socio-ekonomike për të rinjtë e margjinalizuar (15-24 vjeç) në Kosovë.
Gjatë kësaj jave është zbatuar komponenta e përgatitjes së të rinjve për programin "Illustrator". Këto trajnime synojnë të zhvillojnë aftësitë e të rinjve nga Komuna e Skenderajt, duke i bërë ata konkurrues në tregun e marketingut digjital.
Gjeni disa foto nga aktiviteti i mbajtur me 20 të rinj nga komuna e Skenderajt.
Pas përfundimit të projektit, pritet që 60 të rinj të përfitojnë trajnime dhe aftësi të nevojshme për tregun e punës. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë për të përshpejtuar zhvillimin e tyre profesional dhe për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së vendit.
Bashkohuni me ne në rrugën drejt një të ardhme më të ndritshme për rininë tonë!
09/05/2024
Organizata Rinia e Pavarur ka kënaqësinë të ju njoftojë se pas përfundimit të komponentës së parë "Marketingu Digjital", ku përfitues janë 20 të rinj nga komuna e Skenderajt, janë duke u realizuar dy komponentet që ndërlidhen me përdorimin e programeve Illustrator dhe Photoshop. Këto komponente janë në kuadër të projektit "Rinia në Epokën Digjitale", i cili është pjesë e M4Y dhe është mbështetur nga Qeveria Japoneze përmes Fondit Zhvillimor Social të Japonisë (JSDF), i cili administrohet nga Banka Botërore. Kjo iniciativë synon të rrisë mundësitë socio-ekonomike për të rinjtë e marginalizuar (15-24 vjeç) në Kosovë.
Gjatë kësaj jave është zbatuar komponenta e përgatitjes së të rinjve për programin Photoshop. Këto trajnime synojnë të zhvillojnë aftësitë e të rinjve nga Komuna e Skenderajt, duke i bërë ata konkurrues në tregun e marketingut digjital. Gjeni disa foto nga aktiviteti i mbajtur me 20 të rinj nga komuna e Skenderajt.
Pas përfundimit të projektit, pritet që 60 të rinj të përfitojnë trajnime dhe aftësi të nevojshme për tregun e punës. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë për të përshpejtuar zhvillimin e tyre profesional dhe për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së vendit.
Bashkohuni me ne në rrugën drejt një të ardhme më të ndritshme për rininë tonë!
02/05/2024
📢 NJOFTIM 📢
Organizata Rinia e Pavarur ka kënaqësinë të ju njoftojë se ka filluar zbatimi i projektit "Rinia në Epokën Digjitale", në kuadër të programit M4Y të mbështetur nga Qeveria Japoneze përmes Fondit Zhvillimor Social të Japonisë (JSDF), i cili administrohet nga Banka Botërore. Kjo iniciativë synon të rrisë mundësitë socio-ekonomike për të rinjtë e margjinalizuar (15-24 vjeç) në Kosovë.
🎯 Qëllimi i projektit 🎯
Me qëllim të arritjes së qëllimit, Organizata Rinia e Pavarur ka adresuar nevojën për trajnime të specializuara në Marketingun Digjital dhe përdorimin e programeve si Illustrator dhe Photoshop. Këto trajnime synojnë të zhvillojnë aftësitë e rinjve nga Komuna e Skënderajit, duke i bërë ata konkurrues në tregun e marketingut digjital.
📚 Detajet e projektit 📚
Gjatë zbatimit të projektit, pritet që 60 të rinj të përfitojnë trajnime dhe aftësi të nevojshme për tregun e punës. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë për të përshpejtuar zhvillimin e tyre profesional dhe për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së vendit.
Bashkohuni me ne në rrugën drejt një të ardhme më të ndritshme për rininë tonë!
🌟
01/04/2024
Me kënaqësi të madhe, dëshirojmë të ndajmë me të gjithë komunitetin rezultatet e arritura në realizimin e projektit tonë të fundit, "Programi i Lidereve të Rinjë dhe Lidershipi Modern".
Projekti u zhvillua me qëllim që të fuqizojë të rinjtë në moshën 16-24 vjeç dhe t'i përgatitë ata për të kuptuar dhe për të ndikuar në komunitetin lokal në mënyra pozitive. Trajnimi intensiv që u ofrua për tre ditë ka ofruar një platformë për 64 të rinj, ku ata kanë fituar njohuri dhe aftësi të rëndësishme për lidershipin modern, zhvillimin e projekteve, si dhe për të kuptuar thelbin e një vizioni dhe misioni të qartë për të ardhmen.
Projekti ynë u mundësua falë mbështetjes së Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i financuar nga Bashkimi Evropian, Komuna e Skënderajt dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Gjithashtu, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë ndaj Komunës së Skënderajt, veçanërisht Drejtoreshës znj. Besarta Meha Ademi dhe përfaqësuesve të tjerë të komunës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Ky sukses nuk është vetëm i yni, por i të gjithë komunitetit tonë. Duke vazhduar me përpjekjet tona të përbashkëta, ne besojmë se do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për të gjithë.
OJQ Rinia e Pavarur
; ; ; ; ; UNDP Kosovo European Union in Kosovo Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
30/01/2024
OJQ Rinia e Pavarur ka hapur thirrjen për pranimin e ofertave. Afati i aplikimit është deri më datën 16.02.2024. Për detajet dhe kriteret e aplikimit, ju lutemi gjeni në linkun e bashkangjitur.
https://docs.google.com/document/d/1qMBRttkJTcQuSctvKb4FEeoSS6i7IJu5/edit?usp=sharing&ouid=101272051040128835414&rtpof=true&sd=true
; ; ; ; ; UNDP Kosovo European Union in Kosovo Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
Shtojca 7 Ftese per Oferte.docx
30/01/2024
THIRRJE PUBLIKE
Duke synuar përmbushjen e qëllimit të Organizatës sonë për fuqizimin e rinisë dhe krijimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të zhvilluar në aspektin socio-ekonomik në Kosovë, OJQ Rinia e Pavarur ofron mundësi për trajnim në projektin e radhës, “PROGRAMI I LIDERA TË RI DHE LIDERSHIPI MODERN”. Përmes këtij programi, organizata synon të adresojë nevojën për përgatitjen e grupit të të rinjve në moshën 16-24 vjeç për të kuptuar rolin dhe rëndësinë e tyre në komunitetin lokal.
Aplikimi do të jetë i hapur nga data 30.01.2024 deri më datën 15.02.2024, ndërsa për kohën e mbajtjes së trajnimit dhe lokacionin do të njoftohen përmes telefonit dhe emailit të përzgjedhurit. Ky projekt mundësohet falë mbështetjes së dhënë nga UNDP, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Skenderajit.
Përmes kësaj thirrje, ftohen të gjithë të rinj të moshave 16-24 nga Komuna Skenderaj, të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij trajnimi, duke aplikuar në linkun e bashkangjitur.
; ; ; ; ; UNDP Kosovo European Union in Kosovo Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
08/01/2024
Është shtyër afati i dorëzimit të ofertavë deri me datën 30 Janar 2024.
; ; ; ; ; UNDP Kosovo European Union in Kosovo Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
13/12/2023
Gjatë ditës së shtunë, respektivisht me datë 1 Korrik 2023 në Komunen e Skënderajt, organizata jonë OJQ RINIA E PAVARUR / YOUTH INDEPENDENT mbajti trajnimin me temën "Orientimi dhe Udhezimi për Grate në Krijimin dhe Menaxhimin e Bizneseve: Hap-pas-Hapi"e perkrahur nga Komuna e Skënderajt!
Në trajnim pjësemarrëse ishin një grup i femrave/grave të cilat paten fatin të përfitojnë njohuri rreth krijimit të bizneseve me shembuj dhe elaburime konkrekte që i hasin në përditshmeritë e tyre, grupi ishte i mrekullueshëm pasi ato kishin ideja mjaft interesante rreth ideve për biznese të reja me sektore te ndryshme, gjithashtu pjesëmarrëset në fund të trajnimit pranuan çertifikatat e trajnimit, trajnimi u ligjërua nga Z. Shaban Xani !
Për sesionet tjera dhe temat risi qe do sjellim do informoheni gjithmone në faqet tona në instagram dhe facebook!
13/12/2023
OJQ Rinia e Pavarur ka hapur thirrjen për pranimin e ofertave për furnizim me paisje të teknologjisë. Afati i aplikimit është deri më datën 27.12.2023. Për detajet dhe kriteret e aplikimit, ju lutemi gjeni në linkun e bashkangjitur.
; ; ; ; ; UNDP Kosovo European Union in Kosovo Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
Call now to connect with business.