Xhamia e fshatit Abri e Poshtme
Kjo është faqja zyrtare e xhamisë së fshatit Abri e Poshtme, në të cilën është imam, hoxhë Alban Bytyqi.
08/07/2026
APEL PËR NDIHMË
Të dashur familjarë, miq dhe njerëz vullnetmirë,
Ju drejtohemi me lutje për të ndihmuar Alban Bytyqin nga fshati Abri e Poshtme, Skenderaj, i cili ka nevojë për një operim urgjent në shtyllën kurrizore.
Sipas mjekëve, koha është vendimtare dhe ndërhyrja sa më e shpejtë rrit ndjeshëm shpresat për shërim. Kostoja e operimit është rreth 35.000 €, shumë të cilën familja kërkon përkrahjen tuaj.
Çdo kontribut, sado i vogël, është një ndihmë e madhe. Nëse nuk keni mundësi të kontribuoni, ju lutemi ta shpërndani këtë apel.
Zoti ju shpërbleftë për bujarinë dhe lutjet tuaja!
Të dhënat për kontribut:
Përfituesi: Alban Fazli Bytyqi
Banka: Banka Ekonomike
IBAN: XK05 1405 0000 5208 7912
SWIFT: EKOMXKPR # # #
Kontakt: +383 44 228 669
Nuk e kupton saktë këtë hadith përveçse ai që zgjohet në frikë, sëmundje ose uri dhe etje.
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi veselem thotë: "Kush zgjohet prej jush dhe është i sigurtë në veten e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe ka ushqim të mjaftueshëm për atë ditë, është sikur t'i është dhënë atij e gjithë bota." (Transmeton Tirmidhiu dhe hadithi është i mirë)
Hoxhë Alban Bytyqi imam i Xhamia e fshatit Abri e Poshtme.
07/07/2026
I urojmë shërim sa me të shpejtë Hoxhës tonë të nderuarë , shumë të respektuarë ALBAN FAZLI BYTYQI !
Beni DUA per lehtësimin dhe shërimin e tijë
ZOTI e ndihmoftë dhe e sheroftë !
07/07/2026
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Pas interesimit dhe pyetjeve të shumta nga ana juaj për hoxhë Alban Bytyqin, imam në fshatin Abri e Poshtme, ju njoftojmë se ai do t’i nënshtrohet një operimi në shtyllën kurrizore.
Andaj, kërkojmë nga ju që të jetë në lutjet tuaja, duke iu drejtuar Allahut të Madhëruar që t’ia lehtësojë gjendjen, ta bëjë operimin të lehtë e të suksesshëm dhe ta begatojë me shërim të plotë e sa më të shpejtë.
Allahu e ruajtë dhe e shëroftë!
Amin.
03/07/2026
Elhamdulilah! 🤲
Numri i xhematit në fshatin Abri e Poshtëme po shtohet. Sot, 03.07.2026, në namazin e xhumasë në Xhamia e fshatit Abri e Poshtme ishim mbi 3 safa.
📖 Dersi para xhumasë
🕌 Hytbja
📚 Mësim-besimi pas namazit.
Allahu e shtoftë dhe e begatoftë xhematin tonë. Amin!
02/07/2026
Elhamdulilah u vendosën klimat🤲
Sot në Xhamia e fshatit Abri e Poshtme e u vendosën klimat. Lusim Allahun e Madhëruar që këtë vepër ta llogarisë në peshoren e veprave të mira të të gjithë bamirësve që kontribuan në realizimin e saj.
Më poshtë kam shënuar vetëm inicialet e personave që kontribuan. Edhe pse të gjithë dëshiruan të mbeteshin anonimë, i kam vendosur vetëm si nxitje dhe motivim për të tjerët që, me lejen e Allahut, të na ndihmojnë edhe në aksionet e ardhshme.
Një falënderim i veçantë shkon për shokun tim Ajet Qerkini i cili qëndroi gjatë gjithë ditës së bashku me punëtorët, duke u kujdesur për montimin e klimave, në kohën kur unë, si imam i xhamisë, isha në një trajtim mjekësor për problemet me unazat e shpinës.
Allahu i shpërbleftë të gjithë bamirësit🤲
01/07/2026
Elhamdulilah 🤲
Edhe kjo punë u krye me sukses. Pagesa e rrymës për Xhamia e fshatit Abri e Poshtme u krye falë ndihmës dhe përkushtimit të njerëzve tanë të mirë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Abri E Poshtme
Skenderaj