17/10/2023
Gillian ishte një vajzë shtatë vjeçare që në shkollë nuk mund të rrinte ulur.
Ngrihej vazhdimisht , shpërqëndrohej , fluturonte në mendime dhe nuk e ndiqte mësimin. Mësuesit e saj shqetësoheshin , e dënonin , i bërtisnin , e vlerësonin ato pak herë që ishte e vëmëndëshme , por asgjë. Gillian nuk rrinte dot ulur dhe nuk mund të ishte e qetë.
Kur kthehej në shtëpi edhe nëna e dënonte. Ajo mendonte se nuk mund të bënte sikur nuk shihte gjë , para një sjellje të tillë të vajzës. Dhe kështu Gillian , jo vetëm merrte vlerësime të dobta e dënime çdo ditë në shkollë , por i merrte edhe në shtëpi , sikur të mos mjaftonin dënimet, poshtërimi dhe notat e këqia e të bërtiturat para gjithë shokëve.
Një ditë nënën e Gillian e thërritën në shkollë. Zonja , e mërzitur se priste lajme të këqia , mori vajzën për dore dhe u nis për në shkollë , në dhomën e mësuesve. Mësuesit folën për një sëmundje , për një shqetësim të dukshëm mendor të vajzës. Nuk njihej ende hiperaktiviteti , përndryshe do i kishin dhënë edhe ndonjë ilaç për këtë vajzës së vogël.
Gjatë bisedës erdhi një mësues i vjetër që e njihte vajzën dhe historinë e saj. Ai i kërkoi gjithë të rriturve , nënës e mësuesve , të shkonin në një klasë pranë nga ku mund të shihnin vajzën. Por para se të largoheshin i tha vajzës të kishte durim e ti priste pak se ata do të ktheheshin shpejt dhe ndezi një radio të vjetër me një muzikë në sfond.
Ndërsa vajza ishte vetëm në dhomë , ngrihet menjëherë e vjen lart e poshtë dhomës duke ndjekur muzikën në ajër me këmbët e zemrën e saj. Mësuesi i vjetër buzëqeshi , e ndërsa të tjerët e shihnin të hutuar e me dhëmbshuri , si ndodh me gjithë njerëzit e vjetër , ai thirri :
" E shihni që Gillian nuk është e sëmurë. Ajo është një balerinë."
Ai e këshilloi nënën e saj ta regjistrojë në një klasë vallzimi dhe kolegët që herë pas here ta bëjnë të kërcejë.
Vajza ndoqi mësimin në klasën e re dhe kur u kthye në shtëpi tha :
" Ata janë të gjithë si unë. Asnjë nuk rri ulur atje.
Në 1981 , pas një karriere të mrekullueshme si balerinë , pasi kishte hapur akademinë e saj të vallzimit dhe pasi kishte marrë edhe njohje ndërkombëtare për artin e saj , Gillian Lynne do të ishte edhe koreografia e muzikalit të njohur Cats.
Një puthje për gjithë fëmijët e ndryshëm . Uroj që ata të gjejnë gjatë udhës së tyre , të rritur të aftë për ti mirëpritur për atë që janë e jo për atë që i mungon!