SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj

SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj, School, Skenderaj.

16/05/2026

NJOFTIM

Njoftojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë të fëmijëve se, nga data 20.05.2026 deri më 15.06.2026, do të bëhet regjistrimi i fëmijëve në klasën përgatitore dhe në klasën e parë.
Nxënësit për klasën përgatitore do të regjistrohen nga zëvendësdrejtori i shkollës, çdo ditë pune, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, në zyrën e tij.
Nxënësit për klasën e parë do të regjistrohen nga pedagogu i shkollës, çdo ditë pune, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, në zyrën e tij.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e nxënësve janë:
Certifikata e lindjes/ ekstrakti i lindjes
Certifikata e vaksinimit ( për klasën e parë)

Prezenca e fëmijës gjatë regjistrimit për klasën e parë është e domosdoshme.

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 05/05/2026

Dita e Shkollës Fillore “Ahmet Delia” në Skenderaj
Sot, me krenari dhe gëzim, festojmë 19-vjetorin e shkollës sonë, një vatër e rëndësishme e dijes dhe edukimit të brezave të rinj. Kjo ditë shënon rrugëtimin e suksesshëm të shkollës sonë ndër vite, përkushtimin e mësimdhënësve dhe arritjet e nxënësve që kanë kaluar nëpër bankat e saj.
Me këtë rast, falënderojmë të gjithë mysafirët, prania e të cilëve e bëri edhe më madhështore këtë ditë të veçantë. Mirënjohje e veçantë shkon për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm.
Gëzuar 19-vjetorin e shkollës sonë!

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 23/04/2026

Me rastin e 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit, aktivi i klasëve të III-ta, bashkë me nxënës organizuam një vizitë në bibliotekën e qytetit. Kjo vizitë ishte një përvojë e veçantë dhe e dobishme për të gjithë nxënësit.
Gjatë qëndrimit në bibliotekë, nxënësit patën mundësinë të njihen me ambientin, mënyrën e sistemimit të librave dhe rregullat e përdorimit të tyre.

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 22/04/2026

Dita e Tokës 🌍

Me rastin e Ditës së Tokës, në shkollën tonë zhvilluam aktivitete të bukura. Nxënësit pastruan ambientin përreth shkollës dhe mbollën lule për ta bërë ambientin më të pastër dhe më të bukur. Ishte një ditë e gëzueshme për fëmijët dhe një kujtesë e bukur për t’u kujdesur për natyrën. 🌱🌸

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 02/04/2026

Shkolla është vendi ku mirëpret të gjithë nxnënësit. Vendi ku dhuron arsimim, dashuri dhe respekt për të gjithë.
Në shkollën "Ahmet Delia" u manifestua 2 prilli " Dita Botërore e Autizmit"
Për organizimin e këtij aktiviteti faleminderojmë mësuesën mbështetëse Remzije Osmani Koca, mësueset e klasave III2 dhe IV2 , asistentet si dhe të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit të cilët ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti.

" Një për të gjithë, të gjithë për një".

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 24/03/2026

Me rastin e 21 Marsit – Ditës Botërore të Sindromës Down, shkolla jonë mbështeti fushatën “Një kartolinë për ty”.
Nxënësit e klasës së tretë, së bashku me mësuesen e tyre, organizuan një aktivitet plot dashuri për shoqen e tyre, duke treguar se ajo është pjesë e pandashme e klasës.
Falënderojmë Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Kastriot Duraku, për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e pakursyer në aktivitetet e organizuara.

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 23/03/2026

22 Marsi- Dita Botërore e Ujit

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, aktivet e klasëve të III-ta dhe të IV-ta organizuan një vizitë edukative në Kompanin Rajonale të Ujësjellsit KRU "Mitrovica", për të mësuar më shumë rreth rëndësisë së ujit në jetën tonë të përditshme.

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 07/03/2026

Urime dhe suksese për nxënësit e SHF “Ahmet Delia” për rezultatet e shkëlqyera të arritura në garat komunale të diturisë për vitin shkollor 2024/2025.

Falënderim i veçantë për drejtorin e DKA-së Kastriot Durakun dhe të gjithë zyrtarëve të DKA-së për mbështetjen dhe vlerësimin e vazhdueshëm ndaj nxënësve dhe mësimdhënësve.

Njëkohësisht, falënderime të sinqerta për mësimdhënësit dhe nxënësit fitues për përkushtimin, punën dhe sukseset e arritura në këto gara.

Krenarë me arritjet tuaja dhe ju urojmë suksese edhe më të mëdha në garat e radhës!

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 06/03/2026

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, bashkë me mësimdhënës dhe nxënës, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz për të nderuar sakrificën e Adem Jasharit, familjes së tij dhe të gjithë dëshmorëve për lirinë e Kosovës. 🇽🇰

Photos from SHFMU "Ahmet Delia" Skenderaj's post 16/02/2026

Me krenari dhe respekt të thellë për sakrificën e brezave ndër vite, sot shënojmë 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë frymë festive, shkolla jonë ka përgatitur një program të veçantë kulturo- artistik me nxënësit tanë.
Gëzuar 17 Shkurti! 🇽🇰

13/02/2026

Drejtoria e SHF “Ahmet Delia” njofton me kënaqësi se nxënësja Fjolla Uka me numër garues 29, nxënëse e klasës së V-të, ka arritur sukses të shkëlqyer në garat e Gjuhës Angleze “Spelling Bee”, duke u radhitur e para në nivel komunal dhe u kualifikua për në finale, e cila do të mbahet në Prishtinë.
SHF “Ahmet Delia” përgëzon nxënësen për këtë arritje të rëndësishme dhe falënderon arsimtarin për kontributin e tij të çmuar. Njëkohësisht, falënderojmë DKA-në dhe organizatorët për mundësinë e organizimit të këtyre garave në komunën tonë.

I urojmë shumë suksese në fazën finale!

Want your school to be the top-listed School/college in Skenderaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Skenderaj