Shf&Shmu "Migjeni" Siboc-Obiliq

Shf&Shmu "Migjeni" Siboc-Obiliq Faqja Zyrtare! Qëllimi i hapjes së kësaj faqe është informimi për aktivitetet e shkollës sonë!

Historiku i SHFMU “Migjeni”në Sibofc

Shkolla e parë hapet në vitin 1927 në fshatin Hamidi,lokaliteti konsiderohej si pjesë(tokë) e fshatit Sibofc.Shkolla asokohe punonte në dy ndërresa.Mësimi mbahej në gjuhën serbe,kurse pasdite mësimi fetar në gjuhën arabe për nxënësit shqiptarë.Nxënësit shqiptarë ishin të detyruar që një vit mësimor të mbanin mësim përgatitor për t’u regjistruar e ndjekur mësimin në gjuhën serbe te mësuesi Dushan Shpadier. Nga vitet 1941-1945 pushtetin në Kosovë e kishin gjermanët.Vendi ishte I ndarë në disa të ashtuquajtura zona territoriale me kryeqendër në Mitrovicë.
Çështjen e arsimit dhe të kulturës e kishin vetë shqiptarët. Fillimi për hapjen e shkollave të reja dhe rimëkëmbjen e shkollave shqiptare në troje sapo “të liruara” e drejtonte komisioni shtetëror I Mbretërisë Shqiptare me seli në Tiranë.Ky institucion arsimor quhej”Mision mëkëmbsuer” I arsimit shqip,të cilit i printe atdhetari I njohur,Rexhep Mitrovica. Ministria e Arsimit e Mbretërisë Shqiptare në Tiranë bënte monitorimin dhe incizimin e gjendjes në arsim në 4 nënprefektura që ishin:Mitrovica,Vushtrria,Podujeva dhe Pazari I Ri. Sipas të dhënave arkivore në Komunën e Vushtrrisë kanë punuar 14 shkolla shqipe. Në Sibofc hapet zyrtarisht shkolla e pare shqipe më 4 tetor 1943(zona e Vushtrrisë).Objekti ishte në fshatin Hamidi,lokalitet që konsiderohej si pjesë(tokë)e fshatit Sibofc. Shkolla në Hamidi ishte një godinë me katër dhoma mësimi shtëpi-shkollë,në pjesën e përparme kishte një verandë,e cila në pjesën e prapme ishte e kufizuar me një radhë shtyllash.Veranda shërbente si pushimore e nxënësve gjatë të reshurave në pushimet ditore. Në afërsi të shkollës ka qenë një sh*tore(han) e një fshatari nga fshati Shipitullë.Fshatarët dhe nxënësit në këtë sh*tore furnizoheshin me gjëra elementare,si ushqimore,qoftë edhe mjete të pakta shkollore. Mësuesi i parë ishte Behram Ymeri nga Kçiq i Vushtrrisë që kishte të kryer medresenë”Isabeg” dhe kursin pedagogjik në Prishtinë. Për mësuesin e pare të shkollës flet me nostalgji(tashti i ndjeri prof.dr.Hamit Thaçi)dhe po e citojmë”Mësuesi im i parë, pa teprim të vogël,ishte përfytyrim i denjë i Migjenit,”emrin e të cilit emori kjo shkollë në vitin 1969. Gjenerata e parë e shkollës fillore doli në vitin 1946/47.Mësues ishte Kajtaz Ferizi,nga fshati Oshlan I Vushtrrisë. Mësimi mbahej me klasë të kombinuara,klasa e parë me të tretën dhe e dyta me të katërtën.Një mësues punonte me të gjitha klasat.Struktura e klasave ka qenë shumë heterogjene për nga njohuritë dhe mosha.Kishte nxënës që më pare kishin ndjekur mësimet fillestare në gjuhën serbe në Hamidi. Numri i mësimdhënësve rritet në vazhdimësi,si Hamza Thaqi(Bregovina) i lindur më 1913 në Sibofc,e kishte kryer shkollën e Medresesë në Shkup,punoi si mësues dhe hoxhë I fshatit.U burgos nga UDB-ja dhe u dënua me 3 vjet burg të rendë.Nga vuajtjet dhe mundimet u sëmur nga TBC-ja.Vdiq I shpërngulur në Ovçe Pole të Velesit të Maqedonisë,ku vdes më 1957. Ahmet Shehu është ndër mësuesit e pare,të cilët punuan në shkollën e Sibofcit.I takon brezit të pare të vitit shkollor 1943/44.Ishte mësues ideal dhe shembullor,I cili punoi me përkushtim plot 13 vite.Ai kishte merita të mëdha për hapjen e progjimnazit në Sibofc më 1951(gjimnazi I ulët siç quhej ndryshe).Pas dy vitesh ndërpritet puna e gjimnazit të ulët dhe transferohet në Plemetin,kinse për mungesë të lokalit,çka nuk ishte e vërtetë. Për Ahmetin flasin me admirim ish shokët e tij të shkollës,si Nebih Kelmendi,Rrahmon Hoti,Hilmi Saraçi dhe I ndjeri prof.dr.Hamdi Thaçi,etj.Nga presioni direkt dhe indirekt i UDB-së,në tetor të vitit 1964 largohet nga detyra e mësuesit.Vdiq më 31.01.1970 ende pa I mbushur 37 vjet. Shkolla ishte vatër e diturisë dhe strehimore e shumë mësuesve,siç ishin:Beqir Shala(Vëllai i Hazir Shalës)Xhevat Krasniqi(djali i Metush Krasniqit),etj. Shkollë e plotë tetëklasëshe e Sibofcit u bë në vitin 1966/67 dhe në vitin shkollor 1969/70 pavarësohet nga shkolla fillore “19 Nëntori” e Hades dhe emërohet me emrin “Migjeni”. Në kuadër të kësaj shkolle janë edhe dy paralele të ndara fizike,njëra në Shipitullë nga viti 1967 që ishte shkollë e plotë fillore dhe tjetra në Grabofc të Epërm që punon nga parashkollorët deri në klasën e pestë që nga viti shkollor 2002/2003. Gjatë luftës së fundit nga kjo shkollë janë vrarë katër nxënës:Avni Bajram Krasniqi,Ismet Ramadan Krasniqi,Xhelal Sylë Shaljani dhe Shehide Abdurrahman Kelmendi. Të gjithë këta nxënës u vranë nga forcat paramilitare serbe më 16 prill 1999,në malet e fshatit Grabofc,kurse pas dy dite,më 18 prill,vritet mësuesi Milaim Mirena,në oborrin e shtëpisë në fshatin Hade.

🎒🌸 Një fillim i bukur i vitit të ri shkollor në SHFMU “Migjeni”Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, mësueset e ...
01/09/2026

🎒🌸 Një fillim i bukur i vitit të ri shkollor në SHFMU “Migjeni”

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, mësueset e ciklit fillor përgatitën me shumë dashuri dhurata të vogla për nxënësit, duke ua bërë edhe më të veçantë ditën e parë të shkollës. 💝

Gjatë ditës u zhvilluan edhe aktivitete të ndryshme me qëllim njohjen e nxënësve me njëri-tjetrin, ndarjen e përvojave dhe kujtimeve nga pushimet verore, si dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe krijimin e një atmosfere të ngrohtë e miqësore në klasë. 🤝📚

Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me suksese, miqësi të reja, buzëqeshje dhe shumë momente të bukura! ✨📖

Urime vitin e ri shkollor!Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me suksese të reja, motivim dhe arritje të larta  ...
01/09/2026

Urime vitin e ri shkollor!

Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me suksese të reja, motivim dhe arritje të larta në mësime!
Qoftë një rrugëtim i mbarë dhe me plot rezultate pozitive!

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR NXËNËSIT DHE PRINDËRIT‼️Të nderuar nxënës dhe prindër,Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit më...
30/08/2026

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR NXËNËSIT DHE PRINDËRIT‼️

Të nderuar nxënës dhe prindër,

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit mësimor, rritjes së sigurisë dhe respektimit të rendit shtëpiak në shkollë, ju njoftojmë për rregullat obligative të nxënësve:

Uniforma shkollore
Të gjithë nxënësit janë të obliguar të vijnë në shkollë të veshur me uniformën e shkollës gjatë gjithë orarit mësimor.

Ndalimi i telefonave celular
Në zbatim të vendimit të Ministrisë së Arsimit, mbajtja dhe përdorimi i telefonave celularë nga nxënësit është rreptësisht i ndaluar brenda objektit të shkollës.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e plotë të prindërve për zbatimin e këtyre rregullave, në të mirë të edukimit të fëmijëve tanë.

Drejtoria e shkollës!

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, ju urojmë  një vit të...
30/08/2026

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, ju urojmë një vit të mbarë, me shëndet, suksese në procesin mësimor!
Ju njoftojmë se procesi mësimor fillon zyrtarisht ditën e martë, më 1 shtator 2026 sipas orarit mësimor!

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secil...
27/08/2026

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

Donacioni i 15 Klimave nga GNTC Gorenje për Shkollën tonë!Pas kërkesës së paraqitur nga drejtoria e shkollës sonë, kompa...
27/08/2026

Donacioni i 15 Klimave nga GNTC Gorenje për Shkollën tonë!

Pas kërkesës së paraqitur nga drejtoria e shkollës sonë, kompania GNTC Gorenje ka realizuar një donacion tejet të rëndësishëm prej 15 klimave.
Ky donacion shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të
mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke bërë të mundur që të gjitha klasat të jenë plotësisht të pajisura me klima. Investimi në kushte më të mira termike ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një ambienti më të rehatshëm dhe më efikas për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Drejtoria e shkollës shprehin mirënjohje të veçantë për GNTC Gorenje, për mbështetjen, bashkëpunimin dhe vullnetin e treguar në përmirësimin e kushteve shkollore.

Faleminderit GNTC Gorenje për kontributin!

Kalendari për vitin shkollor 2026/2027
20/08/2026

Kalendari për vitin shkollor 2026/2027

12/08/2026

Njoftohet prindërit të cilët nuk kan aplikuar ende për tekste shkollore se afati për aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit është shtyrë deri me datë 14 gusht ditë e premte

Sqarim me rëndësi!Gjatë aplikimit duhet të klikohet shfmu”Migjeni” për nxënësit qe janë në shkollën tonë!Hapet aplikimi ...
27/07/2026

Sqarim me rëndësi!

Gjatë aplikimit duhet të klikohet shfmu”Migjeni” për nxënësit qe janë në shkollën tonë!

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.
Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

Përzgjedhja e teskteve shkollore për klasët 1-5 për vitin shkollor 2026/27
27/07/2026

Përzgjedhja e teskteve shkollore për klasët 1-5 për vitin shkollor 2026/27

Address

Rruga Agron Gashi
Sibovc
15000

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+38344000000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shf&Shmu "Migjeni" Siboc-Obiliq posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share