SHMLM " Sejdi Kryeziu"

SHMLM " Sejdi Kryeziu" Institucion edukativ dhe arsimor

👨‍🍳👩‍🍳 Nga mësimi në praktikë!Nxënësit e klasës së X-të, profili Kuzhinieri, realizuan dhe prezantuan në klasë disa nga ...
17/09/2026

👨‍🍳👩‍🍳 Nga mësimi në praktikë!

Nxënësit e klasës së X-të, profili Kuzhinieri, realizuan dhe prezantuan në klasë disa nga përgatitjet e tyre ushqimore. 🍽️

Përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit zhvillojnë aftësitë praktike, kreativitetin dhe punën në ekip, duke e bërë mësimin më konkret dhe më tërheqës.

👏 Urime nxënësve për punën dhe përkushtimin!

👨‍🍳 Nxënësit e klasës së X – Profili i Kuzhinierisë, të pajisur me veshje profesionaleNxënësit e klasës së X të profilit...
16/09/2026

👨‍🍳 Nxënësit e klasës së X – Profili i Kuzhinierisë, të pajisur me veshje profesionale

Nxënësit e klasës së X të profilit Kuzhinieri u pajisën me veshje profesionale, të siguruara nga DKA, të cilat do t’u shërbejnë gjatë zhvillimit të praktikës profesionale.

👩‍🍳 Me pajisjet e duhura, përkushtimin dhe punën praktike, nxënësit tanë po hedhin hapat e parë drejt profesionit të tyre.

Faleminderit DKA-së për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj arsimit profesional! 👏

29/08/2026
20/08/2026

Të nderuar nxënës, ju informojmë që aplikimi për provimin e maturës do të jetë i hapur deri të hënën më 24.08.2026 deri në ora 10:00 ndërsa aprovimi nga ana e koordinatorëve do të jetë deri të hënën 24.08.2026 në ora 12:00 .

19/08/2026

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË X-TA

Të nderuar nxënës,

Ju njoftojmë se më 20 gusht 2026 do të bëhet matja e uniformave shkollore për të gjithë nxënësit e klasave të X-ta.

Në SHMLM “ Sejdi Kryeziu”- Rogaçicë nga ora 14:00.

Pjesëmarrja e të gjithë nxënësve të klasave të X-ta është e obligueshme, andaj ju lutemi që të jeni të pranishëm në kohën e caktuar.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

Drejtoria e shkollës

📢 NJOFTIM PËR MATURANTËT – AFATI I GUSHTIT 2026Të dashur maturantë,Ju njoftojmë se nga data 12 gusht 2026 ka filluar apl...
13/08/2026

📢 NJOFTIM PËR MATURANTËT – AFATI I GUSHTIT 2026

Të dashur maturantë,

Ju njoftojmë se nga data 12 gusht 2026 ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore – Afati i Gushtit 2026.

📅 Aplikimi është i hapur deri më 20 gusht 2026.
📝 Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 29 gusht 2026, në ora 10:00.

Ju lutemi që të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit ta përfundojnë aplikimin brenda afatit.

ℹ️ Për çdo paqartësi, pyetje apo informacion shtesë, mund të kontaktoni Këshilltaren për Karrierë / Koordinatoren për Maturën Shtetërore, Hazbije Kallaba, e cila do t’ju ofrojë ndihmën dhe informacionin e nevojshëm.

🎓 Suksese të gjithë maturantëve! Ju urojmë rezultate sa më të mira! 🍀

📢 NJOFTIM PËR HAPJEN E KONKURSIT🎓 Nga data 17 gusht 2026 fillon pranimi i nxënësve në klasën e 10-të në SHMLM “Sejdi Kry...
12/08/2026

📢 NJOFTIM PËR HAPJEN E KONKURSIT

🎓 Nga data 17 gusht 2026 fillon pranimi i nxënësve në klasën e 10-të në SHMLM “Sejdi Kryeziu” – Rogaçicë, për vitin shkollor 2026/27.

📅 Dokumentet pranohen më:
17, 18 dhe 19 GUSHT 2026
🕐 Ora: 08:00 – 16:00

📚 Drejtimet:

✅ Gjimnaz Shkencor
✅ Gjimnaz Shoqëror
✅ Hoteleri – Kuzhinieri (Mësim Dual)
✅ Teknologji e Informacionit – Teknik i Informatikës së Biznesit

📄 Dokumentet e nevojshme:

• Dëftesat e arsimit të mesëm të ulët
• Certifikata e lindjes
• Dokumentet e tjera sipas konkursit të MASHTI-t

📍 SHMLM “Sejdi Kryeziu” – Rogaçicë, Komuna e Kamenicës

🌟 E ardhmja fillon me zgjedhjen tënde!
Mirë se vini në SHMLM “Sejdi Kryeziu”! 🎓

Urime pensionimin!Sot, stafi i SHMLM “Sejdi Kryeziu” pati kënaqësinë të jetë së bashku me kolegun tonë të nderuar, Selam...
31/07/2026

Urime pensionimin!

Sot, stafi i SHMLM “Sejdi Kryeziu” pati kënaqësinë të jetë së bashku me kolegun tonë të nderuar, Selami Spahiu, me rastin e pensionimit të tij.

Me respekt dhe mirënjohje, e falënderojmë për kontributin e çmuar, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar ndër vite si mësimdhënës i lëndës së Elektros, duke lënë gjurmë në edukimin e shumë brezave të nxënësve.

Në emër të stafit të shkollës, i urojmë shëndet të mirë, lumturi, mbarësi dhe një pensionim të qetë e të gëzuar. Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për arsimin!

NJOFTIM MORTORMe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët, nxënësit dhe të gjithë ata që e njohën se më 1...
15/07/2026

NJOFTIM MORTOR

Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët, nxënësit dhe të gjithë ata që e njohën se më 15 korrik 2026, në moshën 38-vjeçare, ndërroi jetë më i dashuri ynë

Petrit Xhevdet Kallaba

(12.09.1987 – 15.07.2026)

Petriti ishte mësimdhënës i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, edukator, mentor, humanist dhe sportist i përkushtuar. Gjatë jetës së tij dha një kontribut të çmuar në arsimin e Kosovës, në edukimin teknologjik të brezave të rinj dhe në projekte të shumta kombëtare e ndërkombëtare. Ai do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin, urtësinë, mirësinë, përkushtimin dhe dashurinë ndaj familjes, nxënësve, kolegëve dhe vendlindjes.

Ceremonia mortore

E enjte, 16 korrik 2026

Ora 14:00 – Mbledhje komemorative në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë Mikse "Sejdi Kryeziu" në Roganë (Rogaçicë).
Ora 15:15 – Homazhe dhe pjekja me kufomën në oborrin e shtëpisë (te Tyrbja).
Rreth orës 16:00 – Nisja drejt Xhamisë së fshatit Roganë, ku do të falet namazi i xhenazes.
Pas faljes së xhenazes – Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Roganë (Rogaçicë).

Pjesëmarrja dhe lutjet tuaja në këtë ceremoni janë nderim për jetën dhe veprën e tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Petrit Xhevdet Kallabën.

📢 NJOFTIM PËR HAPJEN E KONKURSIT🎓 Nga nesër fillon pranimi i nxënësve në klasën e 10-të në SHMLM “Sejdi Kryeziu” – Rogaq...
06/07/2026

📢 NJOFTIM PËR HAPJEN E KONKURSIT

🎓 Nga nesër fillon pranimi i nxënësve në klasën e 10-të në SHMLM “Sejdi Kryeziu” – Rogaqicë për vitin shkollor 2026/27.

📅 Dokumentet pranohen më:
07, 08 dhe 09 Korrik
🕗 Ora: 08:00 – 16:00

📚 Drejtimet:
✅ Gjimnaz Shkencor
✅ Gjimnaz Shoqëror
✅ Hoteleri – Kuzhinieri (Mësim Dual)
✅ Teknologji e Informacionit – Teknik i Informatikës së Biznesit

📄 Dokumentet e nevojshme:
• Dëftesat e arsimit të mesëm të ulët
• Certifikata e lindjes
• Dokumentet e tjera sipas konkursit të MASHTI-t

📍 SHMLM “Sejdi Kryeziu” – Rogaqicë, Komuna e Kamenicës

🌟 E ardhmja fillon me zgjedhjen tënde! Mirë se vini në SHMLM “Sejdi Kryeziu”.

Address

Bardhyl Osmani
Shalës
62100

Opening Hours

Monday 08:00 - 13:00
14:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 13:00
14:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 13:00
14:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 13:00
14:00 - 19:00
Friday 08:00 - 13:00
14:00 - 19:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHMLM " Sejdi Kryeziu" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHMLM " Sejdi Kryeziu":

Shortcuts

Share

Category