05/04/2026
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë bashkëfshataret e Gurit të Kuq , miqët dhe dashamiret se ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeqare:
BAJRAM RAM SYLEJMANI
Varrimi i të ndjerit bëhët me 05.04.2026 në ora 16 :00 në varrezat e lagjes Mustafaj .
Familjes Sylejmani i shprehim ngushëllime .
Bajrami pushoftë në paqe .
Qoftë i përjetshem kujtimi për të.
16/02/2026
Mësim besimi në Ramazan -Xhamia e fshatit Guri i Kuq
Të dashur bësimtar!
Gjatë muajit të bejuar të Ramazanit ,në Xhamin e fshatit Guri i Kuq do mbahet mësim besimi në çdo të xhuma pas namazit namazit të xhumas dhe çdo të diel pas namazit të drekes .
Ramazani është muaji i Kur'anit , muaji i faljes dhe i afrimit me Allahun e madhërishem. Është koha më e mirë për të forcuar lidhjen me Krijusi, me shtua dijen dhe me pastru zemrën .Ftoheni të gjithë me shfrytëzuar këtë muaj të madhërishem për dobi në dynja të ahiretit.
Allahu na pranoft agjerimin , lutjet dhe veprat tona.
Me respekt !
Hoxhë Fisnik Limani
13/01/2026
NJFTIM MORTOR
Njoftohen të gjithë bashkëfshataret ,miqtë dhe farëfisi se me datë 14 .01.2026 me ratin e vdekjes së bijes Hatmane Sahit Fetahu , vëllau Kadri Fetahu hap të pame .
E pamja mbahet në oden e fshatit .
Familjes Fetahu i shprehim ngushëllime dhe lutem tek i madhi Zot të pushoj në Xhenet !
20/12/2025
Mirë se vini mërgimtarë në vendëlindjen tuaj të dashur!
Kthimi i juaj sjell gëzimin në shtëpi, , jetë në fshat dhe shpresë në zemërat tona.
Urojmë që ditët mes nesh t'ju jenë të mbushura me dashuri , kujtime të bukura dhe paqe shpirtërore
27/11/2025
Me mirënjohje të thëllë u shprehim felenderimin tonë të sinqertë të gjithë atyre që dhanë kontributin e tyre për ndërtimin e odës në fshatin Guri i Kuq.
Çdo bllok i vendosur , çdo dorë e shtrirë dhe çfo mbështetje e dhënë, ka qenë dëshmi e vlerave tona,e traditës tonë dhe dashurisë për vendlindjen.
Kjo odë nuk është vetëm një ndërtesë,ajo është simbol i bashkimit ,i punës së përbashkët dhe krenarisë sonë për rrënjet tona .Faleminderit 58768 herë brenda dhe jashtë vendit miqësi e njerëz të vullnetit të mirë për këtë vepër të madhe që do të mbetet brez pas brezi !
Zoti ju ndihmoftë ngado që jeni !
04/11/2025
Blerim Sadri Thaçi nga Kramoviku me kompanin që e udhëheq është shembull i sukseseve jo vetëm në Komunën e Rahovecit por në gjithë Republiken e Kosovës.
Sot në mënyre vullnetare bëri rregullimin e parkingut të odës së fshatit .
Faleminderit Blerim Zoti të dhashtë mirësi !
29/10/2025
Në shënjë mirënjohje dhe respekti të veçantë , shprehim felendërimin tonë të simqertë ndaj sternipit tonë Durim Kelmendi për kontributin,përkushtimin dhe ndihmen vullnetare të dhënë në shtrimin e dyshemes me epox në oden e fshatit Guri i Kuq
Vullneti i juaj solidar është shëmbull frymëzues për të gjithë komunitetin gurkuqas. Falë vullnetit tuaj dhe të gjithë atyre që morren pjesë në ndërtimin e odes,tani ngadal po i vie fundi kësaj pune vullnetare .
Zoti të dhashtë mirësi Durim Kelmendi !
Me plotë respekt Këshilli i odes fshati Guri i Kuq !
23/10/2025
Kujtimi i së kaluarës është dritë për të ardhmen,Guri i Kuq- dëshmi e gjallë e kohëve dhe njerëzve që nuk u dorëzuan ,një fshat pa kujtesë është si një lis pa rrënjë , monografia që do arrijë në duart tuaja është një urë mes brezave që e djeshmja mos të harrohet dhe është histori shpirti...!
21/10/2025
Ngadalë,por më hapa të sigurt,po i afrohemi finalës së përfundimit të punimeve "ODA FSHATIT GURI I KUQ -2025"
Kjo vepër është frytë i bashkimit , dashurisë dhe përkushtimit tuaj gurkuqas të ndëruar dhe ju njrëz të vullnetit të mirë , që më zemër e vullnet të mirë kontribuat për të mirën e përbashkët.
Faleminderit nga zëmra për çdo ndihmë, punë,fjalë e zëmër që keni dhënë për këtë qëllim fisnik .
Le të jetë odë strehë e kujteses,mikëpritjes dhe krenarisë sonë brez pas brezi.
Ju lutem bashkëfshatar që ende nuk keni kryer pagesat kryeni obligimet tuja, ta përfundojmë dhe të bëjmë hapjen e odes duke u lutur tek i madhi Zot ta hapim për gëzime .
Faleminderit për çdo hap ndihmese !