Shfmu "Vëllezërit Frashëri" Drenoc

Shfmu "Vëllezërit Frashëri" Drenoc SHKOLLA FILLORE DHE E MESME E ULËT
,,VËLLEZËRIT FRASHËRI” NË DRENOC Gurthemeli i objektit të shkollës në Pataqan të Epërm ka filluar së ndërtuari në vitin 1977.
(1)

HISTORIKU I SHKOLLËS FILLORE DHE E MESME E ULËT
“VËLLEZËRIT FRASHËRI” NË DRENOC

Për të folur për periudha të ndryshme të kësaj shkolle duhet një kohë e gjatë, por ne kemi shkoqitur disa moment më të rendësishme për fillimin e shkollimit në këtë fshat. Hapja e shkollës në këtë fshat daton që nga viti 1928 së pari në lokalet e mejtepit të atëhershëm. Fillimisht mësimi mbahej në gjuhën serbe nga mësuesi i vetëm i quajtur Vuqiq i derguar nga Serbia si emisar për përhapjen e sllavizmit si dhe degradimin e nxënësve të kësaj treve. Më vonë në vitin 1935 ndërtohet objekti shkollor me dy dhoma mësimi dhe me lokalet përcjellëse, e ndërtuar me djersën dhe mundin e fshatarëve të kësaj treve. Në këtë shkollë prej klasës së parë deri në të katërtën mësimet i ndiqnin nxënësit nga Drenoci, Senoci, Pastaseli, Zatriqi, Pataqani i Epërm etj. por në numër shumë të vogël sepse u mungonte dëshira dhe vullneti që të mësojnë në gjuhën e vrazhdë serbe. Me pushtimin e vendit nga Italia më 1941 për here të pare në këtë shkollë mësimi mbahej në gjuhën shqipe kryesisht me program kombëtar gjerë më 1943 me mësues shqipëtar të asaj kohe. Për fat të keq gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999 një pjesë e dokumentacionit u dogjën bashkë me arkivin e shkollës nga pushtuesit serbë dhe për këtë arsye na mungojnë shënimet për mësuesit e pare shqipëtarë të periudhës së cekur më lartë. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore më 1946 filloi punën shkolla jonë në gjuhën shqipe si paralele e ndarë fizike e shkollës fillore “Vëllazërim Bashkimi” tani “Isa Boletini” në Rahovec. Ndërsa mësuesit e parë shqipëtar të asaj kohe ishin : Mazllum Cana, Halil Jupa dhe Ali Hasku të cilët me devotshmërinë e tyre prej atdhetari dhanë kontributin e çmuar për një arsim shqip kombëtarë ku nxënësit e asaj kohe flasin me respekt arsimdashës dhe mësimdhënës. Në vitin 1968 populli i Kosovës i pa knaqur me pozitën kushtetuese të tyre dhe me kushtet e vështira të jetës të imponuara nga regjimi sllavo - komunist serbë, u ngritën në demonstratë për të kërkuar status të barabart me popujt tjerë të Jugosllavisë dhe si rezultat i këtyre paknaqësive, shqipëtarëve ju plotësuan disa të drejta elementare. Kështu që në vitin 1968-1969 shkolla jonë avancohet në rangun e shkollës tetëvjeqare, por si paralele e shkollës fillore “Vllazërim Bashkimi” tani “Isa Boletini”. Ndërsa në vitin 1972 kjo shkollë fiton pavarësinë me vendimin e kuvendit të komunës dhe shkollës i vihet emri “Vëllezërit Frashëri” që edhe sot e mban, ndërsa drejtor i parë i kësaj shkolle emërohet Rrahim Kastrati. Ndërtimin e kanë bërë banorët e fshatrave Pataqan i Epërm dhe Nushpal me vetkontribut. Për herë të parë ka filluar punën në vitin shkollor 1978-1979. Objekti i shkollës kishte 2 dhoma mësimi dhe një zyrë për mësimdhënës, në këtë shkollë punohej me dy ndërrime nga klasa e I-rë deri në klasën e IV-ërt
Mësuesit e parë ishin: Kajtaz Shala n

23/03/2026
Sot, më 18.03.2026, ka ditëlindjen mësuesi i nderuar Bajram Berisha, te cilin gjithashtu po e percjellim ne pension.Mësu...
18/03/2026

Sot, më 18.03.2026, ka ditëlindjen mësuesi i nderuar Bajram Berisha, te cilin gjithashtu po e percjellim ne pension.
Mësuesi Bajram Berisha, nga fshati Drenoc punoi me zell e perkushtim për më shumë se 36 vite me radhe, edukoi dhe arsimoi breza të shumtë nxënësish duke dhënë kontribut të çmuar.
Në emër te SHFMU “ Vëllezërit Frashëri” në Drenoc dhe PNF në Senoc, i urojmë ditëlindjen dhe pensionimin.
Njëkohesisht, i urojme shëndet dhe jete te gjate së bashku me familjen.
Me respekt Drejtori S.B.

Bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në Stacionin Policor në Rahovec është i pandërprerë. Jemi falenderues për bashkëpuni...
26/02/2026

Bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në Stacionin Policor në Rahovec është i pandërprerë.
Jemi falenderues për bashkëpunimin dhe për kujdesin përmes projekteve konkrete të cilat po reflektojnë fuqishëm në sigurinë e personelit dhe të ambientit brenda dhe pranë shkollës sonë!
Me respekt, Drejtori S.B

Për nder të ditës së Pavarsisë së Kosovës, nxënësit e SHFMU "Vëllezërit Frashëri" bashkë me mësimdhënës në Drenoc dhe Se...
16/02/2026

Për nder të ditës së Pavarsisë së Kosovës, nxënësit e SHFMU "Vëllezërit Frashëri" bashkë me mësimdhënës në Drenoc dhe Senoc, mbajtën një program festiv.
Në emrin tim dhe stafit të shkollës nxënësve dhe prindërve ua urojmë 17 shkurtin ditën e Pavarsisë.
Me respekt Drejtori Selajdin Berisha

07/01/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër, mësimdhënës dhe ju të dashur nxënës, bazuar në vendimin dhe njoftimin zyrtar të MASHTI-t (Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit), për shkak të reshjeve të dendura, që kanë shkaktuar vërshime, ju njoftojmë se gjysmëvjetori i dytë fillon më 12 janar 2026, ditë e hënë.

Me respekt, drejtori S.B.

Dreka e fundvitit me mësimdhënësit e shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc.                                  Në një a...
25/12/2025

Dreka e fundvitit me mësimdhënësit e shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc.

Në një atmosferë të mirë e miqësore, ndamë së bashku falënderime të sinqerta për punën e palodhur dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë vitit 2025, duke ju uruar shëndet të plotë dhe suksese të reja për vitin e ri 2026.
Drejtori S.B

Për nder të festës së 28 nëntorit nxënsit dhe arsimtarët e SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc dhe PNF në Senoc, prega...
27/11/2025

Për nder të festës së 28 nëntorit nxënsit dhe arsimtarët e SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc dhe PNF në Senoc, pregatiten një porgram festiv.
Urime 28 nëntori, dita e flamurit.🇦🇱

Sot u mbajtën garat në futsall⚽️ ndërmjet shkollave të komunës së Rahovecit, në mesin e tyre edhe shkolla jonë. Kjo garë...
26/11/2025

Sot u mbajtën garat në futsall⚽️ ndërmjet shkollave të komunës së Rahovecit, në mesin e tyre edhe shkolla jonë.

Kjo garë është organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Edukatës Fizike të komunës së Rahovecit, garë kjo që shënon njërin nga aktivitetet e muajit nëntor, muajit historik.🇦🇱

Në këtë garë kanë marrë pjesë nxënës të klasave VI dhe VII, ku ekipi i shkollës sonë, zuri vendin e parë në nivel komunal.🏆🥇

Drejtoria e shkollës, mësimdhënësit dhe të gjithë nxënësit, urojnë nxënësit pjesëmarrës në këtë garë dhe për këtë fitore të merituar!

Falënderime dhe urime të veçanta, shprehim edhe për mësimdhënësit e Edukatës fizike, sportet dhe shëndeti, për angazhim dhe për këtë fitore!

Urime e suksese edhe më tutje!

Drejtori S.B

Bashkë me PKEkipi për Siguri në shkollë bashkë me Policinë e Kosovës edhe njëherë e vlerësoi situatën e sigurisë në shko...
04/09/2025

Bashkë me PK
Ekipi për Siguri në shkollë bashkë me Policinë e Kosovës edhe njëherë e vlerësoi situatën e sigurisë në shkollë dhe përreth saj. Respekt për Policinë e Kosovës
! Faleminderit për kujdesin!

31/08/2025

Njoftim

Të dashur nxënës dhe të nderuar prindër!
Me datën 01 Shtator 2025, ditë e hënë, do të filloje procesi edukativo-arsimor i vitit shkollor 2025/2026

Nga klasa e - I - deri - IX - mësimi fillon nga ora 08:00

Parafillore fillon në ora 10:00
Na priftë e mbara!


Drejtori S.B

Address

Rahovec
21000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu "Vëllezërit Frashëri" Drenoc posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shfmu "Vëllezërit Frashëri" Drenoc:

Shortcuts

Share

Category