HISTORIKU I SHKOLLËS FILLORE DHE E MESME E ULËT
“VËLLEZËRIT FRASHËRI” NË DRENOC
Për të folur për periudha të ndryshme të kësaj shkolle duhet një kohë e gjatë, por ne kemi shkoqitur disa moment më të rendësishme për fillimin e shkollimit në këtë fshat. Hapja e shkollës në këtë fshat daton që nga viti 1928 së pari në lokalet e mejtepit të atëhershëm. Fillimisht mësimi mbahej në gjuhën serbe nga mësuesi i vetëm i quajtur Vuqiq i derguar nga Serbia si emisar për përhapjen e sllavizmit si dhe degradimin e nxënësve të kësaj treve. Më vonë në vitin 1935 ndërtohet objekti shkollor me dy dhoma mësimi dhe me lokalet përcjellëse, e ndërtuar me djersën dhe mundin e fshatarëve të kësaj treve. Në këtë shkollë prej klasës së parë deri në të katërtën mësimet i ndiqnin nxënësit nga Drenoci, Senoci, Pastaseli, Zatriqi, Pataqani i Epërm etj. por në numër shumë të vogël sepse u mungonte dëshira dhe vullneti që të mësojnë në gjuhën e vrazhdë serbe. Me pushtimin e vendit nga Italia më 1941 për here të pare në këtë shkollë mësimi mbahej në gjuhën shqipe kryesisht me program kombëtar gjerë më 1943 me mësues shqipëtar të asaj kohe. Për fat të keq gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999 një pjesë e dokumentacionit u dogjën bashkë me arkivin e shkollës nga pushtuesit serbë dhe për këtë arsye na mungojnë shënimet për mësuesit e pare shqipëtarë të periudhës së cekur më lartë. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore më 1946 filloi punën shkolla jonë në gjuhën shqipe si paralele e ndarë fizike e shkollës fillore “Vëllazërim Bashkimi” tani “Isa Boletini” në Rahovec. Ndërsa mësuesit e parë shqipëtar të asaj kohe ishin : Mazllum Cana, Halil Jupa dhe Ali Hasku të cilët me devotshmërinë e tyre prej atdhetari dhanë kontributin e çmuar për një arsim shqip kombëtarë ku nxënësit e asaj kohe flasin me respekt arsimdashës dhe mësimdhënës. Në vitin 1968 populli i Kosovës i pa knaqur me pozitën kushtetuese të tyre dhe me kushtet e vështira të jetës të imponuara nga regjimi sllavo - komunist serbë, u ngritën në demonstratë për të kërkuar status të barabart me popujt tjerë të Jugosllavisë dhe si rezultat i këtyre paknaqësive, shqipëtarëve ju plotësuan disa të drejta elementare. Kështu që në vitin 1968-1969 shkolla jonë avancohet në rangun e shkollës tetëvjeqare, por si paralele e shkollës fillore “Vllazërim Bashkimi” tani “Isa Boletini”. Ndërsa në vitin 1972 kjo shkollë fiton pavarësinë me vendimin e kuvendit të komunës dhe shkollës i vihet emri “Vëllezërit Frashëri” që edhe sot e mban, ndërsa drejtor i parë i kësaj shkolle emërohet Rrahim Kastrati. Ndërtimin e kanë bërë banorët e fshatrave Pataqan i Epërm dhe Nushpal me vetkontribut. Për herë të parë ka filluar punën në vitin shkollor 1978-1979. Objekti i shkollës kishte 2 dhoma mësimi dhe një zyrë për mësimdhënës, në këtë shkollë punohej me dy ndërrime nga klasa e I-rë deri në klasën e IV-ërt
Mësuesit e parë ishin: Kajtaz Shala n