Shkolla e Mesme e Lartë "Xhelal Hajda - TONI" Rahovec

Shkolla e Mesme e Lartë "Xhelal Hajda - TONI" Rahovec Secondary High School "Xhelal Hajda - Toni" Rahovec

Likes :

█ 1√
██ 100√
████ 200√
██████ 500√
████████ 800√
██████████ 1.000√
████████████ 1.200√
██████████████ 1.500√
████████████████ 1.800√
██████████████████ 2.000√
████████████████████ 2.200√
██████████████████████ 2.500√
████████████████████████ 2.800√
██████████████████████████ 3.000√


Sugjeroja shokëve javascript:fs.select_all()

02/09/2026

NJOFTIM
Tē gjithë nxēnēsit qē kanē aplikuar për regjistrim nē shkollēn tonē, nesēr duhet tē paraqiten nē shkollē nē ora 13:15.

Nxēnēsit e pranuar në afatin e gushtit per vitin shkollor 2026/26
21/08/2026

Nxēnēsit e pranuar në afatin e gushtit per vitin shkollor 2026/26

15/08/2026
14/08/2026

NJOFTIM
Afati i paraqitjes së dokumenteve për regjistrim në klasën e 10 është më datën 17, 18 dhe 19 gusht prej orës 08:00 deri në ora 16:00 në lokalet e shkollës.

Dokumentet e nevojshme:
1. Dëftesa origjinale e kryerjes së shkollës së mesme të ulët,
2. Certifikata e lindjes.

Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen më 20.08.2026.
Kthimi i dokumenteve të nxënësve që nuk janë pranuar do të bëhet prej datës 24.08.2026.

NJOFTIM PËR MATURANTË
13/08/2026

NJOFTIM PËR MATURANTË

🌍 Klubi i Gjeografisë – Gjimnazi "Xhelal Hajda – Toni", RahovecKabineti i Gjeografisë në shkollën tonë është kthyer në n...
17/07/2026

🌍 Klubi i Gjeografisë – Gjimnazi "Xhelal Hajda – Toni", Rahovec

Kabineti i Gjeografisë në shkollën tonë është kthyer në një hapësirë ku teoria ndërthuret me praktikën. Gjatë vitit shkollor, nxënësit e Klubit të Gjeografisë kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme si kuize online, punë me harta memece, orientim në natyrë, simulime të erupsioneve vullkanike, analiza të cilësisë së ujit dhe eksperimente të tjera edukative.

Kulmi i këtyre aktiviteteve ishte prezantimi i tyre në Javën e Shkencës, duke dëshmuar përkushtimin, kreativitetin dhe dashurinë e nxënësve për gjeografinë.

📍 Të gjitha këto aktivitete zhvillohen në Kabinetin e Gjeografisë në Gjimnazin "Xhelal Hajda – Toni" në Rahovec, një ambient i dedikuar për mësim praktik, hulumtim dhe zhvillimin e aftësive të nxënësve.

Klubi Karrieres "Xhelal Hajda-Toni"  Rahovec Gjatë këtij viti shkollor, nxënësit e Klubit të Karrierës kanë qenë aktiv, ...
10/07/2026

Klubi Karrieres "Xhelal Hajda-Toni" Rahovec

Gjatë këtij viti shkollor, nxënësit e Klubit të Karrierës kanë qenë aktiv, të përkushtuar dhe shumë bashkëpunues në të gjitha aktivitetet e organizuara. Përmes pjesëmarrjes së tyre të rregullt, ata kanë pasur mundësinë të zhvillojnë njohuritë, aftësitë dhe interesimet e tyre lidhur me orientimin në karrierë. Gjatë gjithë vitit, nxënësit kanë punuar duke ndarë detyrat në mënyrë të organizuar dhe duke kontribuar secili sipas përgjegjësive të veta. Ata kanë treguar përgjegjësi, kreativitet dhe gatishmëri për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, gjë që ka ndikuar në realizimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të klubit.
Gjatë vitit janë organizuar takime dhe bashkëbisedime me mysafirë të ftuar nga profesione të ndryshme, të cilët ndanë me nxënësit përvojat e tyre profesionale, sfidat dhe rrugëtimin drejt suksesit. Nxënësit patën mundësinë të dëgjojnë ligjërata, të parashtrojnë pyetje, të marrin pjesë në diskutime dhe të zhvillojnë bashkëbisedime me doktorë, arkitektë, gazetarë, futbollistë, avokatë, ekonomistë, sipërmarrës dhe shumë profesionistë të tjerë. Këto takime i ndihmuan ata të krijojnë një pasqyrë më të qartë për profesionet e ndryshme, të kuptojnë rëndësinë e zgjedhjes së karrierës dhe të frymëzohen nga përvojat e mysafirëve.
Përveç aktiviteteve të zhvilluara në shkollë, Klubi i Karrierës realizoi edhe vizita edukative, të cilat u ofruan nxënësve mundësinë të njihen nga afër me institucione, biznese dhe profesionistë të suksesshëm. Këto vizita u mundësuan nxënësve të lidhin njohuritë teorike me praktikën dhe të fitojnë një përvojë më të afërt me botën e profesioneve.
Gjatë këtij viti shkollor, Klubi i Karrierës është udhëhequr nga mentorët e klubit, profesoresha Bashkime Ejupi-Cenka dhe profesori Qerim Kadiri, të cilët kanë koordinuar dhe mbështetur realizimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë gjithë vitit. Me punën, motivimin dhe kujdesin e tyre, ata krijuan mundësi të shumta që nxënësit të zhvillohen si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.
Në përmbyllje të këtij viti, dëshirojmë të veçojmë dhe të falënderojmë dy përfaqësuesit e Klubit të Karrierës në udhëheqjën dhe menaxhimin e klubit, maturantët Drilona Hamza dhe Leart Emini, të cilët gjatë gjithë vitit kanë dhënë një kontribut të çmuar në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve të klubit, si dhe anëtaret e dalluara të klubit Elsa Tahiraga, Elena Haxhijaha dhe Armina Tahiraga.
Me përkushtimin, përgjegjësinë dhe angazhimin e tyre, ata kanë qenë shembull bashkëpunimi dhe kanë ndihmuar në krijimin e një atmosfere pozitive brenda grupit. Kontributi i tyre do të mbetet një kujtim i bukur për klubin dhe një shembull frymëzues për gjeneratat që do ta vazhdojnë këtë rrugëtim.

Suksese të gjithë anëtarëve te klubit!

Përveç 3 nxënësve të përzgjedhur si më të mirët gjatë shkollimit trevjeçar në gjimnazin tonë, kjo shkollë kishte edhe sh...
08/07/2026

Përveç 3 nxënësve të përzgjedhur si më të mirët gjatë shkollimit trevjeçar në gjimnazin tonë, kjo shkollë kishte edhe shumë nxënës të tjerë të dalluar, të cilët përveç suksesit në mësime, kanë qenë edhe kontribues të mëdhenj në arritjen e rezultateve kulmore në gara komunale në lëndët shkencore, aktivitete të ndryshme, gara sportive, si dhe në Klubin e Karrierës.

Andaj, ne si shkollë, me shumë krenari po i prezantojmë në vijim nxënësit tanë të dalluar, duke u uruar suksese të mëtejshme në drejtimet përkatëse universitare.

XII-1
Anida Daka, Anuela Krasniqi, Arijanise Miftari, Lertina Shabandula, Safije Haxhimustaa, Suela Durguti, Yllza Haxhimurati, Eurona Sokoli

XII-2
Elife Haxhimeri, Ermina Haxhimeri, Erza Haxhimeri, Erza Bekeri, Imir Behluli

XII-3
Anita Durguti, Elmedina Gashi, Haki Haxhijaha Naxhie Tara, Vjosa Krasniqi

XII-4
Drilona Hamza, Enis Dulaku, Florijana Shaba, Melina Merxha, Ruvejda Lama Vesa Sokoli

XII-5
Amel Shehu, Elsa Tahiraga,Nizam Shehu, Elena Haxhijaha

XII-6
Gentrit Berisha

Udhëheqës të klubit të karrierës: Drilona Hamza dhe Leart Emini

Suksese të gjithë nxënësve!

Shkolla jonë me krenari prezanton një tjetër nxënës të dalluar, Enes Hoxha, i lindur më 27.10.2008 në Prishtinë dhe aktu...
07/07/2026

Shkolla jonë me krenari prezanton një tjetër nxënës të dalluar, Enes Hoxha, i lindur më 27.10.2008 në Prishtinë dhe aktualisht banues në Rahovec.

Enesi ka përfunduar shkollimin fillor në SHFMU “Isa Boletini”, ndërsa arsimin e mesëm në SHML “Xhelal Hajda-Toni”, në drejtimin e Shkencave Natyrore. Gjatë rrugëtimit të tij arsimor, ai ka treguar përkushtim dhe interes të veçantë për dijen, veçanërisht në fushën e mjekësisë.

I motivuar nga dëshira për të ndihmuar të tjerët dhe nga bindja se shëndeti dhe jeta janë ndër vlerat më të çmuara, Enesi ka zgjedhur mjekësinë si rrugën e tij të ardhshme. Përveç angazhimit në mësime, ai është aktiv edhe në aktivitete sportive si fitnesi dhe futbolli, ndërsa kohëve të fundit është përfshirë edhe në kurse të lidhura me mjekësinë për të zgjeruar njohuritë e tij.

Synimi i tij është të vazhdojë studimet në këtë fushë dhe të japë kontribut në përmirësimin e kujdesit shëndetësor, duke ndihmuar njerëzit dhe komunitetin e tij.

I urojmë Enesit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij akademik dhe profesional!

📢 NJOFTIM Konkursi për Regjistrimin e Nxënësve në Klasat e 10-taTë nderuar prindër dhe të dashur nxënës,Shkolla e Mesme ...
07/07/2026

📢 NJOFTIM

Konkursi për Regjistrimin e Nxënësve në Klasat e 10-ta

Të nderuar prindër dhe të dashur nxënës,

Shkolla e Mesme e Lartë “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec ju njofton se është hapur konkursi për regjistrimin e nxënësve të rinj në klasat e 10-ta për vitin shkollor 2026/27.

Procesi i aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve do të zhvillohet nga data 7 korrik deri më 09 korrik.

📄 Dokumentet e nevojshme për dorëzim:

1. Dëftesat e klasave 6–9
3. Ekstrakti i lindjes

Ju mirëpresim në Shkollën e Mesme të Lartë “Xhelal Hajda – Toni” dhe ju urojmë shumë sukses në rrugëtimin tuaj të ri arsimor! 🏫✨

Address

St. "Gezim Hamza/Piktori"
Rahovec
21000

Telephone

+38349130020

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Mesme e Lartë "Xhelal Hajda - TONI" Rahovec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla e Mesme e Lartë "Xhelal Hajda - TONI" Rahovec:

Shortcuts

Share

Category