SHFMU “Rudolf Walther” Dejnë/Dobidol

SHFMU “Rudolf Walther” Dejnë/Dobidol Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU “Rudolf Walther” Dejnë/Dobidol, School, Rruga"Arben Bytyqi" Dejnë, Rahovec.

NJOFTIM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSITTë nderuar prindër dhe nxënës,Ju njoftojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mira...
27/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT

Të nderuar prindër dhe nxënës,
Ju njoftojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar Katalogun e Teksteve Shkollore dhe tashmë janë ekzekutuar mjetet për subvencionimin e teksteve për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.
Mjetet financiare janë transferuar në llogaritë e prindërve përfitues, andaj nga tani mund të filloni me blerjen e teksteve shkollore.
Vlera e subvencionimit sipas klasave:
• Klasa 1–2: 60€
• Klasa 3: 65€
• Klasa 4: 70€
• Klasa 5: 80€
• Klasa 6–7: 90€
• Klasa 8–9: 100€
Ju lutemi që gjatë blerjes së teksteve:
• Të siguroheni që çmimet janë në përputhje me katalogun zyrtar;
• Të kërkoni kupon fiskal për çdo blerje.
Çdo parregullsi në çmime mund të raportohet në:
+383 (0) 38 200 65 144
+383 (0) 38 200 65 005
Gjithashtu ju njoftojmë se:
• Sistemi në eKosova mbetet i hapur për nxënësit që nuk kanë aplikuar ende;
• Aplikimi vazhdon edhe për regjistrimet e reja në klasën e parë.
Falënderojmë të gjithë prindërit për bashkëpunimin dhe ju urojmë një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor!
SHFMU “Rudolf Walther” – Dejnë / Dobidol

21/08/2026

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Ju informojmë se mësimdhënësit e shkollës sonë, pas vlerësimit profesional, kanë përzgjedhur shtëpinë botuese Dukagjini për tekstet shkollore për klasat 1–5.
-Për lëndën e gjuhës angleze do të përdoren tekstet e Shtëpisë botuese -Pearson.

Klasa 6 – Tekstet Shkollore

Nr. Shtëpia botuese Lënda / Libri
1 PEGI Gjuha shqipe 6
2 PEARSON Today 2
3 HUEBER VERLAG Beste Freunde 1 (A1.1)
4 DUKAGJINI Matematika 6
5 DUKAGJINI Art figurativ 6
6 DUKAGJINI Art muzikor 6
7 ALBAS Fizika 6
8 DUKAGJINI Biologjia 6
9 DUKAGJINI Gjeografia 6
10 DUKAGJINI Historia 6
11 ALBAS Edukata qytetare 6
12 DUKAGJINI Teknologjia me TIK 6
13 DUKAGJINI Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 6

Klasa 7 – Tekstet Shkollore

Nr. Shtëpia botuese Lënda / Libri
1 ALBAS Gjuha shqipe 7
2 PEARSON Wider World 2
3 DUKAGJINI Matematika 7
4 DUKAGJINI Art figurativ 7
5 PEGI Art muzikor 7
6 LIBRI SHKOLLOR Fizika 7
7 DUKAGJINI Biologjia 7
8 LIBRI SHKOLLOR Kimia 7
9 DUKAGJINI Gjeografia 7
10 DUKAGJINI Historia 7
11 ALBAS Edukata qytetare 7
12 DUKAGJINI Teknologji me TIK 7
13 DUKAGJINI Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 7

Klasa 8 – Tekstet Shkollore

Nr. Shtëpia botuese Lënda / Libri
1 ALBAS Gjuha shqipe 8
2 PEARSON Wider World 3
3 HUEBER VERLAG Beste Freunde (A1.2)
4 ALBAS Art muzikor 8
5 DUKAGJINI Art figurativ 8
6 ALBAS Matematika 8
7 DUKAGJINI Biologjia 8
8 DUKAGJINI Kimia 8
9 ALBAS Fizika 8
10 ALBAS Gjeografia 8
11 ALBAS Edukata qytetare 8
12 DUKAGJINI Historia 8
13 DUKAGJINI Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 8
14 DUKAGJINI Teknologji (TIK) 8

Klasa 9 – Tekstet Shkollore

Nr. Shtëpia botuese Lënda / Libri
1 ALBAS Gjuha shqipe 9
2 PEARSON Wider World 3
3 ALBAS Art muzikor 9
4 ALBAS Art figurativ 9
5 DUKAGJINI Matematika 9
6 DUKAGJINI Biologjia 9
7 DUKAGJINI Kimia 9
8 ALBAS Fizika 9
9 ALBAS Historia 9
10 DUKAGJINI Gjeografia 9
11 ALBAS Edukata qytetare 9
12 DUKAGJINI Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 9
13 DUKAGJINI Teknologjia (TIK) 9

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

Mirënjohje për një gjest fisnik në mbështetje të nxënësve tanëMe kënaqësi dhe mirënjohje të veçantë njoftojmë se sot shk...
07/08/2026

Mirënjohje për një gjest fisnik në mbështetje të nxënësve tanë

Me kënaqësi dhe mirënjohje të veçantë njoftojmë se sot shkolla jonë është pasuruar me një donacion të vlefshëm për aktivitetet sportive të nxënësve.
Falë iniciativës së mësimdhënësit tonë Fadil Gashi, njëkohësisht menaxher i kompanisë Frix, si dhe bujarisë së pronarit të kompanisë, bashkëvendësit dhe afaristit të respektuar Bashkim Bytyqi, shkolla jonë ka pranuar 10 palë ndërresa sportive, me vlerë prej 320 euro, të cilat do të përdoren nga nxënësit gjatë aktiviteteve sportive dhe garave të ndryshme.
Ky kontribut është një dëshmi e përkushtimit ndaj arsimit, rinisë dhe zhvillimit të sportit në shkollën tonë. Mbështetje të tilla janë një motivim i madh për nxënësit dhe një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërmjet shkollës dhe komunitetit.
Në emër të Drejtorisë, stafit mësimor, nxënësve dhe prindërve të shkollës, shprehim falënderimet më të sinqerta për z. Bashkim Bytyqi për bujarinë dhe gatishmërinë për të ndihmuar shkollën tonë, si dhe për mësimdhënësin Fadil Gashi për angazhimin, iniciativën dhe përkushtimin e tij në realizimin e këtij donacioni.
Ju dëshirojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në jetën personale dhe profesionale, me shpresën që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Faleminderit për mbështetjen ndaj nxënësve tanë!

27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Mirënjohje e veçantë për humanistin dhe bashkëfshatarin tonë, Agron Berisha.Sot, SHFMU "Rudolf Walther" – Dejnë / Dobido...
13/07/2026

Mirënjohje e veçantë për humanistin dhe bashkëfshatarin tonë, Agron Berisha.

Sot, SHFMU "Rudolf Walther" – Dejnë / Dobidol pati nderin të pranojë një tjetër donacion të jashtëzakonshëm nga bashkëfshatari ynë, humanisti Agron Berisha, i cili jeton dhe vepron në Suedi.
Donacioni i sotëm përfshin:
47 laptopë të prodhuesve të ndryshëm;
3 televizorë;
10 printerë;
4 çanta për laptopë;
një pajisje profesionale DVD/Karaoke Player (DVG-888K II).
Në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, nga ky donacion shkolla jonë do të ndajë 10 laptopë për një shkollë në Komunën e Drenasit, në mënyrë që edhe nxënësit e asaj shkolle të përfitojnë nga kjo mbështetje.
Ky nuk është donacioni i parë i z. Agron Berisha gjatë këtij viti shkollor. Vetëm para një muaji ai dhuroi 4 tabletë të rinj, të cilët do të përdoren për shpërblimin e nxënësve fitues të Kuizit të Diturisë në Komunën e Rahovecit.
Po ashtu, gjatë festave të fundvitit ai dhuroi:
3 tabletë të rinj për shpërblimin e nxënësve me rezultatet më të mira në Testin e Brendshëm;
6 televizorë;
perde për projektorë, duke përmirësuar kushtet për zhvillimin e procesit mësimor.
Përveç kësaj, ai ka mbështetur shkollën edhe me 400 euro për uniformat e nxënësve.
Ajo që e bën edhe më të veçantë kontributin e z. Agron Berisha është vazhdimësia. Për 12 vite me radhë, ai i ka dhuruar shkollës sonë nga tre tabletë të rinj çdo vit, të cilët janë përdorur për shpërblimin e nxënësve më të dalluar. Kjo është bërë tashmë një traditë e bukur që motivon nxënësit të arrijnë rezultate sa më të larta.
Në vitet e fundit, Agron Berisha ka zgjeruar mbështetjen e tij edhe për shkolla të tjera të Komunës së Rahovecit, duke i pajisur ato me pajisje teknologjike dhe mjete të nevojshme për mësim. Ndërkohë, ai ka qenë një mbështetës i rëndësishëm edhe për institucionet shëndetësore të komunës, duke dhuruar karroca, krevate dhe pajisje të tjera mjekësore.
Veprat e tij janë dëshmi e një humanizmi të rrallë dhe e një dashurie të sinqertë për arsimin, fëmijët dhe komunitetin. Për këtë arsye, SHFMU "Rudolf Walther" – Dejnë / Dobidol i ndan çdo vit Mirënjohje si shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.
Në emër të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe gjithë stafit të shkollës, falënderojmë përzemërsisht Agron Berishën për mbështetjen e vazhdueshme dhe për besimin që vazhdon t'i japë arsimit.
Një falënderim të veçantë shprehim edhe për Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Rahovec, Muhamet Morina, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe avancimin e arsimit në komunën tonë.
Mirënjohje për njerëzit që me veprat e tyre ndërtojnë të ardhmen e brezave të rinj.

Urime mësimdhënëses Arbenita Hoti dhe nxënësit Denis MorinaSHFMU "Rudolf Walther" – Dejnë/Dobidol shpreh mirënjohjen dhe...
08/07/2026

Urime mësimdhënëses Arbenita Hoti dhe nxënësit Denis Morina

SHFMU "Rudolf Walther" – Dejnë/Dobidol shpreh mirënjohjen dhe krenarinë për rezultatet e arritura nga mësimdhënësja Arbenita Hoti dhe nxënësi Denis Morina, të cilët u dalluan me performancën e tyre gjatë vitit shkollor 2025/2026.
Znj. Arbenita Hoti, mësimdhënëse e Gjuhës Angleze, ka dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm të vazhdueshëm. Nxënësit e saj kanë arritur rezultatet më të larta në të gjitha format e vlerësimit gjatë vitit shkollor, ndërsa në Testin e Arritshmërisë 2026 kanë shënuar rezultatin më të lartë në nivel shkolle (74.29%). Për këto arritje, ajo është përzgjedhur me meritë Mësimdhënësja e Dalluar e shkollës sonë.
Po ashtu, Denis Morina është dalluar si nxënësi më i suksesshëm i shkollës gjatë këtij viti. Ai ka zënë vendin e parë në të gjitha testimet dhe garat e zhvilluara në nivel shkolle, si dhe në garat komunale, duke kurorëzuar suksesin e tij edhe me rezultatin më të lartë në Testin e Arritshmërisë 2026.
Këto rezultate janë dëshmi se puna, përkushtimi dhe bashkëpunimi ndërmjet mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve sjellin sukses. Urojmë Arbenitën dhe Denisin për këto arritje të merituara dhe u dëshirojmë shumë suksese edhe në të ardhmen.
Urime dhe suksese të mëtejshme!

Shpërndarja e dëftesave për klasat IXSot, në SHFMU "Rudolf Walther" – Dejnë/Dobidol, u realizua me sukses shpërndarja e ...
07/07/2026

Shpërndarja e dëftesave për klasat IX

Sot, në SHFMU "Rudolf Walther" – Dejnë/Dobidol, u realizua me sukses shpërndarja e dëftesave për nxënësit e klasave IX/1 dhe IX/2. Procesi u zhvillua nga ora 08:00 deri në 16:30.
Në evidencën e shkollës, gjatë këtij procesi u regjistruan 30 nxënës dhe u pajisën me dëftesa 29 nxënës.
Falënderojmë kujdestaret e klasave, Arbenita Hoti dhe Arbnore Latifi, si dhe Koordinatorin e Cilësisë, Asim Bytyqi, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në përfundimin e procedurave administrative dhe shpërndarjen e dëftesave.
Njoftim: Regjistrimi i nxënësve në klasën e X-të ka filluar sot dhe do të zgjasë 3 ditë. Ftojmë të gjithë nxënësit që ta respektojnë afatin dhe të kryejnë regjistrimin me kohë në shkollën e mesme të zgjedhur.
Drejtoria e SHFMU "Rudolf Walther" u uron të gjithë nxënësve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit të tyre arsimor dhe një të ardhme të ndritur!

04/07/2026
NJOFTIM PËR SEMIMATURANTËTTë dashur nxënës të klasave të nënta,Ju njoftojmë se nesër, më 26.06.2026, do të mbahet Testi ...
25/06/2026

NJOFTIM PËR SEMIMATURANTËT

Të dashur nxënës të klasave të nënta,
Ju njoftojmë se nesër, më 26.06.2026, do të mbahet Testi i Arritshmërisë.
Nxënësit duhet të jenë të pranishëm në lokacionin e shkollës në Dejnë jo më vonë se ora 08:20, nga ku do të udhëtojnë së bashku dhe në mënyrë të organizuar drejt qendrës së testimit me autobusin e kompanisë Destani Trans.
Testi do të mbahet në SHFMU “Isa Boletini” – Rahovec, Qendra 3 (Objekti i Vjetër).
Luteni që të vini të përgatitur sipas udhëzimeve të dhëna nga kujdestarët e klasave dhe të respektoni me përpikëri orarin e nisjes.
Ju urojmë mbarësi, sukses dhe rezultate sa më të mira në Testin e Arritshmërisë!
Drejtoria e SHFMU “Rudolf Walther” – Dejnë/Dobidol

Address

Rruga"Arben Bytyqi" Dejnë
Rahovec
20150-RATKOC

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU “Rudolf Walther” Dejnë/Dobidol posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category