SHFMU 'Heronjtë e Kosovës' Hoçë e Vogël

SHFMU 'Heronjtë e Kosovës' Hoçë e Vogël Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU 'Heronjtë e Kosovës' Hoçë e Vogël, Elementary School, Rr. Sylejman Krasniqi p. n. Hoçë e Vogël, Rahovec.

Mirë se erdhe, viti i ri shkollor 2026/2027! 📚Sot, me shumë gëzim, entuziazëm dhe energji pozitive, hapëm dyert e shkoll...
01/09/2026

Mirë se erdhe, viti i ri shkollor 2026/2027! 📚

Sot, me shumë gëzim, entuziazëm dhe energji pozitive, hapëm dyert e shkollës sonë për një tjetër vit të mbushur me dije, sfida, përvoja dhe suksese të reja.

Të dashur nxënës, ju urojmë një vit të mbarë shkollor, me shumë vullnet për të mësuar, për të krijuar dhe për të realizuar synimet tuaja.

Në rrugëtimin tonë të përbashkët, bashkëpunimi ndërmjet menaxhmentit të shkollës, stafit të mësimdhënësve, Këshillit Drejtues të Shkollës dhe Këshillit të Prindërve do të jetë një mbështetje e rëndësishme për krijimin e një mjedisi sa më të mirë dhe të suksesshëm për nxënësit tanë.

Le të jetë ky vit një vit i sukseseve, bashkëpunimit, respektit dhe arritjeve të përbashkëta! 📖

Suksese të gjithë nxënësve dhe stafit në këtë fillim të ri!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës, Menaxhmenti i shkollës dhe stafi i mësimdhënësve

31/08/2026
Mbledhja e Këshillit të MësimdhënësveNë kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, në shkollë...
27/08/2026

Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, në shkollën tonë u mbajt Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve.

Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me organizimin dhe planifikimin e punës, përgatitjet për procesin mësimor, obligimet profesionale të mësimdhënësve dhe mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor.

Me bashkëpunim, përgjegjësi dhe përkushtim, synojmë një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm!

Suksese në vitin e ri shkollor 2026/2027!

FALËNDERIMShkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Komunën e Rahovecit, e veçanërisht për drejtor...
19/08/2026

FALËNDERIM

Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Komunën e Rahovecit, e veçanërisht për drejtorin e DKA-së, z. Muhamet Morina, për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar ndaj shkollës sonë, si dhe për mundësimin e pajisjes me një tabelë digjitale, e cila do të kontribuojë në modernizimin dhe pasurimin e procesit mësimor, duke krijuar mundësi të reja për një mësimdhënie më bashkëkohore dhe më cilësore.

Faleminderit për bashkëpunimin, mbështetjen dhe investimin në të ardhmen e nxënësve tanë!

Me respekt,
Menaxhmenti i shkollës

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-mësuesit veteran të arsimit, z. Veli Berisha.Varrimi i të ...
18/08/2026

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-mësuesit veteran të arsimit, z. Veli Berisha.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 18.08.2026, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Brestoc.

Drejtoria dhe kolektivi i shkollës u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

U prehtë në paqe!

27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

13/07/2026

Ndërsa nxënësit po shijojnë pushimet verore, kujdesi për oborrin dhe ambientet e shkollës vazhdon. Sepse një shkollë e mirëmbajtur është një mirëseardhje e bukur për fillimin e vitit të ri shkollor. 🌿🪴🌳

Sot nxënësit e klasave të nënta morën dëftesat, duke përmbyllur me sukses një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre...
07/07/2026

Sot nxënësit e klasave të nënta morën dëftesat, duke përmbyllur me sukses një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre shkollor.

I përgëzojmë për arritjet dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre viteve dhe u urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm.

Ju priftë e mbara!

Pas 26 vitesh të mbushura me përkushtim, punë dhe kontribut të çmuar në shkollën tonë, sot i urojmë rrugëtim të mbarë më...
24/06/2026

Pas 26 vitesh të mbushura me përkushtim, punë dhe kontribut të çmuar në shkollën tonë, sot i urojmë rrugëtim të mbarë mësueses sonë, Arijeta Krasniqi Gash*t, në një kapitull të ri profesional.

Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për breza të tërë nxënësish dhe për kolektivin tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe dashamirësia juaj do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve më të bukura të shkollës sonë.

Ju urojmë shumë suksese në shkollën tuaj të re, shëndet, mbarësi dhe arritje të shumta.

Dyert e shkollës sonë do të jenë gjithmonë të hapura për ju.

Address

Rr. Sylejman Krasniqi P. N. Hoçë E Vogël
Rahovec
21000

Opening Hours

Monday 07:30 - 17:15
Tuesday 07:30 - 17:15
Wednesday 07:30 - 17:15
Thursday 07:30 - 17:15
Friday 07:30 - 17:15

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU 'Heronjtë e Kosovës' Hoçë e Vogël posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU 'Heronjtë e Kosovës' Hoçë e Vogël:

Shortcuts

Share