29/08/2026
Ftesë për pjesëmarrje në kompeticion!
💡 A keni ndonjë ide innovative që mund ta ndihmojë një biznes të kursejë energji, ujë apo resurse, të reduktojë mbetjet ose të bëhet më i qëndrueshëm përmes digjitalizimit?
🌱 Digital Green Innovation Competition 2026 kërkon ide që kombinojnë teknologjinë me qëndrueshmërinë për të adresuar sfida reale të bizneseve në Kosovë.
Nuk ka nevojë të keni zgjidhjen përfundimtare tani – në fazën e parë filloni vetëm me koncept!
📅 Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2026.
Çmimet për fituesit
Përveç trajnimeve, mentorimit dhe mundësisë për zhvillimin e mëtejshëm të ideve, tre ekipet fituese do të shpërblehen me:
🥇 Vendi i parë: 750 EUR + 100% bursë
🥈 Vendi i dytë: 500 EUR + 75% bursë
🥉 Vendi i tretë: 250 EUR + 25% bursë
Për më shumë, vizitoni linkun dhe filloni aplikimin:
https://gpek.universum-fr.org/sq
Digital Green Innovation Competition 2026 implementohet nga Kolegji Universum KU, për projektin “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë” (GPEK). GPEK është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas.