Drejtoria Komunale për Arsim - Rahovec

Drejtoria Komunale për Arsim - Rahovec Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria Komunale për Arsim - Rahovec, Education Website, Rahovec.

NjoftimDrejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec njofton që ora e parë e mësimit, nesër më datë 16.09.2026, t’i kushtohet ...
15/09/2026

Njoftim
Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec njofton që ora e parë e mësimit, nesër më datë 16.09.2026, t’i kushtohet historisë së luftës për çlirimin e Kosovës dhe kontributit të çlirimtarëve për shtetndërtim.
Në kuadër të kësaj ore, ju ftojmë që me nxënësit të trajtohet në mënyrë të përshtatshme, bazuar në moshën e tyre, rëndësia e luftës së UÇK-së si dhe proceset gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ky aktivitet synon të forcojë kujtesën historike, të nxisë reflektimin mbi sakrificën e popullit tonë dhe të edukojë brezat e rinj me vlerat e lirisë, paqes dhe drejtësisë.
Faleminderit të gjithë mësimdhënësve për përkushtimin dhe bashkëpunimin në edukimin e brezave të ardhshëm.

VLERËSIMI I NXËNËSVE TË KLASËS SË PARËËshtë realizuar vlerësimi i nxënësve të klasës së parë në disa fusha të rëndësishm...
11/09/2026

VLERËSIMI I NXËNËSVE TË KLASËS SË PARË

Është realizuar vlerësimi i nxënësve të klasës së parë në disa fusha të rëndësishme të zhvillimit: aspektin njohës, gjuhësor, motorik, social dhe emocional.
Ky proces synon të kontribuojë në një fillim sa më të mbarë të rrugëtimit shkollor të nxënësve dhe në krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin dhe përparimin e tyre.
Vlerësimin e realizuan me shumë sukses bashkëpunëtoret profesionale të shkollës dhe mësuesja, Alberina Daka.
Ky është një shembull i mirë që duhet të ndiqet edhe nga shkollat tjera të komunës së Rahovecit.
Ju lumtë,
Pedagogia e shkollës: Fatime Korenica
Asistentja (FNVA): Diellza Shala
Mësuesja: Alberina Daka

Drejtori i DKA-së vizitoi stafin pedagogjik në objektin e ri të SHFMU “Isa Boletini”Sot, drejtori i DKA-së, së bashku me...
09/09/2026

Drejtori i DKA-së vizitoi stafin pedagogjik në objektin e ri të SHFMU “Isa Boletini”

Sot, drejtori i DKA-së, së bashku me zyrtarë të tjerë të arsimit, vizituan një pjesë të stafit pedagogjik të SHFMU “Isa Boletini”, të cilët procesin mësimor po e zhvillojnë në objektin e ri të shkollës.
Gjatë vizitës u diskutua për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, mbarëvajtjen e procesit mësimor, pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, si dhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin e rregullt të shkollës.
Drejtori i DKA-së u shprehu urimet e tij stafit të shkollës për fillimin e vitit të ri shkollor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre në edukimin dhe arsimimin e nxënësve.
Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet shkollave dhe DKA-së, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.

Në përmbyllje, drejtori uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe me arritje të shumta.

Fillim i mbarë i vitit të ri shkollor 2026/2027Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, drejtori i Drejto...
04/09/2026

Fillim i mbarë i vitit të ri shkollor 2026/2027
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, së bashku me kryetarin e Komunës, z. Smajl Latifi, dhe zyrtarë të tjerë komunalë, vizituan SHFMU “Faik Konica” në Celinë, për të parë nga afër punët e realizuara në renovimin dhe përmirësimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme të objektit shkollor.
Ky investim dhe riorganizim i hapësirave shkollore kontribuon në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke mundësuar një mjedis më të përshtatshëm për zhvillimin e një procesi sa më cilësor të mësimdhënies dhe nxënies.
Në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të kësaj shkolle kanë dhënë një kontribut të çmuar edhe qytetarët dhe bizneset e Celinës, përmes punës vullnetare dhe mbështetjes së tyre. Drejtoria Komunale e Arsimit u shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin dhe solidaritetin ndaj shkollës dhe komunitetit.
Një falënderim dhe përgëzim i veçantë i takon edhe drejtorit të shkollës, i cili gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të punimeve ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e tyre dhe në përgatitjen me kohë të objektit shkollor, me qëllim që nxënësit dhe mësimdhënësit ta nisin vitin e ri shkollor në kushte sa më të mira.
Drejtoria Komunale e Arsimit u uron të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollës një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2026/2027, me shumë suksese, përkushtim dhe arritje të reja!

SHFMU “31 Marsi” nis vitin e ri shkollor duke zhvilluar mësimin në një ndërrimMe rastin e fillimit të vitit të ri shkoll...
02/09/2026

SHFMU “31 Marsi” nis vitin e ri shkollor duke zhvilluar mësimin në një ndërrim

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, drejtori i DKA-së, së bashku me kryetarin e Komunës, z. Smajl Latifi, dhe zyrtarë të tjerë komunalë, vizituan SHFMU “31 Marsi” në Guri i Kuq, për të parë nga afër riorganizimin dhe përshtatjen e hapësirave të objektit shkollor për zhvillimin e mësimit në një ndërrim.
Ky investim dhe riorganizim i hapësirave shkollore krijon kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke mundësuar një proces më cilësor të mësimdhënies dhe një menaxhim më efikas të hapësirave dhe burimeve. Njëkohësisht, zhvillimi i mësimit në një ndërrim kontribuon në uljen e shpenzimeve dhe në shfrytëzimin më racional të objektit shkollor.

Drejtoria e Arsimit u uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2026/2027, me shumë suksese, përkushtim dhe arritje të reja!

Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër dhe punonjës të arsimit,Me fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, dëshiroj t’...
31/08/2026

Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër dhe punonjës të arsimit,
Me fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje.
Një vit i ri shkollor nuk është vetëm fillimi i mësimit. Është një mundësi e re për të mësuar, për të ëndërruar, për të ndërtuar miqësi dhe për të hedhur hapa të rinj drejt së ardhmes. Çdo ditë në shkollë është një mundësi për të fituar dije, për të zhvilluar aftësi dhe për t’u bërë qytetarë të denjë të shoqërisë sonë.
Nxënësve u uroj shumë suksese, vullnet dhe këmbëngulje në rrugëtimin e tyre arsimor. Mësimdhënësve u shpreh mirënjohjen për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Ndërsa prindërve u uroj bashkëpunim të vazhdueshëm me shkollën, sepse vetëm së bashku mund të krijojmë mjedisin më të mirë për fëmijët tanë.
Si Drejtori Komunale e Arsimit, mbetemi të përkushtuar që së bashku me drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, prindërit dhe komunitetin të punojmë për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit tanë.
Le ta nisim këtë vit shkollor me besim, energji dhe përgjegjësi, duke besuar se çdo përpjekje e përbashkët sot është një investim në të ardhmen e fëmijëve tanë.
Suksese dhe mbarësi në vitin e ri shkollor 2026/2027!
Qoftë një vit i mbushur me dije, arritje, buzëqeshje dhe kujtime të bukura!
Gëzuar fillimin e vitit të ri shkollor!

Një punë e madhe për të mirën e nxënësve dhe shkollës!Falë angazhimit të drejtorit të SHFMU “Rilindja” dhe bashkëpunimit...
31/08/2026

Një punë e madhe për të mirën e nxënësve dhe shkollës!
Falë angazhimit të drejtorit të SHFMU “Rilindja” dhe bashkëpunimit me kompaninë Edi Floor, u realizua shtrimi i dyshemesë së shkollës në mënyrë vullnetare.
Si DKA, së bashku me komunitetin e fshatit Cifllak, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për kompaninë Edi Floor për gatishmërinë, kontributin dhe mbështetjen e dhënë në përmirësimin e kushteve në shkollë.
Kontributet e tilla dëshmojnë se kur bashkohen vullneti, bashkëpunimi dhe përkushtimi, mund të bëhen punë të mëdha në të mirë të fëmijëve tanë.
Faleminderit Edi Floor! Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan për shkollën dhe komunitetin!

Testi i Maturës Shtetërore 2026 - Afati i dytëSot u mbajt Testi i Maturës Shtetërore 2026 për nxënësit e katër shkollave...
29/08/2026

Testi i Maturës Shtetërore 2026 - Afati i dytë

Sot u mbajt Testi i Maturës Shtetërore 2026 për nxënësit e katër shkollave të mesme të Komunës së Rahovecit, të cilët nuk e kanë kaluar testin në afatin e parë. Testi u zhvillua në objektin e IAAP “Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec.
Nga gjithsej 106 nxënës të regjistruar në platformën e aplikimit, testit iu nënshtruan 91 prej tyre. Procesi i organizimit dhe mbarëvajtja e testimit u zhvilluan në mënyrë të rregullt dhe pa probleme.
Drejtoria Komunale e Arsimit u uron suksese të gjithë maturantëve që iu nënshtruan këtij testi, duke u dëshiruar rezultate të mira dhe realizimin e objektivave të tyre akademike.
Testi i Maturës Shtetërore përbën një etapë të rëndësishme në përfundimin e arsimit të mesëm dhe një hap të rëndësishëm drejt vazhdimit të rrugëtimit të tyre në arsimin e lartë dhe zhvillimit të mëtejmë profesional.
Suksese!

28/08/2026

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

__________________________________

Usvaja se Katalog udžbenika i izvršava se isplata sredstava za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda

Ministarstvo obrazovanja i nauke usvojilo je danas Katalog udžbenika i izvršilo isplatu sredstava na račune roditelja korisnika za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda za školsku 2026/2027. godinu.

Proces prijavljivanja roditelja/zakonskih staratelja počeo je 27. jula i odvijao se putem platforme eKosova. Svaku podnetu prijavu verifikovali su ovlašćeni koordinatori u svakoj školi. Liste koje su škole verifikovale potom su prošle konačnu verifikaciju od strane nadležne komisije MON-a. Konačna lista korisnika dostavljena je Ministarstvu finansija radi realizacije transfera novca na bankovne račune roditelja.

MON je sproveo pregovore sa izdavačkim kućama radi utvrđivanja konačnih prodajnih cena udžbenika. Pregovaračka komisija pripremila je konačni izveštaj o rezultatima procesa. Na osnovu tog izveštaja i u skladu sa zakonskim ovlašćenjima, MON je usvojio zvanični Katalog udžbenika, u kom su utvrđene konačne prodajne cene za svaki udžbenik. Cene utvrđene u ovom katalogu obavezujuće su za primenu na svim prodajnim mestima udžbenika. Katalog je objavljen na internetu i možete ga pronaći na: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ Isti je prosleđen ODO, školama, izdavačkim kućama, knjižarama i Savetu roditelja.

Na osnovu cena utvrđenih u katalogu, ministar je doneo odluku o visini subvencije za svaki razred. Visina subvencije po roditelju/učeniku za udžbenike na albanskom jeziku, po razredima, iznosi:

1 i 2 razred – 60 euro;
3 – razred 65 euro;
4 – razred 70 euro;
5 – razred 80 euro;
6 i 7 razred – 90 euro;
8 i 9 razred – 100 euro.

Današnjim usvajanjem i objavljivanjem kataloga, roditelji/zakonski staratelji mogu kupiti udžbenike.

MON apeluje na roditelje da se prilikom kupovine uvere da udžbenike kupuju po cenama utvrđenim u zvaničnom katalogu MON-a, koji je dostupan na internet stranici Ministarstva.

Takođe vas obaveštavamo da od danas, pa sve do početka nove školske godine, Inspekcija za obrazovanje započinje intenzivan i kontinuiran nadzor prodajnih mesta, radi verifikacije poštovanja cena utvrđenih u katalogu. Nadzor će se neprekidno sprovoditi na svim prodajnim mestima. A nakon početka školske godine, Inspekcija za obrazovanje će započeti provere u školama radi utvrđivanja da li su učenici opremljeni udžbenicima.

Roditelji koji uoče neslaganje između cene utvrđene u katalogu i prodajne cene, pozivaju se da slučaj prijave na zvanične brojeve telefona MON-a:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 i +383 (0) 38 200 65 005

Još jedno važno obaveštenje jeste da sistem za prijavljivanje na eKosova ostaje otvoren za decu koja još nisu upisana u prvi razred, a koja će se upisati u drugom roku.

Takođe, sistem ostaje otvoren i za roditelje/zakonske staratelje učenika drugih nivoa koji, iz različitih razloga, još nisu aplicirali za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke ostaje posvećeno transparentnom i regularnom sprovođenju procesa subvencionisanja, u cilju rasterećenja finansijskog tereta za porodice i obezbeđivanja neophodnih uslova za učenike na početku nove školske godine. Zahvaljujemo svim roditeljima i zakonskim starateljima na razumevanju i saradnji.

_________________________________

Is approved the Catalogue for Textbooks and Ex*****on of Subsidy Funds for Grades 1–9

The Ministry of Education and Science has today approved the Catalogue for Textbooks and executed the transfer of funds into the accounts of eligible parents for the subsidy of school textbooks for students in grades 1–9 for the 2026/2027 school year.

The application process for parents/legal guardians began on July 27 and was conducted through the e Kosova platform. Each application submitted was verified by authorized school coordinators. The verified lists were then subject to final review by the relevant MES commission. The final list of beneficiaries was forwarded to the Ministry of Finance for the transfer of funds into parents’ bank accounts.

MES held negotiations with publishing houses to determine the final sales prices of textbooks. The Negotiation Commission prepared the final report on the results of this process. Based on this report and in accordance with legal authorizations, MES approved the official Catalogue for Textbooks, which sets the final sales prices for each textbook. These prices are mandatory for all points of sale. The catalogue has been published online and can be accessed at: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ It has also been distributed to municipal education directorates, schools, publishing houses, bookstores, and the Parents’ Council.

Based on the catalogue prices, the Minister has issued a decision on the subsidy value per class. The subsidy amounts for parents/students for textbooks in the Albanian language are as follows:

• Grades 1 and 2 – €60
• Grade 3 – €65
• Grade 4 – €70
• Grade 5 – €80
• Grades 6 and 7 – €90
• Grades 8 and 9 – €100

With today’s approval and publication of the catalogue, parents/legal guardians may proceed with purchasing school textbooks.

MES urges parents to ensure that textbooks are purchased at the official catalogue prices, which are accessible online on the Ministry’s website.

Additionally, starting today and continuing until the beginning of the new school year, the Education Inspectorate will conduct intensive and continuous monitoring of sales points to verify compliance with the catalogue prices. Monitoring will be carried out across all sales units. After the school year begins, the Inspectorate will also conduct verifications in schools to ensure that students have been provided with the required textbooks.

Parents who identify discrepancies between the catalogue price and the sales price are invited to report the case to MES’s official phone numbers.

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 and +383 (0) 38 200 65 005

Another important announcement is that the application system on e-Kosova remains open for children who have not yet been enrolled in the first grade and who will be registered during the second enrollment period.

The system also remains open for parents/legal guardians of students in other grade levels who, for various reasons, have not yet applied for the subsidy of textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science remains committed to ensuring a transparent and orderly implementation of the subsidy process, aimed at easing the financial burden on families and securing the necessary conditions for students at the start of the new school year. We extend our gratitude to all parents and legal guardians for their understanding and cooperation.

20/08/2026

NJOFTIM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë nxënësve të aplikojnë, afati i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore zgjatet deri të hënën, më 24.08.2026, në orën 11:00, ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet në të njëjtën ditë, deri në orën 12:00.

Deri më tani kanë aplikuar 4,650 nxënës, ndërsa bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1,000 nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit nuk kanë aplikuar ende.

Për këtë arsye, zgjatja e afatit konsiderohet e nevojshme për të siguruar që të gjithë kandidatët potencialë të kenë mundësinë të përfshihen në procesin e aplikimit.

_________________________________

OBAVEŠTENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava da se, u cilju pružanja mogućnosti svim učenicima da apliciraju, rok za prijavu za Državni maturski ispit produžava do ponedeljka, 24.08.2026. godine, do 11:00 časova, dok će se odobravanje prijava izvršiti istog dana, do 12:00 časova.

Do sada se prijavilo 4.650 učenika, dok se na osnovu rezultata iz junskog roka procenjuje da oko 1.000 učenika koji imaju pravo da polažu ispit još uvek nije apliciralo.

Iz tog razloga, produženje roka se smatra neophodnim kako bi se osiguralo da svi potencijalni kandidati imaju priliku da budu obuhvaćeni procesom prijave.

__________________________________

ANNOUNCEMENT

The Ministry of Education and Science informs that, in order to provide all students with the opportunity to apply, the application deadline for the State Matura Exam is extended until Monday, August 24, 2026, at 11:00 AM. The approval of applications will be carried out on the same day, until 12:00 PM.

So far, 4,650 students have applied. Based on the results of the June session, it is estimated that around 1,000 students who are eligible to take the exam have not yet applied.

For this reason, the extension of the deadline is considered necessary to ensure that all potential candidates have the opportunity to be included in the application process.

Address

Rahovec

Telephone

+38329276943

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Komunale për Arsim - Rahovec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share