27/12/2024
Sot më datë 27.12.2024 u mbajt ceremonia "Laureatët e vitit 2024" në Komunën e Rahovecit ku Klubi i Karatesë "Rahoveci"- Rahovec u shpërblye me disa mirënjohje për arritjet dhe sukseset gjatë vitit 2024.
-Festina Krasniqi mori çmimin "Trajnerja e dalluar e vitit 2024"
-Zara Rama mori çmimin "Sportistja e dalluar e vitit 2024"
-Rizuana Rama mori çmimin "Shpresat e Sportit të Komunës së Rahovecit"
Falenderojmë Kryetarin e Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, Drejtorin e Drejtorisë së Sportit z.Afrim Dina dhe gjithë të tjerët që na vlerësuan për punën e bërë gjatë vitit 2024.
24/06/2024
Sot më datë 24.06.2024 Klubi i Karatesë "Rahoveci" - Rahovec mbajti provimin e radhës për breza KYU për disa nga antarët e klubit.
Kandidatët që ju nënshtruan provimit dhe e kaluan me sukses janë:
1.Zara Rama 3 KYU
2.Eqrem Kafexhiu 3KYU
3.Reina Mullaavda 3 KYU
4.Rizuana Rama 3 KYU
5.Arb Vuqitërna 3 KYU
6.Mumin Rama 3 KYU
Komisioni i përbërë nga Kryetarja e Klubit të Karatesë "Rahoveci" Festina Krasniqi dhe Trajneri i Klubit të Karatesë "Dardania" - Prishtinë Arnit Krasniqi u ndanë të kënaqur me punën e kandidatëve ku njëkohësisht ju uruan suksese të mëtutjeshme e të mos ndalen me kaq.
05/05/2024
Sot më datë 05.05.2024 Klubi i Karatesë "Rahoveci" - Rahovec mori pjesë me tre garues në garën e radhës në Turneun Ndërkombëtar "Ditët e Agimit" që u mbajt në qytetin e Gjilanit.
Garuesit patën një paraqitje të mirë mirëpo fati ishte përsëri në anën e garueses Zara Rama e cila u shpërblye me vendin e 2-të në kategorinë e Katave.
Zarës dhe garuesëve tjerë ju urojmë suksese të mëtutjeshme🥋💪👊
21/04/2024
Klubi i Karatesë "Rahoveci" - Rahovec sot më datë 21.04.2024 në Palestrën Sportive "Adem Jashari" në Obiliq mori pjesë për herë të parë në garën Kampionati Shtetëror i Karatesë së Kosovës për grupmosha 7-U14.
Garuesit të cilët morën pjesë janë:
1.Zara Rama- Kata
2.Eqrem Kafexhiu- Kata
3.Rizuana Rama- Kata
4.Mumin Rama- Kata
Të gjithë kishin paraqitje të mirë në garë mirëpo fati ishte vetëm tek Zara Rama e cila u shpërblye me vendin e 3-të në diciplinën e Katave.
Kjo garë ishte vetem fillimi, mirëpo do vazhdojmë tutje për suksese të shumta në garat e radhës🥋💪👊
01/03/2024
Sonte në klubin tonë kishim mysafirë nga Klubi i Karatesë "Dardania"- Prishtinë, Trajnerin Arnit Krasniqi 3 Dan dhe garuesin Leon Morina 1 Dan të cilët u spjeguan nxënësve rreth diciplinave të Karatesë.
Nxënësit ishin mjaftë të kënaqur dhe entuziast për të rejat që i mësuan sonte.
Falenderojmë Arnitin dhe Leonin që gjetën kohën për të na vizituar.
Oss 🥋💪👊
23/12/2023
Sot më datë 23.12.2023 Klubi i Karatesë "Rahoveci" në Rahovec mbajti provimin e dytë me radhë për breza KYU.
Komisioni në përbërje me në krye Shumzim Krasniqi 8DAN - Kryetar i Klubit të Karatesë "Dardania"- Prishtinë, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për dhënien e gradave DAN në Federatën e Karatesë së Kosovës,
Festim Krasniqi 4DAN Trajner në Klubin e Karatesë "Dardania" - Prishtinë, gjithashtu Antarë në Komisionin Mbikqyrës në Federatën e Karatesë së Kosovës,
Si dhe Festina Krasniqi 2DAN Kryetare dhe trajnere e Klubit të Karatesë "Rahoveci" - Rahovec, u ndanë mjaftë të kënaqur me punën e kandidatëve si dhe i inkurajuan që të mos ndalen dhe të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë rreth këtij sporti.
Falenderojmë për prezencën dhe përkrahjen e vazhdueshme Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Rahovecit Z. Afrim Dina.
Kandidatëve ju urojmë suksese të mëtutjeshme!
Oss
02/10/2023
Regjistrimet janë të hapura çdo të HËNË, MËRKURË DHE TË PREMTE🥋
Ju mirëpresim!
18/09/2023
- Karateistët e rinjë të Rahovecit, të gatshëm për të ndjekur rrugën profesionale të karatesë.🥋
• Sonte nga ora 18:00 deri 19:30,
• Salla sportive e shkollës fillore “Isa Boletini” në objektin e ri.
11/09/2023
• Filluam me ushtrimet🥋
N'a shkoftë mbarë!
11/09/2023
- Karateja është sport edukativ që i ndihmon fëmijëve në aftësimin psikologjik dhe fizik.
Regjistrohu në Klubin e Karatesë “RAHOVECI” në Rahovec.
Ushtrimet mbahen çdo të hëne, mërkure dhe të premte nga ora 18:00 deri në orën 19:30 në sallën sportive të SH.F.M.U “ISA BOLETINI” Rahovec.
09/09/2023
Klubi i Karatesë "Rahoveci"- Rahovec njofton të gjithë antarët e klubit se më datë 11.09.2023(e Hënë) nga ora 18:00-19:30 fillon me ushtrimet e karatesë çdo të Hënë, Mërkurë dhe të Premte në sallën e sportit të SHFMU "Isa Boletini" Rahovec.
Njëkohësisht bëjmë dhe pranimin e të gjithë të interesuarve në këtë sport nga mosha 6 vjeçare e tutje.
Për çdo informatë shtesë na kontaktoni në
📞044853428
📞048222838