04/09/2014
Per ata qe nuk i dinë disa terma Ekonomik .
QKA DO TË THOTË ?
MULTIPLIKATOR MONETAR (shumfishues)- Diferenca mes bazes monetare dhe ofertes monetare, e shpjeguar nepermjet procesit te krijimit te parase brenda sistemit bankar.Ky proces nuk eshte me shume se kapaciteti i mbledhjes se borxheve qe bankat marrin nga individet, qe perkthehet ne rritje te likujditetit te ekonomise.
---------------------------------------------------
AKSELERATOR (pershpejtues) - Nje ndryshim ne taksen e rritjes se produktit do te sjelli ndryshime ne formacionin e kapitalit te ri.Me thjesht eshte qe per te rritur nivelin e investimeve eshte e nevojshme nje rritje ne taksen e rritjes se prodhimit ose ne shpenzimet e konsumatorit.Parimi i Akseleratorit matet nga koeficienti i pershpejtimit
--------------------------------------------------
BANKË - Institucion financiar shtetëror në vendin tonë, i cili ka të drejtën të emetojë kartëmonedha e monedha dhe, në përputhje me planin e zhvillimit të ekonomisë popullore, zbaton buxhetin, jep kredi, bën veprimet e llogarisë pa të holla në dorë, bën veprimet me monedhë të huaj, grumbullon mjetet e lira financiare të ndërmarrjeve, të kooperativave e të popullsisë për t'i përdorur për zhvillimin e vendit, organizon qarkullimin e përqendruar të parasë, ushtron kontroll me anën e lekut në të gjitha fushat etj.; institucion financiar privat a shtetëror në vendet kapitaliste, që kryen veprime të ndryshme me paratë e me letrat me vlerë, përqendron kapitalet dhe jep hua me qëllim që të nxjerrë fitime.
----------------------------------------------------
KREDI - Shumë të hollash që i jep banka e shtetit një qytetari, një ndërmarrjeje etj., sipas kërkesës së tyre, me kusht që t'i kthehet pjesë-pjesë brenda një kohe të caktuar.
----------------------------------------------------
AUTARKI - Politikë ekonomike e shteteve imperialiste, që synon të krijojë një ekonomi kombëtare të mbyllur, për të përgatitur luftëra pushtuese; gjendja e një shteti ose synimi për t'u mbyllur brenda caqeve të ekonomisë së vet për plotësimin e të gjitha kërkesave.
----------------------------------------------------
INVENTAR - Tërësia e sendeve, e orendive dhe e materialeve të ndryshme, që i përkasin një ndërmarrjeje a kooperative, një institucioni etj., që janë pronë e dikujt ose që i ka në ngarkim dikush; materiale të nevojshme ose të domosdoshme për diçka.
----------------------------------------------------
INVESTIM - Shumë parash a kapital që investohet për diçka. Investime themelore (kapitale) tërësia e shpenzimeve që bëhen gjatë një periudhe të caktuar për të krijuar fonde themelore të reja prodhuese (ndërtesa prodhimi, makineri etj.) dhe joprodhuese (ndërtesa me karakter social, kulturor etj.) ose përpërtëritjen dhe zgjerimin e tyre.
---------------------------------------------------
DOGANË - Institucion shtetëror, i cili merret me kontrollin e mallrave që hyjnë ose që dalin nga një shtet në një shtet tjetër, si edhe me caktimin e me arkëtimin e taksave të parashikuara për to; pika ose vendi në kufirin shtetëror a në një aeroport, ku bëhen këto veprime; ndërtesa e këtij institucioni.
---------------------------------------------------
- AKCIZA - eshte takse e posacme dhe zakonisht shume e larte per mallra si kafja, duhani, rakia etj.
---------------------------------------------------
SEKSER - Ai që merret me punën e ndërmjetësit për sh*tblerjet ose për dhënien e marrjen me qira të shtëpive.
---------------------------------------------------
FOND - Tërësia e mjeteve monetare e materiale të caktuara për një qëllim; tërësia e këtyre mjeteve që shërbejnë si burim dhe si rezervë kryesore për diçka; kapital.
---------------------------------------------------
- PAKETE FISKALE - eshte paketa e menyrave te ndryshme (tatimi, taksa, dogana, akciza etj.) te mbledhjes se fondeve te ndryshme nga ana e qeverise.
---------------------------------------------------
MAGAZINË (DEPO) - Ndërtesë e veçantë a depo ku mbahen mallra e sende të ndryshme, që shpërndahen e tregtohen në dyqane; vend i veçantë a depo pranë një ndërmarrjeje, një qendre pune etj., ku mbahen pajisje të vogla, pjesë këmbimi, mjete pune etj.
---------------------------------------------------
KONKURENCA - Ne Kuptim intutiv konkureca paraqet-ne rivalitet midis dy ose me shum pjeseve te cilat perpiqen te arrijne dicka qe zoteron njera prej tyre.konkurenca e trequt permban 3modele apstrakte:1-konkurenca e perkryer 2-monopoli 3-oligopoli.
--------------------------------------------------
ARBITRAZHI - Arbitrazhi perkufizohet si blerje mallrash ose letra me vler ne nje treg me synim sh*tjen e menjehershme te tyre ne nje treg tjeter per t eperfituar nga diferenca e qmimeve.Arbitrazhi tatimor ka tbej me levizjen e te ardhurave ose humbjes nga njesi juridike ne nje tjeter per te perfituar nga ndryshimet ne normat tatimore.
Arbitrazhi I riskut esht process qe qon ne barazimin e kthimeve te rregulluara me riskun per letra te ndryshme me vler,per aq koh sa ekzistojn persosmerit te cilat pengojn ket process ekuivalentimi.Procesi I arbitrazhit esht ai qe siguron efiqencen e tregut.
-------------------------------------------------
- MATURIMI apo AFAT I MATURIMIT - eshte afati ne te cilin parate e depozituara nuk mund ti terheqesh por duhet te presesh deri ne perfundim te ketij afati, pra deri ne maturim. Nese ke blere psh. nje certifikate depoziti ne ndonje prej bankave komerciale me afat 1 vjecar, keto para nuk mund ti terheqesh deri ne kohen kur behen nje vit nga data e blerjes, pra afati i maturimit apo maturimi eshte nje vjecar. Poashtu, kur te blesh ndonje obligacion (Bonds apo Treasury Bills te qeverive) te ndonje kompanie publike, ato zakonisht kane afate maturimi 5-10-15-20-30 vjecare qe dtth. qe keto para pastaj nuk mund ti terheqesh nga kompanite apo qeverite qe kane leshuar keto obligacione apo treasury bills deri ne maturimin e tyre qe dtth. deri ne perfundimin e periudhes kohore prej 5-10-15-20-30 vjecare me te cilen jane leshuar ato. Mirepo ne rastin e obligacioneve ato mund te transferohen tek persona tjere dhe te sh*ten ne tregje te ndryshme te letrave me vlere ne cdo kohe
--------------------------------------------------
KAMBIAL - Letër me vlerë, fatura e këmbimit
Behet fjale per nje fature me shkrim e cila kerkon ne shkembim nje shume te caktuar lekesh, ne nje date te caktuar. Zakonisht keto jane instrumente te negociueshme, dhe maturohen brenda gjashte muajve.