Me metodat tona jemi unik, suksesi i nxënësve tonë është si një testament
QEMD “FINCH” PRIZREN – REPUBLIKA E KOSOVES Pranojmë kandidat me aftësi të ndryshme.
QEMD “FINCH” PRIZREN – REPUBLIKA E KOSOVES
Arsimimi ka një prej aspekteve fundamentale që paanësisht e përcjell kulturën prej një gjenerate në gjeneratën tjetër
Qendra QEMD “Finch” është themeluar aty kah fundi i verës së vitit 2003. QEMD donë të thotë “Qendra Edukative Multididaktike”.
“Finch”është një organizatë jo-qeveritare e cila përkujdeset dhe mbron ambientin rreth e qark reg
jionit të Prizrenit të Republikës së Kosovës. Ideja e themelimit të kësaj organizate është marr dhe është realizuar nga tre mësues të palodhshëm të cilëve asokohe u pat pëlqyer ideja për t’ju ndihmuar të tjerëve, posaçërisht të rinjve, sidomos atyre të cilëve u pëlqente të mësonin gjuhët e huaja the shkathtësitë kompjuterike. Organizata ideologjikisht ka për qëllim të përparoj dhe të angazhoj mësues dhe nxënës për të arritur suksese të larta në të mësuarit. Ajo gjithashtu ndihmon për të formësuar dhe mundësuar transformimin e ndryshimeve që ato të ngritën në shkallë sa më të larta të arsimimit përmes përdorimit të burimeve informuese dhe teknologjive më bashkëkohore. Gjithashtu kujdeset edhe për dhënien e informatave personave të paaft, madje mundëson dhe bën trajnimin e komuniteteve anë e kënd regjionit dhe vendit, sidomos zgjeron njohuritë e prindërve, personelit të ndryshëm profesional dhe moshrriturve. Ne jemi njëra prej qendrave më të ngritura kursmbajtëse në qytetin e Prizrenit. Ne ofrojmë njohuri ditore, javore, mujore, ne mendojmë se secili kandidat është një individ i veçantë. Secili prej tyre duhet të aftësohet për të përballuar sfidat e tija jetësore – qëllimi ynë është që t’u ndihmojmë atyre në gjetjen e forcave dhe në zhvillimin e tyre në përgjithësi. Kemi investuar shumë për t’ju ofruar atyre kushte dhe ambient sa më të mirë dhe funksional. Personeli ynë angazhohet shumë për t’ju mundësuar kandidatëve që në njëfarë mënyre të korrin suksesin e merituar. Me metodat tona jemi unik, suksesi i nxënësve tonë është si një testament që jep rezultat. Tre themeluesit e kësaj organizate janë sa vijon:
Nexhmedin Ramadani, profesor I gjuhës angleze, i cili punon në procesin arsimor në shkollat publike që nga vitet 1980ta, kështu ai ka ngërthyer një përvojë të madhe në procesin edukativo arsimor. Ai gjithashtu është I njohur si ‘haxhinexha’ në sajtin e galerive të fotove. Zenel Asllani është arsimtar i matematikës(tanimë është regjistruar edhe në fakultetin e po të njëjtit drejtim), ai gjithashtu është edhe një ekspert I njohur i shkencave kompjuterike, është edhe trajner i ECDL-it në Prizren. Në një shkollë publike të Prizrenit është duke punuar që nga viti 19… Ai është i angazhuar në qendrën tonë dhe është i dalluar si punëtor shumë i vyer. Tanime i ndere, Allahu ne xhenet insha Allah. Fehmi Nafezi është profesor i gjuhës gjermane në gjimnazin e qytetit të Prizrenit, punon në këtë shkollë që nga viti 19… Kështu ai ka një përvojë bukur të mirë në procesin edukativo arsimor. Ai është i angazhuar në qendrën tonë dhe është i dalluar si punëtor shumë i vyer.