Shkolla Fillore "Loyola"

Shkolla Fillore "Loyola" Shkolla Fillore "Loyola" Faqja Zyrtare e Shkollës Fillore "Loyola"

Të nderuar prindër,Ju njoftojmë se tashmë fëmijët tuaj kanë mundësinë të ndjekin Programin e Kurseve Muzikore “Loyola”, ...
09/09/2026

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se tashmë fëmijët tuaj kanë mundësinë të ndjekin Programin e Kurseve Muzikore “Loyola”, një mundësi e veçantë për zhvillimin e talentit, kreativitetit dhe dashurisë për muzikën.

Në kuadër të programit ofrohen kurse në:

* 🎹 Piano
* 🎻 Violinë
* 🎶 Flaut
* 🎸 Kitarë
* 🎤 Solokëndim
* 🩰 Balet

Për të gjitha informatat rreth kurseve dhe regjistrimit, mund t’i drejtoheni Koordinatorit të Programit, mësuesit të muzikës, Berat Tafallari.

+383 49 578 390

❤️ Një zemër që dhuron, është një zemër që ndriçon! ❤️ ☀️🌟Në kuadër të Javës kushtuar Nënë Terezës, me ftesë të Muzeut “...
04/09/2026

❤️ Një zemër që dhuron, është një zemër që ndriçon! ❤️ ☀️🌟

Në kuadër të Javës kushtuar Nënë Terezës, me ftesë të Muzeut “Nënë Tereza” në Prizren, Shkolla Fillore “Loyola” iu bashkua me shumë gatishmëri dhe dashuri një nisme bamirësie në ndihmë të grave dhe fëmijëve pa strehë, të cilët jetojnë në një qendër strehimore për mbrojtjen e grave dhe të fëmijëve në Kosovë.
Prindërit, nxënësit dhe mësueset e klasave të treta A, B, C dhe D hapën zemrat dhe duart e tyre për të dhuruar. Secili fëmijë përgatiti me dashuri nga një dhuratë, duke përcjellë jo vetëm një send, por mbi të gjitha dashuri, kujdes, solidaritet dhe shpresë.
Ky gjest i vogël për nga madhësia, por i madh për nga zemra, na kujton mësimin e çmuar të Nënë Terezës: të mos kalojmë indiferentë pranë nevojës së tjetrit, por të bëhemi pranë tij me atë që mundemi.
🤲 Sepse bamirësia nuk mësohet vetëm me fjalë – ajo mësohet duke dhuruar, duke ndarë dhe duke dashur.
Faleminderit të gjithë prindërve, nxënësve dhe mësueseve që u bënë pjesë e kësaj nisme të bukur!
Ky është një gjest që na ndihmon që së bashku, të edukojmë zemra që dinë të kujdesen për të tjerët. 🤝

Shkëmbim kulturor dhe përvoja të reja në Shkollën Fillore “Loyola”🇩🇪🇽🇰🇪🇦🇦🇹🇧🇦🇭🇷🇲🇰Më 2 shtator, Shkolla Fillore “Loyola” p...
04/09/2026

Shkëmbim kulturor dhe përvoja të reja në Shkollën Fillore “Loyola”🇩🇪🇽🇰🇪🇦🇦🇹🇧🇦🇭🇷🇲🇰

Më 2 shtator, Shkolla Fillore “Loyola” pati kënaqësinë të mirëpresë një grup prej 10 studentësh nga Austria, Gjermania, Spanja, Kroacia, Bosnja Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, pjesëmarrës në iniciativën “Tough Balkan Love”.
Të interesuar veçanërisht për sistemin arsimor në Kosovë, të rinjtë, të shoqëruar nga mësuesja Drita Morina, vizituan ambientet e shkollës, takuan mësuesit dhe nxënësit tanë dhe u njohën nga afër me organizimin dhe zhvillimin e procesit mësimor.
Përmes bashkëbisedimit me nxënësit tanë, ata shkëmbyen përvoja, ide dhe njohuri mbi kulturat e vendeve të tyre. Vizita u shoqërua me shumë kureshtje, miqësi dhe momente të bukura, ndërsa mysafirët u ndanë me përshtypje shumë pozitive për atmosferën, organizimin dhe punën që zhvillohet në shkollën tonë.
Takime të tilla janë një mundësi e çmuar për të njohur njëri-tjetrin, për të shkëmbyer përvoja dhe për të krijuar ura miqësie e bashkëpunimi përtej kufijve.
🇩🇪🇽🇰🇪🇦🇦🇹🇧🇦🇭🇷🇲🇰

03/09/2026

Përsëri në Shkolla Fillore "Loyola" 🤩
Kujtime nga dita e parë🤩

02/09/2026

Fillimi i Vitit të Ri Shkollor – Klasa e Parë

Sot mirëpritëm nxënësit tanë më të rinj, të cilët hodhën hapat e parë në rrugëtimin e tyre shkollor.
Urojmë që kjo etapë të jetë e mbushur me dije, miqësi, zbulime dhe kujtime të bukura.

Mirë se erdhët në familjen Loyola! 💙

🚑Trajnim për Ndihmën e Parë në Shkollën Fillore “Loyola”Në kuadër të përgatitjes dhe ngritjes së kapaciteteve të stafit,...
28/08/2026

🚑Trajnim për Ndihmën e Parë në Shkollën Fillore “Loyola”
Në kuadër të përgatitjes dhe ngritjes së kapaciteteve të stafit, mësuesit e Shkollës Fillore “Loyola” morën pjesë në një trajnim të rëndësishëm për Ndihmën e Parë, të organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Prizren.
Trajnimi u udhëhoq nga trajneri Enes, i cili ndau me mësuesit njohuritë dhe përvojën e tij të çmuar në fushën e Ndihmës së Parë, duke sjellë edhe përvojën e tij praktike nga puna në Shërbimin e Ndihmës së Parë.
Përmes këtij trajnimi, mësuesit patën mundësinë të mësojnë dhe të praktikojnë mënyrat e duhura të reagimit në situata emergjente, duke përfshirë vlerësimin fillestar të gjendjes së personit, dhënien e ndihmës së parë dhe veprimet që duhen ndërmarrë deri në ardhjen e ndihmës profesionale.
Për një shkollë, siguria dhe mirëqenia e nxënësve janë gjithmonë prioritet. Prandaj, pajisja e mësuesve me njohuri dhe aftësi praktike për të reaguar në raste urgjente është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët tanë.
Falënderojmë Kryqin e Kuq të Kosovës – Dega në Prizren në personin e sekretarit të degës z. Ismailin, ish nxënësin tonë tashmë vullnetar pranë kryqit të kuq Dionin dhe trajnerin Enes!
Të dimë të ndihmojmë në momentin e duhur, do të thotë të dimë të mbrojmë jetën. 🫀

02/08/2026

Momente formuese dhe argetuese me fêmijët e qêndrimit ditor nê Shkollēn Fillore Loyola

Java e fundit e shkollës, me fëmijët e qëndrimit ditor, ishte një mozaik mendimesh të bashkëndara, buzëqeshjesh, dhe emocionesh të bukura. Pasi përfunduam me përkushtim të gjitha detyrat, ia kushtuam ditët lojës, teatrit, dhe aktiviteteve formuese që ushqyen imagjinatën dhe zemrat e tyre. Faleminderit edukatoreve m. Eljesa dhe m. Irena 😇😇

Me zemrat plot mirenjohje sjellim disa foto kujtime nga festa e Abetares me klasat e para te Shkolles Fillore Loyola 😍😍😍
30/07/2026

Me zemrat plot mirenjohje sjellim disa foto kujtime nga festa e Abetares me klasat e para te Shkolles Fillore Loyola 😍😍😍

Në përfundimin e vitit shkollor, në ambientet e bibliotekës së shkollës "Fillore Loyola', nën kujdesin e mësues Ilirit, ...
07/07/2026

Në përfundimin e vitit shkollor, në ambientet e bibliotekës së shkollës "Fillore Loyola', nën kujdesin e mësues Ilirit, u zhvillua një aktivitet i veçantë ku u shpërblyen nxënësit lexues të rregullt të librave. Ky moment i vogël, por domethënës, kishte për qëllim të vlerësonte përkushtimin e tyre ndaj leximit dhe të inkurajonte dashurinë për librin tek të gjithë nxënësit tanë.

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 12:30
Tuesday 08:00 - 12:30
Wednesday 08:00 - 12:30
Thursday 08:00 - 12:30
Friday 08:00 - 12:30

Telephone

+38344827909

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Fillore "Loyola" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share