03/06/2016
Asambleja Komunale e Fëmijëve në Komunën e Prizrenit me rastin e 1 Qershorit ( Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ) ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme . Fillimisht kjo ditë ka filluar në Shtëpinë e Bardhë ku takimi është hapur nga kryetari i Asamblesë Komunale të Fëmijëve të Prizrenit, Rrahim Gashi pastaj duke vazhduar me fjalimet e: krytetarit e Komunës së Prizrenit Prof. Dr. Ramadan Muja, Z. Kujtim Gashi, Z. Nexhat Çoçaj si dhe drejtorë të drejtorive komunale të komunës së Prizrenit. Të pranishëm ishin edhe KFOR, Organizata JoQeveritare dhe Media. Në këtë takim është biseduar për rolin e fëmijëve në shoqëri. Janë prezantuar aktivitetet e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në komunën e Prizrenit, poashtu në këtë takim për herë të parë, Asambleja Komunale e Fëmijëve ka paraqitur zyrtarisht: Statutin e Asamblesë, Rregullorën e Asamblesë, Planin e Punës dhe Planin Buxhetor, duke u përputhur me rregulloren e Kuvendit Komunal, më pas Asambleja Komunale e Fëmijëve është prezantuar edhe në dy gjuhët tjera pakicë, turqisht dhe boshnjakisht. Takimi është mbyllur me një Diskutim të Hapur ku fëmijët dhe Asambleistët kanë bërë pyetje rreth gjendjes së fëmijëve në shoqëri. Mirëpo aktiviteti i ditës së sotme ka vazhduar edhe më pas në Shtëpinë e Kulturës, ku janë paraqitur disa aktivitete të ndryshme të cilat trajntojnë temat e fëmijëve. Në aktivitetin në shtëpinë e kulturës të organizuar nga Asambleja Komunale e Fëmijëve në bashkpunim me Zyrën për Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Njeriut kanë marrur pjesë disa Kopshte të Fëmijëve, Studio e Baletit PASSE, këngëtarë e recitues në gjuhë të ndryshme. Pas këtij aktivitetit Asambleja e Fëmijëve është zhvendur në Sheshin Shadërvan duke shpërndarë Vizatime për Fëmijë dhe Llogo vetëdijësuese “ Sot është dita ime “, poashtu është bërë edhe ngjyrosja e fytyrave të fëmijëve. Asambleja Komunale e Prizrenit nuk do të ndaloj me kaq, ajo do të vazhdoj punën e saj edhe më tutje gjithnjë e më shumë.
URIME 1 QERSHORI, DITA E FËMIJËVE