Qendra e Kompetencës "11 Marsi" -Prizren

Qendra e Kompetencës "11 Marsi" -Prizren Qendra e Kompetencës “11 Marsi” – Prizren është shkollë profesionale me 17 profile në 4 lëmi, e pajisur me kabinete dhe laboratorë modernë.

Ofrojmë mësim teorik e praktik dhe bashkëpunim me biznese, duke përgatitur kuadro të gatshme për tregun e punës. Vocational Education and Training School

29/08/2026

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës dhe staf i shkollës,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, ju urojmë të gjithëve një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të mbushur me arritje të reja!
Ju njoftojmë se mësimi fillon të martën, më 01.09.2026.
Të gjithë nxënësit e klasave të X-ta duhet të jenë në shkollë në ora 07:45, me qëllim të pritjes, orientimit dhe sistemimit në klasat përkatëse.
Mirë se vini në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” – Prizren!
Ju dëshirojmë një fillim të mbarë dhe shumë suksese gjatë vitit të ri shkollor!

21/08/2026

💡 A keni ndonjë ide innovative që mund ta ndihmojë një biznes të kursejë energji, ujë apo resurse, të reduktojë mbetjet ose të bëhet më i qëndrueshëm përmes digjitalizimit?

🌱 Digital Green Innovation Competition 2026 kërkon ide që kombinojnë teknologjinë me qëndrueshmërinë për të adresuar sfida reale të bizneseve në Kosovë.

Nuk ka nevojë të keni zgjidhjen përfundimtare tani – në fazën e parë filloni vetëm me koncept!

📅 Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2026.

Për më shumë, vizitoni linkun dhe filloni aplikimin:
https://gpek.universum-fr.org/sq

Digital Green Innovation Competition 2026 implementohet nga Kolegji Universum KU, për projektin “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë” (GPEK). GPEK është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas.

# SDC
------
💡 Imate inovativno ideju koja može pomoći preduzeću da uštedi energiju, vodu ili resurse, smanji otpad ili postane održivije kroz digitalizaciju?

🌱 Digital Green Innovation Competition 2026 traži ideje koje kombinuju tehnologiju i održivost kako bi odgovorile na stvarne izazove sa kojima se suočavaju preduzeća na Kosovu.

Ne morate imati potpuno razvijeno rešenje – u prvoj fazi počinjete samo sa konceptom.

🏢 Prijave su otvorene do 30. septembra 2026. godine.

Za više informacija, posetite link i započnite prijavu: https://gpek.universum-fr.org/sr

Digital Green Innovation Competition 2026 sprovodi Univerzum koledž, za projekat „Ozelenjavanje privatnih preduzeća na Kosovu“ (GPEK). GPEK je projekat finansiran od Švajcarske agencije za razvoj i saradnju (SDC), sufinansiran od Švedske i sproveden od Helvetasa.



------

💡 Do you have an innovative idea that could help a business save energy, water, or resources, reduce waste, or become more sustainable through digitalization?

🌱 Digital Green Innovation Competition 2026 is looking for ideas that combine technology and sustainability to address real challenges faced by businesses in Kosovo.

You don’t need to have a fully developed solution now – in the first stage all you need is a concept.

📅 Applications are open until 30 September 2026.,

For more information, visit the link and start your application: https://gpek.universum-fr.org/en

Digital Green Innovation Competition 2026 is implemented by Universum College for the Greening Private Enterprises in Kosovo (GPEK) project. GPEK is a project of the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), co-funded by Sweden and implemented by Helvetas.

# SDC

🎓 E ARDHMJA FILLON KËTU!📢 Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e X-të për afatin e gushtit!Po e përfundo...
14/08/2026

🎓 E ARDHMJA FILLON KËTU!

📢 Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e X-të për afatin e gushtit!

Po e përfundon klasën e IX-të? Atëherë është koha të zgjedhësh profesionin që do të ndërtojë të ardhmen tënde!

Qendra e Kompetencës “11 Marsi” – Prizren është një nga institucionet lider të arsimit profesional në Kosovë, ku teoria dhe praktika ecin së bashku për të përgatitur profesionistët e së nesërmes.

Me mësim bashkëkohor, laboratorë dhe kabinete profesionale të pajisura, punëtori praktike dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me bizneset, ne u ofrojmë nxënësve njohuri dhe aftësi profesionale që kërkohen në tregun e punës.

📚 FUSHAT DHE PROFILET QË OFROJMË:

Mësimi në gjuhën shqipe:

⚡ ELEKTROTEKNIKË

Informatikë
Dizajn Softver
Instalues Elektrik – Sistem Dual
TIT
TSIT

⚙️ MAKINERI

Automekanik – Sistem Dual
Mekatronikë
Trafik Rrugor
Metalpunues – Sistem Dual
INKU

🏗️ NDËRTIMTARI

Ndërtimtari

🎨 ARTE TË APLIKUARA

Dizajn Grafik
Dizajn i Tekstilit dhe Veshjeve
_____________________________

Mësimi në gjuhën boshnjake:

Automekanik
Instalues Elektrik
Dizajn i Tekstilit dhe Veshjeve
_____________________________

Mësimi në gjuhën turke:

Mekatronikë
_____________________________

⭐ PSE TA ZGJEDHËSH QK “11 MARSI”?

✅ Mësim dual – kombinim i teorisë me praktikën në kompani partnere.
✅ Kabinete, laboratorë dhe punëtori moderne për profilet profesionale.
✅ Mësimdhënës profesionistë dhe të përkushtuar.
✅ Bashkëpunim me kompani vendore dhe ndërkombëtare.
✅ Praktikë profesionale gjatë shkollimit.
✅ Mundësi të mira për punësim pas përfundimit të shkollimit.
✅ Mundësi për vazhdimin e studimeve universitare.
✅ Ambient modern dhe hapësira të përshtatshme për mësim.
✅ Qendër për Karrierë, e cila mbështet orientimin dhe zhvillimin profesional të nxënësve.

📅 AFATI PËR PARAQITJEN E DOKUMENTEVE

📌 Paraqitja e dokumenteve bëhet më 17, 18 dhe 19 gusht 2026, në lokalet e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” – Prizren.

🕘 Orari për paraqitjen e dokumenteve: 09:00–16:00

📍 Qendra e Kompetencës “11 Marsi” – Prizren

🌐 qk11marsi.com

Mos zgjidh vetëm një shkollë – zgjidh një profesion, një karrierë dhe një të ardhme të sigurt!

🎓 Qendra e Kompetencës “11 Marsi” – Prizren
E ardhmja jote fillon këtu!

Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren është shkollë lider në aftësimin profesional, duke ofruar diploma të njohura ndërkombëtarisht.

📢 NJOFTIM PËR MATURANTËT – PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE, AFATI I GUSHTIT 2026Të nderuar maturantë,Ju njoftojmë se ka fil...
14/08/2026

📢 NJOFTIM PËR MATURANTËT – PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE, AFATI I GUSHTIT 2026

Të nderuar maturantë,

Ju njoftojmë se ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore – afati i gushtit 2026.

📅 Afati për aplikim: 12–20 gusht 2026
📝 Provimi mbahet: 29 gusht 2026
🕙 Ora: 10:00

Të gjithë maturantët që i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar Provimit të Maturës Shtetërore duhet ta përfundojnë aplikimin më së largu deri më 20 gusht 2026.

Ju lutemi që aplikimin ta bëni brenda afatit të përcaktuar dhe t'i ndiqni me kujdes udhëzimet përkatëse.

🔗 Udhëzuesin e detajuar për aplikim përmes platformës eKosova mund ta gjeni këtu:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

Ju dëshirojmë suksese të gjithë maturantëve!

Qendra e Kompetencës “11 Marsi” – Prizren

🎨 Krijo, frymëzo dhe shkëlqe në Artet Aplikative!Nëse imagjinata jote s’ka kufij dhe kreativiteti të udhëheq, Qendra e K...
04/07/2026

🎨 Krijo, frymëzo dhe shkëlqe në Artet Aplikative!

Nëse imagjinata jote s’ka kufij dhe kreativiteti të udhëheq, Qendra e Kompetencës “11 Marsi” është vendi ku talenti yt merr formë!

Profilet:
🎨 Dizajni Grafik – për ata që flasin me ngjyra dhe formë.
👗 Dizajn i Veshjeve – për ata që krijojnë stil dhe e sjellin modën në jetë.
🏠 Dizajn Enterieri – për ata që e shndërrojnë çdo hapësirë në përjetim.
Këtu nuk mëson vetëm teori – ti krijon, vizaton, eksperimenton dhe ndërton portofolion tënde që në bankat e shkollës.

🖌 Zbulo talentin tënd artistik dhe regjistrohu në një nga drejtimet e Arteve Aplikative!

Regjistrimet janë të hapura më: 7,8 dhe 9 Korrik 2026, pranë QK "11 MARSI"

Ndërto me duart tua – lëviz botën me aftësitë që ke!Nëse të pëlqen të punosh me pajisje, makina dhe sisteme që funksiono...
04/07/2026

Ndërto me duart tua – lëviz botën me aftësitë që ke!

Nëse të pëlqen të punosh me pajisje, makina dhe sisteme që funksionojnë çdo ditë në botën reale – Lëmia e Makinerisë në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” është vendi yt ideal.

Profilet:
🌡 INKU- Instalues i Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit – për profesionistët që sjellin rehati në çdo ndërtesë.
🚗 Automekanik – ku e njeh makinën deri në vidën e fundit.
🚦 Trafik Rrugor – për ata që organizojnë dhe menaxhojnë rrugët e së ardhmes.
🤖 Mekatronikë - Per të pasionuarit, që dëshirojnë të dinë më shumë për industrine robotike.
🛠 Metalpunues / Saldues – për mjeshtrat e fortë që formësojnë çelikun dhe krijojnë struktura.
Me shumë praktikë, trajnim profesional dhe teknologji moderne – këtu nuk mëson vetëm një zanat, por mjeshtëria bëhet pasioni yt.
🚀 Zbulo mjeshtërinë tënde dhe regjistrohu në një nga drejtimet e Makinerisë!

Regjistrimet janë të hapura më: 7,8 dhe 9 Korrik 2026, pranë QK "11 MARSI"

Nga vizioni te veprat – bëhu ndërtuesi i së ardhmes!Nëse të frymëzon ndërtimi, planifikimi dhe çdo detaj që qëndron pas ...
04/07/2026

Nga vizioni te veprat – bëhu ndërtuesi i së ardhmes!

Nëse të frymëzon ndërtimi, planifikimi dhe çdo detaj që qëndron pas një ndërtese të mirë, atëherë Lëmia e Ndërtimtarisë në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” është rruga jote drejt suksesit profesional.

Profilet:
🏛 Arkitekturë – për ata që ndërtojnë me vizion dhe krijojnë hapësira që frymëzojnë.
🧱 Ndërtimtari – për ata që realizojnë projektet në terren, me mjeshtëri dhe saktësi.
❄ Teknik i Izolimit të Ndërtesave – për ata që e bëjnë çdo ndërtim efikas, të qëndrueshëm dhe të ngrohtë.

Në këtë lëmi do të mësosh përmes punës praktike, projekteve reale dhe mentorimit profesional.

🔨 Zbulo mjeshtërinë dhe vizionin tënd – regjistrohu në një nga drejtimet e Ndërtimtarisë!

Regjistrimet janë të hapura më: 7,8 dhe 9 Korrik 2026, pranë QK "11 MARSI"

Zgjedh teknologjinë – ndërto të ardhmen!E ardhmja është digjitale, dhe ti mund të jesh pjesë e saj!Qendra e Kompetencës ...
04/07/2026

Zgjedh teknologjinë – ndërto të ardhmen!
E ardhmja është digjitale, dhe ti mund të jesh pjesë e saj!

Qendra e Kompetencës “11 Marsi”, të ofron mundësinë të zhvillosh talentin tënd në një nga profilet më të kërkuara të kohës:

💻 Dizajn Softuerik
🖥 Informatikë
⚙ Teknik i Elektronikës
🌐 Teknik i sistemeve të IT-së (Sisteme dhe Rrjete)
📡 Teknologji Informacionit dhe Telekomunikacion
⚡ Instalues Elektrik

Zgjedh drejtimin që të përfaqëson dhe puno me teknologji moderne, projekte praktike dhe mentorë adekuat.

Regjistrimet janë të hapura më: 7,8 dhe 9 Korrik 2026, pranë QK "11 MARSI"

04/07/2026

PUBLICITET... 💬

TË DASHUR NXËNËS TË KLASAVE TË NËNTA.

- Është koha të zgjedhni profesionin që do ta ndërtojë të ardhmen tuaj!
Nëse po kërkoni një shkollë, ku talenti dhe profesioni ecin së bashku?
Edhe nëse shkolla është pak më larg nga vendbanimi juaj, investimi që bëni për arsimin tuaj ju sjell një profesion që ju shërben gjithë jetën.
Pak më shumë rrugë deri te shkolla, do të thotë shumë më tepër mundësi për të ardhmen. Zgjedh Qendrën e Kompetencës "11 Marsi" në Prizren (ish shkolla teknike).
Aty mund t’i gjeni drejtimet
✍️ ELEKTROTEKNIKË me profilet: Informatikë, Dizajn Softuer, Instalues Elektrik,TIT, TSIT
✍️ MAKINERI, me profilet: Automekanik, Mekatronikë, Trafik Rrugor, Metalpunues, INKU
✍️ NDËRTIMTARI, me profilet: Arkitekturë, Teknik i Izolimit të Ndërtesave, Ndërtimtari
✍️ ARTE TË APLIKUARA, me profilet: Dizajn Grafik, Dizajn i Tekstilit dhe Veshjeve, Dizajn Enterieri
- Nxënësit duhet ta zgjedhin njërin nga këto profile, sepse secili profil ofron aftësi praktike, profesion të kërkuar dhe mundësi të mira punësimi ose vazhdim të studimeve.
Me mësim modern, laboratorë të pajisur, kabinete profesionale dhe partneritete të shumta me bizneset, mësim dual - teori dhe praktikë në kompani partnere, ne u ofrojmë nxënësve njohuri dhe aftësi që kërkohen në tregun e punës.
Regjistrimet për klasën e dhjetë janë më 07, 08 dhe 09 korrik 2026.
Zgjidh profesionin, ndërto të ardhmen.
Qendra e Kompetencës "11 Marsi" Prizren, aty ku talenti bëhet profesion.

Për më shumë informata, na gjeni edhe në:

Facebook: Qendra e Kompetencës "11 Marsi" - Prizren
https://www.facebook.com/profile.php?id=100057634630437
Web: https://www.qk11marsi.com/

QENDRA E KOMPETENCËS “11 MARSI” – PRIZREN          THIRRJE PUBLIKEPër shprehje interesi për furnizimin e nxënësve me uni...
03/07/2026

QENDRA E KOMPETENCËS “11 MARSI” – PRIZREN

THIRRJE PUBLIKE

Për shprehje interesi për furnizimin e nxënësve me uniforma shkollore.

Address

Hoxhë Tahsini, 132
Prizren
20000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Kompetencës "11 Marsi" -Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qendra e Kompetencës "11 Marsi" -Prizren:

Shortcuts

Share

Category