07/09/2026
KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË NIVELIN E STUDIMEVE MASTER 2026/2027
FSHJM ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027 në programin e studimeve të nivelit Master:
- Menaxhim në agrobiznes.
- Shkencat pyjore dhe ekologji pyjore.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet prej datës 07.09.2026 deri më datë 19.09.2026 nga ora 09:00 deri 15:00 (çdo ditë përjashtuar të dielën) ditën e fundit aplikacionet pranohen deri në ora 16:00.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim online dhe fizik është si në vijim:
- Fletëaplikacioni i plotësuar i cili shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti; linku për aplikim: smu.uni-prizren.com
- Ekstraktin e lindjes (origjinale);
- Diplomën origjinale, kopje të noterizuar, përkatësisht certifikatën e diplomimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj nga data e lëshimit) origjinale ose të noterizuar;
- Pasqyrën e notave në studimet themelore, (përjashtuar kandidatët që studimet baçelor i kanë kryer në UUHP);
- Për kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës duhet të kenë edhe vendimin për njohjen e diplomës nga MASHTI;
- Dëshmia e akreditimit të Institucionit të Arsimit të Lartë (për kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë vendit dhe në kolegjet private të Republikës së Kosovës);
- Kandidatët me rastin e aplikimit, bazuar në UA (MASHTI) 09/2021 lirohen nga pagesa e provimit pranues.
Aplikimi online realizohet në linkun vijues: https://uni-prizren.com/konkurs-per-pranimin-e-studenteve-ne-vitin-e-pare-te-studimeve-master-per-vitin-akademik-2026-2027/
Provimi pranues për të dy programet studimore mbahet më datë 21.09.2025 në ora 16:00.
Për procedurat e mëtutjeshme të provimit pranues, mund të informoheni në web faqen zyrtare të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, si dhe mund të na shkruani në çdo kohë!