02/03/2022
Nëse vetëm jeni në prag të përfundimit të klasës së IX-të, apo ju prindër dëshironi një të ardhme të ndritur dhe me profesion për femijet tuaj, ju ftoj ta ndiqni këtë video.
Qendra e Kompetencës në Prizren, vendi ku gërshetohen teoria dhe praktika, ka një infrastrukturë të pasur dhe bashkëkohore.
Qendra e Kompetencës ju pret që vitet me të bukura të shkollimit të mesëm t’i kaloni në këtë shkollë ku gjatë tri viteve të shkollimit do të keni mundësinë të mësoni nga mësimdhënës profesionalisht të ngritur, ku përveç pjesës teorike me anë të invertarit të pasur me paisje tekonologjike dhe me mjete të punes moderne mundësohet edhe aftësimi profesional dhe praktik.
Në fund të tri viteve shkollimi, garantojmë aftësim dhe pavarësim profesional të çdo nxënësi!
Profilet e ofruara:
Shkenca Kompjuterike
Teknik i informatikës të biznesit.
Ekonomi
Nëpunës Industrie,
Nëpunës Finance,
Nëpunës Marketingu,
Nëpunës Administrim Zyre.
Tregti
Shërbime ndaj konsumatorit dhe sh*tjes,
Nënpunës Export -Importi.
Udhëtim & Turizëm
Udhëheqës i udhëtimeve dhe grupeve turistike,
Asistent në zyre informimi dhe agjenci turistike,
Asistent në organizimin e ngjarjeve.
Mezi presim t’i shkëmbejmë njohurit me ju!