Parlamenti Studentor i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren

Parlamenti Studentor i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, është organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve në UPZ.

Riad Bislimaj - Kryetar i Parlamentit Studentor! Kryesia e Parlamentit Studentor:
Fatlind Tredhaku – Kryetar i Parlamentit Studentor;
Shaqire Elshani– Nenkryetare;
Arlinda Bytyqi – Nenkryetare;
Fatjona Musliu – Sekretare;

Të hënën, të gjithë në shesh!Për UÇK-në, për drejtësinë, për historinë tonë.Jo në emrin e studentëve!Parlamenti Studento...
18/09/2026

Të hënën, të gjithë në shesh!

Për UÇK-në, për drejtësinë, për historinë tonë.

Jo në emrin e studentëve!

Parlamenti Studentor-Prizren!🇦🇱

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të studentes së Fakultetit Juridik, Anita Hoxhaj.Në këto momente...
17/09/2026

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të studentes së Fakultetit Juridik, Anita Hoxhaj.

Në këto momente të vështira, Parlamenti Studentor shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Anitën.

Humbja e saj është një dhimbje e madhe për familjen dhe për rrethin tonë studentor.

U prehtë në paqe.

Parlamenti Studentor!

16/09/2026

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në mbrojtje të së vërtetës!

Parlamenti Studentor shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin e thellë lidhur me aktgjykimin e shpallur sot në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Për ne, si studentë dhe si gjeneratë që e njeh historinë e vendit tonë, lufta e UÇK-së ishte një përpjekje për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga një regjim shtypës. Prandaj, ky aktgjykim, në sytë tanë, nuk mund të shkëputet nga konteksti historik i luftës së popullit të Kosovës për liri.

E respektojmë të drejtën për drejtësi dhe proces të rregullt gjyqësor, por njëkohësisht kemi të drejtë të shprehim bindjen tonë se ky vendim është i padrejtë dhe se historia e luftës së UÇK-së nuk mund të njolloset apo të barazohet me luftën për çlirim.

Sot qëndrojmë pranë familjeve të të dënuarve, pranë të gjithë atyre që përjetojnë dhimbje e zhgënjim dhe pranë vlerave të lirisë për të cilat u sakrifikuan breza të tërë.

UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës.
Liria e Kosovës është e shenjtë.
E vërteta historike nuk mund të fshihet.

Parlamenti Studentor mbetet i përkushtuar për të mbrojtur kujtesën historike, dinjitetin e popullit të Kosovës dhe të drejtën e brezave të rinj për ta njohur historinë e vendit të tyre.

Sot mund të ketë një aktgjykim, por për ne nuk ka aktgjykim që mund ta fshijë kontributin, sakrificën dhe vendin e tyre në historinë e Kosovës. Ata mbeten pjesë e një historie që populli ynë do ta kujtojë dhe do ta përcjellë brez pas brezi.

Kosova nuk harron.
Studentët nuk harrojnë!🇦🇱

FTESË!Të dashur studentë,Parlamenti Studentor ju fton të bëheni pjesë e Marsh*t për Liri, i cili do të mbahet më 12 shta...
11/09/2026

FTESË!

Të dashur studentë,

Parlamenti Studentor ju fton të bëheni pjesë e Marsh*t për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

📍 Nisja nga Prizreni: ora 10:45
📌 Pikat e nisjes:
• Parkingun e ETC-së
• Parkingun përballë Qendrës Sportive
• Stacionin e Autobusëve

📍 Destinacioni: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
🕑 Marshi nis në ora 14:00

Ejani të bashkohemi së bashku, studentë, familje, miq dhe bashkëqytetarë, për të shprehur mbështetjen tonë.

Për lirinë. Për çlirimtarët. Për UÇK-në.

Me respekt, Parlamenti Studentor!

04/09/2026

KONKURS MASTER

04/09/2026

KONKURS PLOTËSUES PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA NGA KONKURSI PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE NË NIVELIN BAÇELOR, PËR VITIN AKADEMIK 2026/2027   Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, shpallë: KONKURS PLOTËSUES PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIR...

03/09/2026
Sot, Parlamenti Studentor, së bashku me përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike të Kosovës, do...
02/09/2026

Sot, Parlamenti Studentor, së bashku me përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike të Kosovës, dorëzoi një deklaratë në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kjo iniciativë përfaqëson bashkimin e zërit të studentëve dhe të gjeneratës së re të Kosovës, me kërkesën që drejtësia të jetë e besueshme, e barabartë dhe që standardet të jenë të njëjta për të gjithë.

Gjatë dorëzimit të deklaratës, Kryetari i Parlamentit Studentor theksoi se, si një gjeneratë që ka trashëguar Kosovën e lirë, të rinjtë e ndiejnë përgjegjësinë të mos qëndrojnë indiferentë ndaj çështjeve që lidhen me historinë, drejtësinë dhe të ardhmen e vendit tonë.

Ai theksoi se kjo iniciativë nuk synon të gjykojë apo të ndërhyjë në një proces gjyqësor, por të përcjellë një kërkesë të qartë: drejtësia duhet të jetë e barabartë dhe standardet duhet të zbatohen njësoj për të gjithë.

Përmes kësaj deklarate, studentët kërkojnë që zëri i të rinjve të Kosovës të dëgjohet edhe në institucionet evropiane dhe që vlerat e drejtësisë, barazisë dhe sundimit të ligjit të respektohen pa standarde të dyfishta.

Si gjeneratë e re, besojmë se historia e Kosovës duhet të njihet, të kuptohet dhe të ruhet me përgjegjësi. Historia e Kosovës nuk duhet të harrohet dhe as të shtrembërohet.

Kjo nuk është vetëm një deklaratë e studentëve, por një shprehje e përgjegjësisë sonë ndaj së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës.

Me respekt,Parlamenti Studentor

30/08/2026

Nga Prizreni, studentët i bashkohen “Marsh*t për Liri”.

Sepse liria që u fitua me sakrificë, kërkon të mbrohet me zërin dhe guximin e secilit prej nesh. ✊🏻

12 shtator | 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

24/08/2026

Njoftimi për paraqitjen e provimeve për afatin e Shtatorit për vitin akademik 2025/26 . Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, se paraqitja e provimeve për afatin e Shtatorit për vitin akademik 2025/26, bëhet nga data 25.8.2026 deri më 31.8.2026, në të d...

Address

Prizren

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Parlamenti Studentor i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Parlamenti Studentor i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren:

Shortcuts

Share